Kisha  e Selcës – çerdhe e besimit kristian

Nga Ndue Bacaj

Ndër shekuj është vërtetuar se trojet e Malësisë së Madhe,kanë qenë përherë jo vetëm Çerdhe të pamposhtura Lirie e  Mvehtësie,por mbi të gjitha edhe Çerdhe ku është  Ruajtur e kultivuar Besimi  Kristian,Besim që pa frikë mund të themi se  është  arteria  kryesore që na lidhe më Qytetërimin Perëndimore … Duke ditur se të përhapurit e Kristianizmit në ILIRIKUM i përket historikisht të parit shekull të kësaj FEJE,shenjat e paganizmit u zhduken fort shpejt duke u zëvendësuar më motive të Krishtera….(Dr. Milan Shuflaj,”Gjendja Kishtare e Shqipnise para‐turke”, Botim në librin Vëzhgime Iliro‐Shqiptare,të përgatitur nga Dr. Ludwig Thalloczy,fq.152). Natyrisht Kelmendi si treve e njohur Iliro‐Shqiptare ka pjesën e  tij në historinë rreth  DY‐mijëvjeçare të kristianizmit në  këto troje të bekuara të Evropës,por në ketë “rrugëtim” historik  menduam të fokusohemi vetëm në historinë e Kishës së Selces,histori e cila sipas   dokumenteve dhe materialeve që kemi mundur të sigurojmë përfshin vetëm pak shekuj,por pa na “mbyllur” rrugët e hershmërisë së besimit kristian dhe objekteve të kultit…

