Kërcënimi global për 2019 nga “3R” te “përzierje toksike”

Nga Kolonel Hysni Gjergji

Institutet e vlerësimeve të kërcënimeve globale nga ekspertë të NATO, për vitin 2018 në mënyrë simbolike u quajtën kërcënimët  3R duke patur parasysh Rusinë, Radikalizmin dhe Refugjatët si fenomene. Për gjatë gjithë vitit 2018 Aleanca e Atllantikut të veriut është përballur me këto rreziqe në vecanti ose të ndërthurura bashkë në disa vatra të nxehta të globit.

Viti 2019 ka sjellë në vëmendje të institucioneve të sigurisë disa fenomene dhe rreziqe të reja. Drejtori i Inteligjencës kombëtare të SHBA, Dan Coats, më 29 Janar të këtij viti  përshkroi sfidat me të cilat përballet SHBA  por edhe gjithë globi, në këtë fillim viti si një “përzierje toksike e katër të mëdhenjve” -duke patur parasysh kërcënimin që paraqet Rusia, Kina, Koreja e Veriut dhe Irani si aktorë shtetrorë.  Gjithashtu edhe aktorë jo-shtetërorë si shteti islamik, ndryshime klimatike , migrimi etj . Dan Coats së bashku me drejtuesit e pesë agjencive të tjera të inteligjencës, dha vlerësim të zymtë  për nivelin e sigurisë, në raportin vjetor të kërcënimeve në mbarë botën për ligjvënësit në Komisionin e Inteligjencës të Senatit Amerikan.

Gjithnjë e më shumë është  për institucionet e sigurise, eshte një sfidë për të caktuar  kërcënimin real, pasi ballafaqohemi me ndryshime të rëndësishme në mjedisin e brendshëm dhe global që ka rezultuar në një botë gjithnjë e më komplekse dhe të pasigurtë dhe ne duhet të jemi të gatshëm por është e rëndësishme që të jemi edhe të përgjegjshëm që ky kërcënim ekziston.

Raporti i zbulimit i adresuar në komisioinin e senaatit tregon se Rusia dhe Kina paraqesin kërcënimet më të rënda të spiunazhit dhe sulmeve kibernetike ndaj Shteteve të Bashkuara si aktorë shtetërorë, duke u përpjekur  të zgjerojnë shtrirjen dhe influencën e tyre në nivel global. Në analizën e kërcënimeve për mbarë botën, vlerësohet se mardhënia  midis Kremlinit dhe Pekinit është më afër se ka qenë në shumë dekada qysh nga viti 1950. Ky kërcënim bëhet edhe më i madh pasi  disa aleatë po largohen nga Uashingtoni në reagim ndaj ndryshimit të politikave amerikane të sigurisë dhe tregtisë.

Shtetet si Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut gjithnjë e më shumë po përdorin sisteme kibernetike për të kërcënuar dhe manipuluar mendjet dhe industrinë në një numër të zgjeruar mënyrash si;  të vjedhin informacionin, të ndikojnë qytetarët amerikanë dhe eurpiane gjatë zgjedhjeve, ose të prishin infrastrukturën kritike të shteteve perendimore.  Vlerësohet që rusët tashmë janë duke kërkuar mënyra  të reja për të ndërhyrë në zgjedhjet e parlamentit europian te majit 2019 dhe te vitit 2020 në SHBA, duke rafinuar mënyrat, teknologjitë dhe aftësitë e tyre.  Aleatët (toksikë) antiamerikanë  dhe anti BE, janë  duke kërkuar taktika të reja që mund të synojnë nxitjen e tensioneve shoqërore dhe racore tek shtete të cilat ata kanë “target” taktik apo strategjik, duke minuar besimin tek autoritetet e sigurisë si dhe duke kritikuar politikanët e konsideruar si anti-Rus.  Nga ana tjetër Koreja e Veriut nuk ka gjasa të respektojë premtimet e saj për të denuclearizimin. Vlerësimi i sigurisë është forcuar edhe nga vëzhgimet e fundit satelitore amerikane për disa aktivitete që nuk janë në përputhje me denuclearizimin e plotë.

Sic nuk pritej nga opinioni publik por sic kishte parashikuar inteligjenca amerikane, samiti  i Vietnamit i mbajtur para në shkurt të këtij viti midis Kim Jong Un dhe Donald Tramp, u mbyll pa marrveshje. Një samit i rëndësishëm i qershorit të vitit të kaluar midis Trump dhe Kim në Singapor përfundoi me një premtim nga udhëheqësi i Koresë së Veriut për të punuar drejt denuclearizimit të plotë të Gadishullit të ndarë Korean.

Drejtori i CIA-s, Gina Haspei deklaron se pavarësisht nga indikacionet që lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un “po përpiqet të ecë në një rrugë drejt një lloj të ardhmeje më të mirë”, llogaritjet dhe bindja e tij mbi nevojën për armë bërthamore duket se nuk ka ndryshuar.

Nga raportet e zbulimit amerikan rezulton që regjimi korean është i angazhuar për zhvillimin e një rakete me armë bërthamore me rreze të gjatë që do të përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara.

Megjithëse Koreja e Veriut nuk ka kryer një test bërthamor në më shumë se një vit, Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes  DIA, gjenerali Robert Ashley gjithashtu paralajmëroi se nuk ka arsye për tu ndjerë të qetësuar.

Koreanët treguan një aftësi për të pasur një funksion ICBM, duke treguar për testimet më të vjetra të raketave dhe jo të raketave të reja. Aftësitë dhe kërcënimet që ekzistonin një vit më parë janë ende reale.

