Kisha 1000-vjeçare e Shën Gjonit në Gruemirë, manastiri i Rregullit Benëdiktin

Nga Ndue Bacaj

Rrënojat e një Kishe apo Manastiri   që shohim sot në afërsi të fshatit Hysaj (Grue‐ mirë), dikur janë njohur si një ndër objektet e rëndësishme të qytetërimit e besimit Kristian (Katolik).   Këtu  dikur  sipas  gojëdhënave  e  dokumenteve të  ndryshëm  ka  qenë  Kisha  e  Shën Gjonit, ku shpesh për nga madhësia e ndërtimit e veçanërisht e funksionit që kryente   quhej Manastiri i Shën Gjonit, dhe i përkiste Rregullit Benëdiktin.  Një historian i njohur  i Kishës, shkruan se vepra e Ungjillizimit  ka njohur. . . zhvillimin dhe ekuilibrimin e vet të plotë në shekullin e VI më “Benëdiktinët”. . . Rregulla (e tyre) bazohej: “Ora et Labora”, që nga latinishtja përkthehet; Lutu dhe Puno… (Michel Lemonnier O. P. , HISTORI E KISHËS. . . fq. 143‐144)).  Po nga ky autor mësojmë se pranë çdo manastiri Benëdiktin   duhej të themelohej një shkollë për shërbime Hyjnore. . . (po aty fq. 154. ). Ndaj Në mendojmë se edhe në Manastirin Benëdiktin të Shën Gjonit, duhet  të ketë pasur ndonjë  shkollë të tillë. . .

Sipas dokumenteve që gjenden sot Kisha apo Manastiri i Shën Gjonit ka një moshë  rreth 900 vjeçare.  Pikërisht për një moshë kaq të madhe “tregon” edhe  Libri i Ermanno Armaos ; Vende, Kisha, Lumenj, Male e toponime  të ndryshme të një harte të lashtë të Shqipërisë Veriore.  Për të konkretizuar ketë në nga faqja 140 e librit po “citojmë” :. . . Kisha dhe kuvendi  të shpien në kohë të largëta.  Një dokument  i parë i vitit 1166 përmend abatin e kishës   Sancti  Johannis  (Shën Gjonit   në Rash të Poshtëm).  Abacia gëzonte   sipas kohërave mbrojtjen e princërve. . . . dhe (më vonë)  të Republikës Venedikasve. . . ” Albanologu kroat Milan Shuflaj shkruan  se në këmbët e malit te Maranaj,  në fushën e Shtojit (Strilaleo) ishte   abacia   e Shën Gjonit. . . (Serbet dhe Shqiptaret fq. 211).  Citime të tilla gjejmë edhe nga studiues,  albanologë,  historianë e shkencëtarë të tjerë.  Gjithsesi  duke ditur se trevat Ilire  përqafuan që në shekujt e parë besimin mrekullibërës Kristian në mendojmë se pavarësisht dokumenteve që kemi Kisha e Shën Gjonit  si objekt kulti duhet të  kenë qenë shumë më e hershëm, pse jo të mos mendojmë se ajo  ekziston të paktën që pas vitit 518, kur një termët i fuqishëm kishte goditur Qendrën Historike të qytetërimit e besimit Kristian,  Dioklen (sot  territor i mbetur nën republikën e Malit Zi që nga viti 1878).  Sidoqoftë në  po ju drejtohemi  disa dokumenteve të tjera të cilat vërtetojnë historinë e Kishës së Shën Gjonit:  Së pari një dokument që gjendet në arkivin e Vatikanit  dhe i përket vitit 1356  në të cilin shkruhet se Ipeshkvi i Balesiumit   (Balleza Rrjoll) merr si dhuratë Manastirin   Benëdiktin të Shën Gjonit në Rrash. . . pasi pas vdekjes së abatit të fundit Andreas ai ka mbetur vakant.  Së dyti  një dokument i Senatit Venedikas  i datës 7 maj 1403,  i cili tregon se liron nga të dhjetat tokat e Abacisë së Shën Gjonit.  Së treti  përsëri një dokument i Selisë së  Shenjtë  i datës 16 shtator  të vitit 1445, i cili përmban të dhëna  mbi juridiksionin e abacisë së Shën Gjonit. . . duke e përcaktuar në distriktin e Drivastros (Drishtit të dikurshëm).  Së katërti  një letër e Papa   Piu II   të vitit 1459 drejtuar Ipeshkvit  Manuel të Shkodrës,  nga e cila mësojmë  se abati i Manastirit të Shën Gjonit  ishte  shqiptari Pjetër  Ksavon (Csavon)… Të gjitha keto dokumente gjinden të pasqyruara  edhe në librin  “SHQIPËRIA E VJETER”. . . fq. 249‐250,  të studiuesit Theodor Ippen,  ish konsulli i Perandorisë Aus‐ tro‐Hungareze në Shkodër në vitet 1897 – 1904. . .

