Kisha e Reçit në Malësinë e Madhe, monument qytetërimi e besimi i lenë në harresë

Nga Ndue Bacaj

Në  fshatin Reç  të Malësisë Madhe, në një Kodër të dukshme më emrin e fisit  Prelnikaj, gjendet sot  ndërtesa e “braktisur”e kishës së Shën  Elisë, më përmasat 36 metra e gjatë dhe 7 metra e gjerë, si dhe më lartësi  dy kateshe,të cilën banoret përrreth  e njohin  mjaftë mirë më “emrin “  Kisha e Reçit, e cila ka funksionuar deri në çmendurinë ateiste të komunizmit të viti 1967.  Kjo Kishe mjaft e madhe për kohet nuk është thjeshtë një objekt kulti  prej disa dekadash,por është  një objekt besimi e qytetërimi  Kristian mbi 400 vjeçar, ndonëse historia e shkruar na servire vetëm  jetën rreth 350 vjeçare të kësaj kishe që i kushtohet Shën Ilisë (në fakt duhet Shën Elisë),  dhe populli i thjeshtë e quan Shënllia. (Vlen të theksohet se ndër shekuj në Malësi të Madhe e më gjerë LL më dy L‐ha dhe DH  më D dhe H nuk dallohej as zyrtarisht   deri  në gjysmën e dytë të shekullit XX,ku  gjatë shkrimeve të kohës duke i shkruar L‐hat më I‐jat  filluan të lexohen si LL dhe Shën Ilia u  trashëgua  Shën‐Dhia. ). Reçi si emër fshati në Malësi të Madhe  del për herë të parë vetëm në vitin 1485, (Defteri i regjistrimit të Sanxhakut Shkodrës  përpiluar nga Pushtuesi Otoman,faqe 381), ndërsa si  mbiemër  gjendet që në  vitet 1416 ‐1417 ( Regjistri i kadastrës  dhe koncesioneve…,përpilua nga push‐ tuesi venedikas, fleta 104/b kronologji të Toponimit Reçi…). Ndërsa Reçi si fshat më Kishë  shënohet më vonë,vetëm në hartat e dy hartografëve të shekullit XVII,Cantellit (Kantelit) dhe Coronëllit (Koronëlit) të cilat përmblidhen në librin e studiuesit, Albanologut dhe diplomatit të njohur Ermanno  Armao më titull: “ Vende, Kisha, Lumenj,Male e Toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqipërisë Veriore “, ku në faqet 107 –108 ndër të tjera lexojmë:

“..Në  Prelnikaj gjendet Kisha e sotme e Sh’Illisë (Shën Ilisë apo Shënllisë N.B.)  më shtëpinë e Famullitarit, dhe Ulnikaj kur përmendet “Riçi “   më 25 shtëpi e 163 frymë katolike. Kaq janë ende sot katoliket e Reçit, studiuesi e bënë krahasimin më   vitet e para të shekullit  XX,)….Sipas  një gojëdhënë të sjellë nga  (studiuesi )  Hekuard (Hecquard),Reçi…është themeluar në shekullin e XVI,domethënë pas pushtimit turk …. ( më sa duket kjo është koha kur mendohet se kanë ardhur të paret e banorëve që  popullojnë ketë trevë edhe sot në fillimet e shekullit XXI, shënim i  imi N.B.).  Në dokumentet  Arkivore të  Dioqezës së Shkodrës të shekullit  XVIII,sipas Dorëshkrimeve (përgatitur në librin më  të njëjtin titull nga  Historiania Nevila Nika)  në  faqen 21 e gjejmë Reçin  të përfshirë në famullin e Shkrelit. Po në këto dokumente ( në faqen 155 të librit) ndër të tjera  mësojmë se Kisha e Reçit    ndodhej nën  juridiksionin e Famullisë Shkrelit…..dhe se Reçi numëronte  16 shtëpi katolike më 186 frymë.   Dorëshkrimet e Dioqezës janë të bazuara   në vizitën Baritore të vitit 1745 të Ipeshkvit   të Shkodrës imzot Pal Pema Kampesi. Është interesant të theksohet se shpesh në kapërcyejt e shekujve shkruhet se Kisha e Reçit është nën juridiksionin e famullisë së  Rrjollit,që  kishte si Kishe famullie atë të SHELBUEMIT, ku ndonjëherë edhe kishën e Reçit e citojnë kështu…

