Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipe, thyen rekordin me “New Rules” në Britani

Dua ia del dhe thyen “rregullin e burrave” dhe rekordin e mbajtur prej dy vitesh nga Adele. Pas dy vitesh, Dua Lipa bëhet e para grua solo në krye të klasifikimeve muzikore britanike që kur Adele publikoi superhitin “Hello”. Edhe pse ka vetëm 1 muaj që e ka publikuar këngën “New Rules”, sukseset nuk kanë të ndalur. Përveç klikimeve të shumta, mbi 112 milion në vetëm një muaj, hiti më i ri i Dua Lipës dominon edhe në klasifikimet e ndryshme. Pas vendit të 1-rë në listën e këngëve më të dëgjuara në Spotify në Britaninë e Madhe, këngëtarja shqiptare me “New Rules” ka arritur majën e klasifikimit në “Top40” në Britani duke lënë pas disa nga hitet më të bukura të kësaj vere. Mediat e huaja shkruajnë plot entuziazëm për suksesin e këngës “New Rules”, por Dua Lipa ka një arsye tjetër madhore për të festuar, përveçse theu “rregullin e burrave” në krye të renditjes. Është e para këngë në të gjithë karrierën e Dua Lipa-s që arrin të renditet e para në Mbretërinë e Bashkuar, madje është hera e parë që hyn në 5-shen e këngëve më të dëgjuara. “New Rules”, ka marrë përmasat e një hiti botëror, duke marrë edhe vlerësimin më të lartë nga Phil Christie, presidenti i kompanisë diskografike Warner Bros. Records UK. “Nuk kemi patur kurrë dyshime për talentin e Dua-s. Një vend i parë në Mbretërinë e Bashkuar është një arritje tepër domethënëse në rrugën e saj për t’u bërë yll botëror”, u shpreh ai. Edhe pse këngët e saj të mëparshme kanë patur sukses dhe kanë arritur të renditen mirë në klasifikime, asnjë s’ka patur jehonën e “New Rules”. Lipa shprehu lumturinë pak më parë në Instagram, ku postoi shkrimin e një mediaje të huaj për ngjitjen e Dua-s në krye të renditjeve, dhe pohoi se është periudha më e lumtur e jetës së saj: “New Rules është zyrtarisht e para në Mbretërinë e Bashkuar! Aktualisht gjendem në Japoni…duke jetuar kohën më të bukur të jetës! Numri 1, ia dolëm! Ju falenderoj që e dëgjuat online, që e shkarkuat dhe që e ndatë me miqtë. Ju dua përgjithmonë!”,-shkruan Lipa. Nuk na mbetet gjë tjetër, veç se ti urojnë të “pushtojnë” edhe toplistat në botë, jo pa frikë por Dua është në rrugën e saj dhe sukseset nuk kanë të stopuar. Në vendin e tetë të një prej klasifikimeve më të rëndësishme në botë renditet Bebe Rexha në bashkëpunimin e saj me Louis Tomlinson dhe Animal Farm, “Back To You”.