Kadri Ujkaj, personaliteti që u bën nderë letrave shqipe

Shkrimin tim-portret per punen dhe vepren e z. Kadri Ujkaj mendova ta filloj me një curriculum të vogël prezantues, pasi puna dhe vepra e tij flasin vetë per një curriculum të madh e të pasur. .
Kadri Ujkaj lindi me 12 maj 1949 në Koplik të Sipërm, në një familje të nderuar e patriotike që diti t’i përballojë me dinjitet sfidat e jetës, qoftë edhe nën diktaturë. Arsimimin e detyruar e mbaroi në fshatin e lindjes, ndersa të mesmin në gjimnazin “Qemal Stafà” në Durrës me rezultate shumë të mira. Në vitin 1975 përfundon fakultetin e plotë histori- filologji, dega gjuhë- letërsi, në Universitetin Shtetror Tiranë duke fituar titullin; Mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë për shkollën e mesme. Kadri Ujkaj pas ketij arsimimi do të punonte në profesionin e tij si mesues, drejtor shkolle, inspektor arsimi e deri drejtor i Qendres Kulturore Malesi e Madhe nga ky doli edhe në pension.
Të shkruash për kritikun letrar, publicistin, analistin dhe eseistin z. Kadri Ujkaj vërtet nuk është e lehtë, çka nënkupton nevojën thelbësore për t’iu referuar personaliteteve të mirënjohura të letrave shqipe, sidomos vlerësimit që ai ka arritur ta ketë në substancën e analizave serioze. Në këtë kontekst iu drejtuam, apo kërkuam ndihmë nga njëri prej njohësve më të mirë të penës së tij kritike, direkt apo indirekt, si një çift krijuesish dhe intelektualësh, prezent si të tille, në jetën publike sidomos në Shkodër, por dhe në mbarë Shqipërinë, Prof. Fadil Krajës”Mjeshtër i Madh”: ”Të flasësh për Kadri Ujkaj mund të them këtë që në një kohë kur kritika letare, jovetëm në Shkodër, por në tërë Shqipërinë mungon, ai që guxon të ushtrojë kritikën meriton lavdërime. Unë mendoj se në përgjithësi në vendin tonë, por në veçanti në Shkodër zëri i Kadri Ujkajt është një realitet. Mund të ketë vërejtje, mund të ketë diskutime, aq më mirë, sepse këtu qëndron esenca e kritikës letrare, të ketë mendime të ndryshme, të ketë divergjenca dhe përplasje mendimesh, sepse vetëm kështu letërsia shkon përpara. Pikërisht për këto unë Kadri Ujkajn e çmoj, jo vetëm për librat e tij që janë një realitet që duhet vlerësuar, por edhe për pjesëmarrjen e tij në të gjitha veprimtaritë që zhvillohen në Shkodër zëri i tij është prezent, zëri i tij dëgjohet, zëri i tij vlerësohet. Dhe kjo është gjëja më e mirë e Kadri Ujkajt për të cilat unë e çmoj. Uroj të vazhdojë në këtë rrugë me kurajo, sepse kështu letërsia jonë, jo vetëm në Shkodër, por në tërë Shqipërinë ka vetëm të mira. I uroj tana të mirat. ”(Internet, Shkodër, më 21. 05. 2016. ) Nga viti 1972-1990, krahas kontributit në sektorin e arsimit, si mësimdhdën dhe drejtues në të gjitha nivelet e arsimit shkollor vazhdon të jetë bashkëpunëtor i medias së shkruar si “Jeta e Re”e Shkodrës dhe “Zëri i Popullit”, ndërsa nga viti 1997si bashkëpunëtor i mediave elektronike si Tv-Shkodra, Tv-Rozafa, Tv-Antena Nord, Tv-Malësia, Tv-Kopliku, Tv-Boin, Tuz-Mali i Zi dhe në diasporë, filluar me emisionin”Me qytetarët e Republikës së letrave” pranë Tv-Shkodrës dhe pastaj si opinionist dhe si kritik letrar në mediat tjera në fjalë, sikurse ka bashkëpunuar me gazetat: ”Mësuesi”, organ i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, “Drita”, organ i LSHA të Shqipërisë, “Telegraf”, ”Shqip”, ”Koha jonë”, “Dita”, me