Është interesant se  gjatë shekullit 17‐të,  Kisha e Shën Gjonit është objekt i shënuar  edhe  në  shumë  Harta  të  kohës duke  e  shënuar  herë  si  Kishe  e  herë  si Manastir e  tjerë… Një ndër hartografët e hershem që shënon në hartat e shekullit 17‐ të  kishën  apo    manastirin  e  Shën  Gjonit  është  hartografi    italian    At    Vincenzo Koronëli,  (i lindur në vitin 1650 ).  Për Kishën  e Shën Gjonit  studiuesi (dhe konsullit francez në Shkodër) DEGRAND në librin  “Kujtime  nga Shqipëria e Epërme”(fq. 49‐50),  pasi bënë  identifikimin më data dhe vite. . shkruan se kjo Kish ka të paktën një moshë mbi 700 vjeçare, duke e përshkruar gjendjen aktuale : “. . . Mbeturina muresh  rrethojnë vendin në mes   të cilëve   ngrihet një Kullë.  Ndërtesa duhet të kishte qenë e rëndësishme në përpjesëtim më përmasat e kullës që ende sot (fundi shek.  XIX‐të) është e gjatë 35 metra dhe e gjerë 4. 5 metra.  Këto rrënoja janë gjithçka ka mbetur nga manastiri i vjetër i Benediktinëve. . . Ku sipas   dokumenteve thuhet se disa herë kjo kishë është shkatërruar nga serbet gjatë shekullit te 14‐te. . . ” Materiale historike të rëndësishme  paraqiten nga studiuesja  shqiptare  Nevila  Nika në librin:  “Dioqeza e Shkodrës  gjatë shekullit XVIII,  sipas dorëshkrimeve arkivore”.   Në faqen 155,  nga dokumenti  nr.  8   i vitit 1745,  ndër të tjera mësojmë se : “. … Rrashi kishte 10 shtëpi katolike të fshehta më 38 frymë.  Kisha  Abaciale ishte nën bekimin e Shën Gjon Paguesi.  Është ndërtesë madhështore,  u përket Eterve  Benëdiktin.  Terrenet e sajë thuhet se zotërohen nga Otomanët.  Ka  pranë një pus uji të thellë, kisha dhe kuvendi janë vendosur në një pllajë të bukur. . . ”   Historia e   Kishës   apo Manastirit të   Shën Gjonit ka kaluar përmes shumë dallgëve  që solli jo vetëm pushtuesi shumëshekullor otoman, por edhe  fqinjët jabanxhi sllav, që  mikpritjen e  malësoreve shqiptarë u munduan ta shfrytëzojnë për qëllime shovenë.  Studiuesi i njohur Theodor Ippen  përshkruan një “moment” të tillë që  kanë  si  fillim vitet 1820‐1830, kur në zonat për‐rreth Kishës së Shën Gjonit  kishin ardhur emigrant nga  Spici i Malit Zi,  që atëherë ende  ndodhej nën juridiksionin  e pushtuesit Otoman.  Refugjatët ortodoks kishin ardhur nga Mali i Zi për arsye gjakmarrje apo varfërie. . . në vitet e para të shekullit 19‐të.  Për arsye se këta ortodokse  ardhacak nuk kishin  Kishën e tyre dhe për rrjellojë varret  deri në vitin 1857,  Malsoret katolik i  kishin lejuar ortodokset të varrosnin  të vdekurit  e tyre në varrezat katolike përreth kishës së Rrashit (meqenëse edhe feja ortodokse ishte Kristianë ).  Mirëpo në            vitet 1859 dhe 1869             ketë bujari të malësorëve              Katolik u munduan ta shfrytëzojnë për qëllime shoviniste  Serbo‐Malazezet,  të cilet nxiten komunitetin   e vogël në numër (të Vrakes),  për të pretenduar se Kisha e Shën Gjonit dhe varrezat përreth janë të ortodokseve jabanxhi dhe jo të katolikeve Vendali.  Natyrisht malësoret ishin pushkë e ngrehur për të mbrojtur më çdo çmime  ketë objekt besimi e qytetërimi shumëshekullorë.  Në vitin 1869 Valiu i Shkodrës për të shmangur një konflikt të mundshëm në mes Katolikeve dhe Ortodokseve  “Ndaloi” pronësinë e  Kishës së Shën Gjonit për Komunitetin  Katolik dhe e shpalli pronë të shtetit. . . (Th.  Ippen “Shqipëria e Vjetër”, fq. 250‐251. ) Ky vendim i pushtetit të kohës  i kushtoi jo pakë  këtij  monumenti,  pasi shumë gurë e pllaka më mbishkrime histo‐ rike  u  grabiten  për  të  ndërtuar  shtëpi  apo  diçka  tjetër  nga  banoret përreth… Një studiues tjetër francez (edhe ky ish konsull  i Francës në Shkodër, mesi i shekullit 19‐të) Hyacinthe  Hecquard  në librin “Historia dhe Përshkrimi  i  Shqipërisë  se  Epërme  ose  Gegërisë”, në  faqet  157‐158,  shkruante   se: “. . Kisha e vjetër e Rashit,  e ndërtuar pranë fshatit Vrak u përket Katolikeve të Koplikut,  çdo vit ditën e Shën Gjonit aty vijnë njerëz për  pelegrinazh  dhe  marrin  pjesë  në  mëshë. . . Gjithashtu  ky studiues përshkruan hollësisht organizimin e malësorëve katolik për mbrojtjen e Kishës nga  pretendimet e komunitetit të vogel ortodoks në vitit  1855.  Ortodokset sipas Hekardit kishin ardhur nga Mali i Zi rreth 30 vite para pretendimeve në Vrakë.