Fillimisht po i drejtohemi një gojëdhënë e cila qarkullon  prej shekujsh dhe thotë : “ Në sukë të Gradit ka kenë kisha / Meshë çonte Lace Veli‐ sha”…  (Kolë  Progni,KELMËNDI,  monografi,  fq. 213). Defteri i Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, faqe 431 tregon vlerat qendrestare të fisit his‐ torik të Kelmendit në luftën e tij në emër të bi‐ nomin FE dhe ATDHE, pasi pushtuesi mizor Oto‐ man, Nahijen (Komunën) e Kelmendit ka mundur ta  përfshije  në  Defterin  e  taksave 12  vite  më vonë se  trojet e tjera të Malësisë Madhe,pra në vitin 1497,ku për Selcen gjejmë emërtimin fshati SELÇISHA më 40 kryefamiljar (shtëpi) dhe 6 be‐ qarë,si dhe  taksat e ndryshme që kërkonte të vilte pushtuesi…Në  regjistrin e po këtij pushtuesi të vitit  1582 Selca  vazhdonte të shkruhej katu‐ ndi Selca –Liceni  më 30  shtëpi dhe të gjitha shënoheshin të besimit Katolik… (Përparime Huta; Fshati në Sanxhakun e Shkodrës në shekujt XV – XVI, fq.159 ), por këtu nuk shkruhej asgjë për objektet e kultit.  Një referencë të shkruar (megjithëse e vonë) për kishën e Selcës e gjejmë nga një prift më origjinë nga Bosnja që ka shërbyer në këto treva,ku ndër të tjera po citojmë : “….Kelmendi fisi malor shqiptarë, në vitin 1700 u nda në dy bajrakë, njëri në bregun perëndimor e tjetri në bregun lindor  të lumit Cem.. Të paret (në bregun perëndimorë) themeluan famullinë e Selcës, ndërsa të dytët në bregun lindor  themeluan famullinë e Vuklit. Librat e amzës datojnë  nga viti 1737  kur u dertua edhe qela famullitare. Që nga koha e re Selca ka  Qelen e bukur famullitare,Kishën dhe Shkollën  Popullore. Kjo famulli ka 13 fshatra  më 1106 banore…” (Lovro  Mihaceviq, NËPËR  SHQIPËRI,mbresa udhëtimi dhe Etnografi 1883‐1903…fq.79 ). (Këtu Mihaçeviqi bënë fjale vetëm për bajrakët që themeluan në ketë kohë edhe famullit e tyre,ndërsa Kelmendi ka edhe  bajrakët e Nikçit dhe Bogës.). Më shumë vlera historike  janë  edhe  letrat e Arqipeshkevit të Shkodrës imzot  Pjetër Bogdani… Në letrën nr. 95 të datës 01 tetor të vitit 1665, imzot Bogdani paralajmëronte një vizitë të tij  në  Kelmend… Ndërsa në letrën nr.110 të datës 14 gusht të vitit 1667 mësojmë për një vizitë të realizuar (nga imzot Pjetër Bogdani) pranë vëllezërve të Reformuar në Kelmend, Atë vëlla Bernardin,Atë vëlla Antonin dhe vëlla Leonin….dhe kishte diskutuar për gjendjen e vështirë të Kishës dhe Komunitetit  katolik… (Pjetër Bogdani,Letra dhe Dokumente,përgatitur nga Odette Marcquet…) Në këto letra nuk gjejmë gjë të cilësuar se për cilën Kishe e kishte fjalën, por vet  emrat e tre priftërinjve‐famullitarë na japin më kuptuar se imzot Bogdani kishte vizituar të paktën dy kishat kryesore të Kelmendit,ku përfshihej edhe Kisha e Selcës, gjë që na tregon se kjo kishë  ishte funksionare për banoret atje të paktën rreth një gjysme shekulli para vitit 1700 që na e njoftonte  në librin e sipërcituar famullitari Lovro Mihaçeviq… Një relacion i vitit 1671 i Dom Shtjefën Gasparit,vizitor apostolik në Shqipëri,thotë se  Kelmendi kishte  Kishën e tij e ndërtuar prej vet  kelmendasve në vitin 1651…Nga ky relacion mësojmë edhe për fshatrat e banoret që kishin lidhje më ketë Kishë,ku ndër të tjera  Selca   më Muriq  shkruhet se kishin 34 shtëpi më 280 frymë… (Gjush  Sheldija,Kryeipeshkevia Metropolitanë e Shkodreës  e Dioqezat Sufraganë,shënime historike, fq.58‐59). Në  një relacion  të vitit 1745, më rastin e një vizite baritore të Ipeshkvit  Pal Pema  Kamsi “thuhet” se Selca bënte pjesë në Misionin e Kastratit dhe numëronte 99 shtëpi më 782 frymë…(Nevila   Nika,DIOQËZA E SHKODRES GJATË  SHEKULLIT XVIII,Sipas Dorëshkrimeve  Arkivore, fq.157 ). Interesant  na duket një studim i  ish Konsullit  italian në Shkodër, i cili duke shqyrtuar  hartat e shekullit XVII të Koronëlit dhe Kantelit dhe më ndihmën e relacionit të Gasparit, shkruan: ”….Jam i shtyrë në fakt të besoj se Kisha e Shën Mërisë,është Kisha e lashte e SELCES… e të Palces…” [Duke e vendosur gabimisht ketë kishë në  Mërtur e jo në Kelmend,ku ishte në fakt.]. (Ermanno  Armao ; Vende,Kisha,Lumenj,Male e Toponime te Ndryshme te një Harte te Lashte te Shqipërisë Veriore,fq.145). Kelmendi më  Kishat e famullit e tij gjendej në një terren mjaft të thyer malore,ku famullitaret për të kryer shërbesat në ketë Çerdhe besimi e lirie nuk  e kishin të lehtë,ndaj për të përshkruar ketë rrugë  më trajta Biblike  po citojmë:”…Lugina e Cemit….ngjitet drejt Urës së Tamares ku degëzohet : Në të djathtë  shtegu ngjitet drejt Kishës së Vuklit,në të majtë midis vargmalesh të egra misionarin e çon  në Kishën e Selces,drejt kufijve të Parajsës së  vogël  tokësore  që është Lugina e Vermoshit….Kjo është gjysma e rrugës së misionarit,i cili sjell fjalën Ungjillizuese në Malësitë e Mbishkodrës…”(FULVIO   KORDINJANO: SHQIPËRIA përmes veprës dhe shkrimeve të misionarit të madh Italian  At Domëniko Pazi,1847‐1914,Fq.194 )…. Në vitin 1881 Selca shkruhet se kishte 264 shtëpi më 1750 frymë,që banonin në 15 fshatra (ndoshta fise të sistemuara në katunde)…në vitin 1909 bajraku kishte  si kryevend fshatin Vermosh… (Xhuzepe Valentini: IL DIRITTO DELLE  COMUNITA, fq.346 ). Për vitin 1914 Edit Durham, në librin e saj “Brenga e Ballkanit” shkruan se Selca më Gjonoviqin kanë 300 shtëpi, ndërsa  Xhuzepe Valentini rreth 15 vite më vonë thotë se Selca kishte 162 shtëpi më 852 frymë (vepër e cituar më sipër, fq.346 ). Vlen të  thuhet se Selca deri në vitin 1935 ka qenë Qendra e Kelmendit, ndërkohë që pas këtij viti Qeveria Mbretërore e s’postoi  qëndron e komunës në  Ta‐ mare, ku është edhe sot… Kisha apo më saktë famullia e vjetër e Selces thuhet se i ka qenë kushtuar Zojes Rruzare,ku nga ajo traditë edhe sot Selca kremton si feste kryesore fetare  Zojen Rruzare  më daten 7 tetor,që në fakte kjo është një ditë e shënuar për Evropën e asaj kohe,kur ushtritë e krishtera  duke ju lutur për ndihmë Shenjtores Marie (Nënës së Jezu Krishtit) korren një fitore historike mbi ushtrinë otomanë në një betejë detare, pikërisht më datën 7 tetor të vitit 1571 në Lepanto… (Ferdinand Shevill ; BALLKANI, historia dhe qytetërimi,fq.204.).  Si misionare (të përmendur..)në Selce  kanë qenë  frat Antoni de Montemure… që në vitin 1703 thuhet se është detyruar të shpërngulet në Peshtër,bashkë më frat de  Beloxhio‐n   dhe kelmendas të tjerë. Më pas, ushtrimin e Fesë Katolike e dëshmon Shpella e Fratit  në Kozhnjë, ku të moshuarit thonë se gjatë sundimit turk, në ketë shpellë,jetoi dhe predikoi fenë një fratë..

