Karikatura e rrallë e 1913-ës/ Europa-Shqipërisë foshnje: Oh, pusho bebushi im

Vendimet e Konferencës së Londrës e vitit 1913 mund të konsiderohen si tragjedia më e madhe e kombit shqiptar.
Copëtimi që iu bë territoreve tona vijon të jetë ende një nga plagët më të mëdha që shqiptarët ia atribuojnë Europës plakë.
Një karikaturë e rrallë e korrikut të vitit 1913 është bërë publike nga “Fotografitë që kanë bërë historinë”.
Karikatura shoqërohet me një dialog imaginer mes Shqiprisë foshnje dhe Europës:
EuropaOh, pusho, bebushi im!
Shqipëria foshnjeE si mund të hesht me tërë këtë potere që po bëni?
EuropaPo ja që duhet të bësh siç bëj unë dhe duhet të hiqesh sikur s’dëgjon gjë.