Katër shtyllat kryesore ku konsiston Zona Ekonomike Rajonale për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor

/ATSH/- Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë publikoi sot disa nga pikat më të rëndësishme të “Planit shumëvjeçar të veprimit për një Zonë Ekonomike Rajonale në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor”, që u trajtuan në Samitin e katërt të vendeve të Ballkanit, që u zhvillua më 12 korrik në Trieste, Itali.

Përmes një njoftimi per shtyp, Bashkimi i Dhomave bën të ditur se plani i veprimit për një Zonë Ekonomike Rajonale lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me kontributin që WB6 CIF(Forumi i Investimeve të Dhomave Ballkanike Perëndimore) do të japë në:

Tregëti: Palët CEFTA pranojnë rolin e rëndësishëm që sektori privat duhet të luajë në monitorimin sistematik të SME-ve në tregtinë e mallrave dhe barrierave në tregtinë e shërbimeve, tek të cilat Forumi i Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WB CIF) do të kontribuojë në strukturimin.

 Investime: Sektori privat, si nga rajoni ashtu edhe nga investitorët e brendshëm, do të përfshihet në zhvillimin, monitorimin dhe promovimin e agjendës rajonale të reformës së investimeve. WB6 CIF do të përfshihet edhe në këtë çështje.

 Lëvizshmëri: Agjenda e lëvizshmërisë duhet të mbështetet nga bashkëpunimi i zgjeruar midis shkencës dhe industrisë, duke përfshirë sektorët e përfaqësuar nga WB CIF(Forumi i Investimeve të Dhomave Ballkanike Perëndimore), transferimin e teknologjisë, bashkëpunimin me Qendrat Rajonale të Ekselencës dhe platformat për edukimin e shkencëtarëve dhe inxhinierëve të rinj.

 Partneriteti për Implementim : WB CIF (Forumi i Investimeve të Dhomave Ballkanike Perëndimore)do të kontribuojë në këtë dialog sidomos duke: 1) bërë një dialog të vazhdueshëm me struktura të ndryshme brenda komunitetit të biznesit, me qëllim identifikimin e nevojave, pengesave dhe mundësive kryesore që mund të trajtohen përmes zbatimit të Planit shumëvjeçar të veprimit, në mënyrë që të rrit kontributin e saj në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës; 2) siguruar biznesin me mjete për të shfrytëzuar në mënyrë efektive mundësitë e krijuara nga zbatimi i Planit shumëvjeçar të veprimit (p.sh. shpërndarja e informacionit, trajnimi, ndërtimi i kapaciteteve, pilotimi, ndërtimi i rrjetit etj.).

Në një njoftim për shtyp, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, bën të ditur se, gjatë Forumit të Biznesit që u zhvillua në Trieste nga ICE, Confindustria dhe Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare , një vëmendje e veçantë ju kushtua edhe krijimit të Sekretariatit të WB6 CIF (Forumi i Investimeve të Dhomave Ballkanike Perëndimore), pranë Dhomës së Tregtisë Venezia Giulia, ku personalitete të shquara si, Angelino Alfano, Ministri Italian i Punëve të Jashtme dhe Ndërkombëtare, Johannes Hahn, Komisioneri i BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Dario Scannapieco, Zv-President Banka Europiane e Investimeve etj, e vlerësuan këtë iniciativë si shumë të rëndësishme për sipërmarrjet e vendeve të Ballkanit dhe zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme.

Po në datën 12 korrik, në praninë e të gjithë ministrave të ekonomisë së rajonit, por edhe në praninë e homologëve të tyre nga shtetet anëtare të BE, të tilla si  Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Sllovenia, mes përfaqësuesve nga bota e biznesit dhe dhomave të tregtisë, u zhvillua Paneli i diskutimit “Drejt një zone ekonomike rajonale për Ballkanin Perëndimor- Një moment historik drejt rrugës në integrimin europian”, në të cilën fjalën kryefjala ishte Sekretariati.

Kjo iniciativë u prezantua edhe në deklaratën përmbledhëse të Kryesisë Italiane, ku sekretariati u cilësuar si një mundësi për të eksploruar bashkëpunime me shtetet fqinje anëtare të BE, citon njoftimi.

WB6 CIF (Forumi i Investimeve të Dhomave Ballkanike Perëndimore) është një iniciativë e themeluar në 27 gusht 2015 nga:Bashkimi i Dhomave të Tregtisë së: Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës.

Qëllimi i WB6 CIF (Forumi i Investimeve të Dhomave Ballkanike Perëndimore) është përfshirja e bizneseve të Ballkanit Perëndimor në zbatimin e projekteve të investimeve, të parashikuara në Kuadrin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor në BE, krijimi i kushteve për një zhvillim ekonomik të përshpejtuar, ndërmarrja e iniciativave për një efiçencë më të madhe ndërmjet shoqatave dhe ndërlidhjeve më të forta në fushën e biznesit etj.

Sekretariati i WB6 CIF (Forumi i Investimeve të Dhomave Ballkanike Perëndimore) synon ta forcojë më tepër statusin e kësaj organizate, duke synuar monitorimin e zhvillimeve dhe ndërmarrjen e veprimeve me qëllim formimin e një politike rajonale, e cila do të krijohet në kuadër të Procesit të Berlinit, monitorimin e mundësive për operacione të përbashkëta për të gjithë anëtarët e WB6 CIF (Forumi i Investimeve të Dhomave Ballkanike Perëndimore), promovimin e integrimit të ekonomisë rajonale të Ballkanit Perëndimor etj.

Pjesë e kësaj organizate është edhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, e përfaqësuar nga Kryetarja, Znj.Ines Muçostepa, e cila është gjithashtu pjesë e Këshillit drejtues të WB6 CIF (Forumi i Investimeve të Dhomave Ballkanike Perëndimore), si dhe pjesëmarrëse në Samitin e Triestes. Etleva Xhajanka