Burimet e inteligjencës amerikane kanë arritur në analiza të besueshme  se përparimi në terren që nga takimi i parë dhe i dytë ka qenë zhgënjyes.

Shumë shqetësuese, sipas zyrtarëve të inteligjencës, është një aleancë në rritje mes Rusisë dhe Kinës që konkurron kundër SHBA jo vetëm për superioritetin ushtarak dhe teknologjik, por edhe për ndikimin global.

Ndikimi rus dhe kinez tashmë po ndodh edhe në Evropë, ku të dy vendet gjejnë carje, pasi aleatët e SHBA-së tradicionalisht diskutojnë rolin e Uashingtonit dhe shqyrtojnë partneritetet e reja. Vlerësimi i kërcënimeve, duke mos përmendur përqendrimin e administratës së Trump në politikat e “Amerika e para” ose kritikat e përsëritura të aleancave të ngjashme me NATO-n, paralajmëron se shumë prej këtyre aleatëve amerikanë po kërkojnë pavarësi më të madhe nga Uashingtoni në përgjigje të perceptimeve të tyre për ndryshimin e politikave amerikane në sigurisë dhe tregtisë .

Pekini është duke u përpjekur të fitojë ndikim duke shitur partnerë të mundshëm , një bashkim i dukshëm kinez i autokracisë së fuqishme dhe i një formë kapitalizmi në stilin perëndimor si një model zhvillimi dhe alternativë implicite për vlerat dhe institucionet demokratike.  Në të kundërt Rusia po përdor shitjet e armëve, firmat private të sigurisë dhe marrëveshjet e energjisë me disa suksese në të gjithë Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azinë Juglindore.

Krahas perpjekjeve për krijimin e aleancave të euroazisë Rusia po kërkon edhe krijimin e aleanceve sllavo-orthodokse ku shkëputja e Maqedonisë nga ndikimi është quajtur nga disa analistë  ushtarakë dhe të zbulimit, si “ngulja e gishtit në sy të Rusisë”. Ndikim rus në zgjedhjet e zhvilluara në Maqedoni, si dhe përdorimi i territorit maqedonas për të transmetuar “fake neës” edhe për zgjedhjet në SHBA ; tregojnë interesin rus për rajonin dhe mos zgjerimin e NATO-s në Ballkan. Rusia do të përpiqet gjithnjë të pengoi dhe sabotoi cdo aktivitet të NATO në rajon dhe për rrdhojë edhe në Shqipëri.  Format që Rusia ka përdorur dhe tashmë janë publike në Ukrahinë dhe vendet e tjera, mund dhe duhet të bëhen “lesson learned” edhe për vendet tona. Përdorimi i turizmit si mjet për të futur në vend shumë “turistë” me qëllim të dyfishtë u përdor në ukrahinë për të dislokuar në pikat nevralgjike të Krimesë, forca speciale dhe oficerë të shërbimeve sekrtete. Fuqia e butë nëpërmes shkollimit falas  të studentëve nga rajoni në shumë universitete ruse, mbetet një mënyrë efikase për të “krijuar” kontigjentet e nevojshme pro ruse, dhe përdorimin e tyre në një të ardhme nga një pozicion i caktuar politik dhe shoqëror.

I vetmi satelit rus në Ballkan mbetet Serbia e cila vazhdon të shesë shtrenjtë rolin e saj në rajon kryesisht me Kosovën. Nga njëra anë kërkon antarësim në BE dhe nga ana tjetër nënshkruan dhjetra marrveshje tregtare  ekonomike dhe ushtarake me Rusinë. Ngritja e qendrës së spiunazhit rus në Nish nën ombrellën e organizatës humanitare dhe blerja e armatimeve ruse disa miliardëshe tregon se Serbia kërkon të ulet në dy karrige. Kjo është e pamundur- thotë ndihmës sekretari amerikan i shtetit- sidomos kur këto karrige janë shumë larg njëra tjetrës.

Lidhur me faktorët jo shtetërorë te kercenimit, raporti i zbulimit gjithashtu paralajmëron se grupi i Shtetit Islamik (IS) mban një forcë prej mijëra luftëtarësh të cilat  paraqesin një kërcënim serioz në Lindjen e Mesme.  IS, i cili dikur mbante pjesë të mëdha të territorit në Siri dhe Irak, tani është zvogëluar në një enklavë të izoluar, gjykohet se do të shfrytëzojë çdo ulje të presionit kundër terrorizmit për të bërë një rikthim, ndoshta edhe më të ashpër. Gjenerali amerikan Joseph Votel , komandant i CENTCOM, (komandës qëndrore amerikane ), deklaron para senatit amerikan se ; ISIS pret për tu ringritur duke grumbulluar disa mijara luftëtarë të gatshëm për të rifilluar luftimet në Siri dhe në vende të tjera.

IS ende ka mijëra luftëtarë në Irak dhe Siri të ndara në tetë degë, më shumë se dhjetë rrjete dhe mijëra mbështetës të shpërndarë nëpër botë, pavarësisht  humbjeve territoriale.  SHBA në dhjetor te vitit të kaluar njoftoi se po urdhëronte një tërheqje të plotë të trupave të 2.000 trupave amerikane nga Siria. Pentagoni pranon se kishte filluar tërheqjen, edhe pse sa do të zgjaste mbetet e pasigurt. Për të qartësuar aleatët Pentagoni më 5 shkurt 2019 seklaraon se tërheqa nuk do të thotë braktisje por ulje e prezencës ushtarake.