Viti i shkuar ishte i treti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara dhe ka kontribuar në 16 katastrofa të ndara miliarda-dollarëshe, që e bënë 2017-n vitin me më shumë shpenzime si pasojë e kushteve të motit në histori.
Të paktën 362 persona kanë humbur jetën në këto katastrofa. Temperatura mesatare në SHBA në vitin 2017 ishte 12.5 gradë Celsius; 2.6 gradë mbi mesataren.
Të pesta vitet më të nxehta të regjistruara në SHBA vijnë pas atij 2006. Viti nisi dhe përfundoi me rreth çerekun e shteteve amerikane në thatësirë. Kjo e fundit ka vijuar gjatë të gjithë vitit dhe muaji i kaluar ishte dhjetori më i thatë në rreth 3 dekada.
Zjarret në perëndim kanë shkaktuar më shumë se 18 miliardë dollarë dëme, tri herë më shumë sesa rekordi i mëparshëm. Ndërsa humbjet nga uragani “Harvey” ishin më shumë se 125 miliardë dollarë, e lihen pas vetëm nga ato të shkaktuara nga uragani “Katrina” në vitin 2005.
Uraganët “Maria” dhe “Irma” shtuan edhe 90 e 50 miliardë dollarë respektivisht në bilancin e dëmeve. Përveçse në SHBA, viti 2017 ishte edhe viti i tretë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në planet.
Top Channel