Pretendimi  për pronësinë  e Kishës së Shën Gjonit shkruan Hekuardi,  kishte ardhur nga ortodokset e Shkodrës  dhe Peshkopi i Prizrenit, që asokohe gjendej në ketë qytet.  Preteksti  për të kërkua  ketë vend  të shenjtë ishte se sipas tyre  kjo kishë kishte qenë e stilit  Grek (Ortodoks) dhe ndërtimi datonte më kohen e perandorëve serbe… Më tu përhapur ky lajm në male,  koplikasit, të cilët prej më shumë se një shekulli varrosnin të vdekurit  e tyre (në varret  aty afër) ju bashkuan edhe malësorët e tjerë.  Rreth treqind vetë zbriten në fushe duke marrë më vete edhe një Prift,  i cili në prani të tyre Shenjtëroi edhe njëherë Kishën e moçme  sipas ritit latin dhe mbajti aty një meshë.  Meqenëse  kjo çështje mund të bëhej serioze dhe mund të përfundonte më rrënimin e fshatit sllav,  Peshkopi Katolik dërgoi një promemorie në Stamboll,  ku dëshmonte falsitetin e pretendimeve të ortodokseve më anë të dokumenteve të pakontestueshme… (Hyacinthe   Hecquard ;”Historia dhe Përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose i Gegërisë”, fq. 157‐158).   Sidoqoftë “rrënojat” e Kishës së Shën Gjonit mbijetuan,  madje për  dekada më rrallë   këtu u zhvilluan pelegrinazhe të njerëzve të ndryshëm që  shpesh herë gjeten prehje shpirtërore e  mrekulli hyjnore që mund ti bënte vetëm Shën Gjon Pagëzori  i  cili njihet  si një ndër   Paralajmëruesit dhe  pagëzuesit e vetë Mesisë,  Jezu Krishtit… Është  interesant të thuhet se  megjithëse  kanë kaluar shekuj dhe furtuna,  Rrënojat e Kishës apo të Manastirit të  Shën Gjonit, sot në afërsi të  fshatit Hysaj (të Komunës Gruemirë të Malësisë Madhe) jo vetëm janë ruajtur  pa i mbuluar harresa, por ato sot kanë filluar të bëhen vend pelegrinazhi,  i shumë  banorëve të Malësisë  e më gjerë,  ku  në ketë vend të Shenjtë kërkojnë të gjejnë derman shpirtërore e fizik, për të përballuar  dallgët e jetës,  dallgë të cilat edhe në fillimet e shekullit XXI u munduan ti aktivizojnë  fqinjët e vonshëm  Sllav.  Por pretendimet e sllaveve ortodoks tashmë ngjajnë mjaft donishoteske,  pasi historia  sot lexohet e jo imponohet si dikur… Në  para disa kohëve mësuam një  fakt interesant, pasi sipas disa banoreve përreth  në vitin 2004 “dikush” ka bërë gërmime në themelet e këtij Manastiri,  ku janë gjetur të gdhendura në gurë truporet e Jezu Krishtit dhe Zonjës Marie, të cilat janë marre   nga të interesuarit, që sipas thënieve (të banorëve për‐rreth) janë të institucioneve fetare apo shtetërore… Tashmë në ketë  kishë‐ manastir janë bërë disa  rikonstruksione  (por ende të pa mjaftueshme),  për të ruajtur nga ky monument  besimi e qytetërimi atë çfarë mund të ruhet. . Gjithsesi  në shpresojmë që rikonstruksioni të vijojnë. .  pasi  kujdesi dhe mbrojtja e monumenteve të tilla që rrezatojnë  qytetërim e besim Evro‐perëndimorë,  janë jo vetëm një detyrim i shtetit shqiptare,  por edhe i vet shqiptareve, pasi kështu dëshmojmë historinë tonë  të pa kon‐ testueshme Evro‐perëndimore. . .