lokalet:“Malësia”, ”Rozafat”, ”Dukagjini”, ”Shkodra”, revista kulturore-historike “Fjala”, si dhe me televizionet shqiptare dhe revistën elektronike”Albadreams” ( Ëndrrat shqiptare) në Michigam(SHBA-ës) etj. etj. Në 100-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, nëntor 2011 është ndër firmëtarët në rrethin e Malësisë së Madhe, që me statusin e intelektualit, kritikut letrar si dhe të kryetarit të (ish) Lidhjes së Shkrimtarëve të Malësisë së Madhe solidarizohet me iniciativën për propozimin zyrtar, dërguar Presidentit të Republikës, Z. Bujar Nishani, për dhënien e titullit “Nderi i Kombit” Malësisë së Madhe, sikurse edhe në atë për përcaktimin territorial si një njësi e vetme vendore të M. Madhe, propozim i kërkuar institucionalisht. Ka patur privilegjin moral dhe profesional, që, pas një investimi të pandërprerë mediatik, brenda dhe jashtë vendit, në pretendimin e tij për nderimin që i takonte, ndryshe si kthim në identitetin e mohuar nga persekucioni komunist, Lukë Kaҫajt, të jetë pjesë e ceremonisë zyrtare, më 23. 02. 2009, si i ftuar nga protokolli i Presidentit, Prof. dr. Bamir Topi, në dhënien e titullit”Nderi i Kombit”, zotit Lukë Kaҫaj (pas vdekjes), po ashtu në rastin e protokollit presidencial nga Presidenti Dr. Bujar Nishani me rastin e vendosjes së monumentit të “Heroit të Popullit”Dedë Gjo’Luli në kryeqytet. Ka nivelin Master si ish-student i diplomuar në UT, ku ka fituar titullin”Mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë për shkollën e mesme”, sikurse, e ka përjetuar si nderim dhe privilegj moral dhe profesional të të qenit njëri nga të ftuarit i Forumit Intelektual te Kosovës, me kryetar Prof. dr. Zekrie Canën, në Javën festive, 17-24 shkurt 2008, të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës etj.. Mbetet gjithashtu njëri nga studiuesit sistematik, që vijon të jetë pjesë e veprimtarive kulturore dhe shkencore që zhvillohen herëpashere, sa brenda vendit, po aq në pjesën shqiptare në Mal të Zi, si: Simpoziumi me rastin e 600- Vjetorit të lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti –Skënderbeu, apo kushtuar nobelistes shqiptare Nënë Tereza në Ulqin, ”Tringa e Grudës, Zhan Dark’ Shqiptare” në Tuz, Jubileu i ngritjes së flamurit në Deҫiҫ, seminaret shkencore kushtuar“Heroit të Popullit”Dedë Gjon Luli etj. Kritik letrar profesionist, i konfirmuar nga LSHA të Shqipërisë, anëtar i LSHA të Shqipërisë, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Malësi e Madhe, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër, i Klubit të Shkrimtarëve”Petro Marko”Vlorë, anëtar i Seminarit shkencor ndërkombëtar “Shkodra në shekuj” me seli në Shkodër, zv. kryetar i Unionit të Gazetarëve Profesionistë të Veriut dhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për M. Madhe, autor dhe bashkëautor i mjaft librave, me studime letrare, kritikë letrare dhe eseistikë, po aq ka arritur të sjellë në ekranin televiziv lokal intervista të realizuara me disa nga personalitetet madhore të jetës letrare dhe artistike në vendin tonë si: Fadil Krajën”Mjeshtër i Madh”, Lukë Kaçajn”Nderi i Kombit”, Fadil Paçramin, njërin nga dramaturgët më të mëdhenj liberalë shqiptarë dhe Dritëro Agollin”Nderi i Kombit”. Gazetar, publicist dhe analist, në opozitë me cilëndo praktikë qeverisjeje sa lokale, sa kombëtare, filluar me vizionin e tij reformues ndaj