Duke u bazuar në Urdhrin e Fretërve Minorë, Nekrologu i Provincës Shqiptare  të Zo‐ jes Nunciatë, (nën kujdesin e Fra Flavio Cava‐ llini,mbi bazën e nekrologut të Fra Marjan Pre‐ laj, më qortimet  e Fra Vinçenc  Malaj‐ Shkodër –MMI), mësojmë emrat e disa famullitarëve  që kanë shërbyer në kishën e Selcës ndër mote, si më poshtë: Fra Onofrio nga Palermo‐Itali..famullitar në Selcë më 1750….vdiq më 14 shtator 1787. (fq.270). Fra Rrok Vataj nga Shkreli…vdiq në Selcë më 04 gusht 1916. (fq.229). Fra Gjon De‐ ma nga Shkodra…vdiq më 07 qershor 1943… (fq.154).  Fra  Simon  Mikeli  nga  Shkodra…vdiq më 22 korrik 1945..Fra Nikollë  Nëli nga Selca… vdiq më 19 qershor 1962. (fq.155).

Një studiuese  dhe  mike e  shqiptareve që vizitoi Kelmendin në vitin 1907 shkruan se Selca ishte (në atë kohë..) i vetmi vend në Ma‐ lësi të Madhe  që ka shkollë,të cilën e ka ngritur padrejta që nuk kishte pranuar të bëhej pesh‐ kop,dhe   bënte njëkohësisht edhe punën e mësuesit..(Edith Durham,Shqipëria e Epërme… fq.101).

Famullitari  Pader David  Pici mbahet mënd edhe sot  si njëri ndër misionaret më të rëndësishëm e më jetëgjatë në shërbesat e tij,si në fshatra ashtu edhe në bjeshkë..(Kol Progni,vepër e cituar,fq.214). Është më vlera  të kujtojmë edhe Pader Joakin Serreqin i cili  shkruhet se ndreqi në Selcë një SHKOLLË më lokal të mjaftueshëm për 50 nxënës.(Lulash Nika Palushaj ;Malësia dhe Fiset e saj,shënime historike,fq.265.).  Meshtari i fundit që u largua më dhunë nga grigja katolike e  Selces dhe Kelmendit pasi shpërtheu çmenduria e stuhishme e ateizmit komunist ka qenë Pader Robert  Ashta. Pas vitit 1967 Kisha e Selces u tjetërsua gjoja në shtepi kulture,ku  propagandohej kultura dhe ideologjia e njeriut të “ri” që nuk duhej të besonte  në Zot,por në Shkop, pra në shkopin e partisë komuniste të punës  që nuk kursente askënd që nuk i bindej… Gjithsesi pas vitit 1991,kur koha e dreqit kuq ishte rrezuar,edhe në  Kelmend filloi ringritja e Besimit dhe objekteve të kultit…Në  Selcë mbi themelet e Kishës së vjetër është ndërtuar Kisha e Re,kushtuar Shën Nikolles,apo siç i thotë populli Shënkollit… Shenjtorit  famëmadh që ka mbetur në histori,se i luten dhe i ndezin qira  të gjithë pa përjashtim,Turk i Kshtenë,siç i thoshin dikur në këto troje…