Kampi i Tepelenës/ Rrëfimi tronditës i Kurt Kolës: Ja si vdiq vajza e Abas Kupit me të shoqin

“Komisar Syrjaj dhe shoferi ushtarak, pasi kishte drejtuar kamionin nga rrepira, kishin zbritur dhe shikonin te qete viktimat, duke rene neper shkurre!!….. Te internuarit zbriten e turren te gjejne viktimat…..”

Lidhur me “gulagun” famëkeq të Tepelenës, në të cilin gjatë regjimit komunist, shumë të persekutuar si kundërshtarë të diktaturës komuniste vdiqën ose përjetuan vuajtje çnjerëzore, njëri prej tyre, Kurt Kola, që i ka mbijetuar kampit, ka rrëfyer një episod ogurzi që shënjoi atë që do të ishte drama në vijim e kampit të diktaturës.

Kola ka rrëfyer se si ndërruan jetë gjatë një aksidenti vajza e kundërshtarit politik të Enver Hoxhës, Abas Kupit, me bashkëshortin e saj.

Postimi i Kurt Koles

Naten e 15 prillit 1949, rreth 100 kamionë ushtrie me te internuar te bashkuar Jug–Veri nje muaj me pare ne Berat, kalojne mbi uren e Gorices drejte Jugut….

Komandanti e komisari, Xhafer Pogaci e Syrja Bajrami, njeri printe autokolonen e gjate, tjetri ne kamionin e fundit. Majori, arqitekt i ketij kampi, Niqit Andoni, me nje grup oficere te MB hipur ne nje kamjocine, kontrollonte, here para, here mbrapa autokolonen….

Pertej mesnate, kur njerzit e lodhur dremisnin mbi makina, kamioni ku ishte komisari mori rrokullimen teposhte rrepires se malit…

Komisar Syrjaj dhe shoferi ushtarak, pasi kishte drejtuar kamionin nga rrepira, kishin zbritur dhe shikonin te qete viktimat, duke rene neper shkurre!!….. Te internuarit zbriten e turren te gjejne viktimat…..

I mblodhen neper dushknaj dhe i sollen ne xhade… Dy te vdekur: Fadil e Zyra Petrela ( Kupi) bija e Abas Kupit… 26 te plagosur, me thyerje kembesh, krahesh e brinjesh…..

Zoti i Madh kishte ruajtur pa asnje gervishtje 4 djemte e bashkeshorteve te vdekur, te moshes 2 deri 12 vjeç!!!!

Pas kembenguljes te internuarve u thye majori kriminel Niqit Andoni qe donte nje varr te perbashket!

Me mjete rrethanore te internuarit hapen dy varre dhe varrosen bri njeri-tjetri burr e grua ne moshe rreth 40 e 35 vjeç!!

Nuk di nese djemte i kane marre eshtrat e tyre e rivarros ne Tirane?

Asnje pergjegjesi, as proces- verbal nuk u mbajt per kete krim, sepse ishte i planifikuar qe kampi i eksperimenteve te torturave te fillonte me nje masaker….

Duke qene “banor” i ketij Buhenvaldi komunist fillim– mbarim, do te pasqyroj, ne vijimsi tmerret e perjetuara aty!

http://shqiptarja.com/lajm/kampi-i-tepelenes-rrefimi-trondites-i-kurt-koles-ja-si-vdiq-vajza-e-abas-kupit-me-te-shoqin