Për Reçin dhe kishën e tij shkruan edhe Albanologu dhe studiuesi  Xhuzepe Valentini (Giuseppe Valentini) në librin “ Il Diritto Delle Comunita……” Ku  në faqet 341 ‐342, sjelle shënime historike nga vitet 1416‐1417 e deri në vitet e para të shekullit XX. Gjithsesi  të dhëna më të detajuara për popullsinë e   Reçit    gjinden veçanërisht në Defterin e Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 (faqe 365) ku shënohen   emrat e mbiemrat e 8 kryefamiljareve  dhe 2 beqareve që janë njëkohësisht po kaq shtëpia, gjithashtu në ketë  Defter në faqen 381 gjinden edhe  emrat e 15 familjeve të një fshati tjetër më toponimin e Reçit,por këto janë në zonën e Nënshkodrës….  Në vitin 1582 mësojmë se në Reç  kishte  filluar Islamizimi i popullsisë,ku  në Librin e përpiluar nga Përparime Huta  më titull  “FSHATI NË SANXHAKUN E SHKODRES “ në faqen 140 shënohen  9 shtëpia dhe një beqare të besimit Islam (që kishin edhe prona ) dhe 43 shtëpi e 10 beqarë të besimit Katolik.  Sidoqoftë këto vite mendohet se janë ato kohë që kanë ripopulluar trojet e Reçit më para‐ardhësit e banoreve të sotëm,të ardhur nga troje të tjera vetëm shqiptare.

Një përshkrim i shekullit XIX,nga një  misionar katolik,tregon se kisha e Reçit ishte famulli e administruar nga Famullia e Rrjollit… dhe  në kishën e Reçit) kryenin ritet fetare edhe Lohjanët katolik…Vendndodhja e kishës (në kodër të Prelnikajve,) ishte në të vërtet  magjepse…(Fulvio Kordinjano, SHQIPËRIA, Përmes veprës dhe shkrimeve te misionarit te madh italian At Domëniko Pazzi ‐1847‐1914,fq.86‐87,Vll.II.).

Kisha e Reçit ku ndodhet sot ndërtesa (në Kodrën e Prelnikajve)  është një dëshmi e heshtur e jetës dhe besimit të këtyre banorëve,ku ndër shekuj ka pësuar ndërtime,rindërtime,riparime dhe transformime  të cilat   shpesh historianë e studiues të huaj i kanë   konsideruar   si ndërtime të  më shumë se një kishe që njohim në.   Është  më vlera të shënohet se në oborrin e Kishës (së vjetër) ekziston një  Foletë e madhe  e moshës rreth 300 vjeçare apo më shumë, që mendojmë se është mbjell këtu nga  Kisha apo banoret e Reçit që atëherë kur u ndërtua për herë të parë  ky objekt kulti këtu. Historia e Kishës së Shën Elisë apo Shënllisë sië i thonë vendasit si dhe e foletes në oborr të sajë,qarkullon tek banoret në Reç edhe sot.  Kisha e re është ndërtuar pas vitit 1991, kur  sistemi ateist –komunist  u rrezua,por tashmë ky  institucion Besimi u ndërtua në Ulnikaj, afër shtëpive të besimtareve, e jo më në Kodër, ku qëndron  ndërtesa qindravjeçare më muret e saj,si monument  besimi e qytetërimi që nuk duhet të lihet në mëshire e fatit…