Reformës Arsimore si njohës me përvojë të gjatë i problematikës që ka arsimin ynë përballë sfidave bashkëkohore, ҫka janë pasqyruar herëpashere edhe nga gazeta”Mësuesi”etj. Ndryshe është investuar si gazetar profesionist kundër gjithҫkaje që nuk vjen në funksion të mbarëvajtjes së objektivit tonë si M. Madhe Natyrore dhe si komb për t’u bërë realisht pjesë integrale e Evropës së Re. Komuniteti ku jetoi dhe investohet prej vitesh, me shembullin e tij, si intelektual, si studiues, kritik letrar, gazetar, si misionar shoqëror dhe mediator pranë Misionit Mbarëkombëtar të Pajtimit, me seli në Shkodër dhe Shoqatës Ndërkombëtare”Dora e Pajtimit” për Shkodrën, me qendër në Milano, dhe po aq si drejtor i Qendrës kulturore të fëmijëve Malësi e Madhe”Nderi i Kombit” duke sjellë për herë të parë në M. Madhe Çmimin I nga konkursi muzikor“Bilbilat e vegjël këndojnë” në nivel qarku, zhvilluar në Shkodër, më 1. 06. 2013, si dhe “Mirënjohjen” nga Festivali Mbarëkombëtar i Instrumentistëve të Vegjël, me qendër në Fushë- Arrëz, maj 2014, i ka akorduar disa tituj, si :”Mirënjohja e Malësisë së Madhe”Nderi i Kombit”, “Qytetar Nderi i Komunës Qendër-Koplik”, ndërsa televizioni lokal dhe revista kulturore “Fjala” e ka kanë shpallur “Malësori më i suksesshëm i vitit 2014”dhe vlerësuar me titullin letrar”Bogdani” me motivacionin”Kritik letrar poliedrik, nga më të spikaturit, publicist me një përvojë të gjatë në fushën e letrave shqipe”, maj 2014. Muzeu Etnografik M. Madhe, Tuz-Mali i Zi e ka nderuar me “Mirënjohje”, sikurse e ka nderuar veprimtaria mbarëkombëtare, kushtuar 145 vjetorit të lindjes së Fishtës, organizuar në Lezhë, tetor 2016 dhe ajo kushtuar 105-vjetorit të lindjes së Migjenit me titullin “Motive migjeniane” organizuar në Pukë, maj 2016 me certefikatën e“Mirënjohjes”. Me “Mirenjohje”me motivacionin“ “për kontribut në formimin dhe edukimin e brezit të ri”e ka nderuar edhe Ministria e Arsimit dhe e Sportit,. mars 2015. Në 80-vjetorin e lindjes së poetit të shquar, akademikut Dritëro Agolli”Nderi i Kombit” media e shkruar e përfshinë në Specialen kushtuar poetit në fjalë, krahas akademikëve Prof. dr Rexhep Qose dhe Prof. dr Emil Lafe, për studimin letrar”leximi aristetolian i veprës së Agollit”. Diaspora shqiptare në SHBA-ës i ka besuar prej 2 vitesh që, si kritik letrar profesionist, të kryesojë komisionin prej 12 vetash, ku bëjnë pjesë edhe personalitete shkencore si rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. dr. Rrok Berisha, Prof. Dr. Ahmet Osja, Pr. dr. Gjvalin Shkurtaj etj. me qëllim që t’i propozojë, në momentin e përshtatshëm, pushtetit lokal në Malësinë e Madhe, këtej dhe andej kufirit shtetëror, motivacionin profesional si kritik letrar, në bazë të të cilit shkrimtarit tonë të përmasave botërore, Ismail Kadaresë, akademik dhe ”Nderi i Kombit”, t’i akordohet titulli”Qytetar Nderi”i kësaj treve”Nderi i Kombit”. Ka privilegjin moral dhe profesional të jetë i propozuar nga një grup personalitetesh për titullin”Qytetar Nderi i Bashkisë Malësi e Madhe”, si dhe për”Naim Frashëri” pranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Dr. Bujar Nishani, stimuj që kanë rritur maksimalisht obligimin e tij moral dhe profesional për t’i justifikuar me pasurimin në vijim të veprimtarisë se tij.. Si përfundim, mjafton t’i referohemi konsideratës profesionale të Prof. Fadil Krajës”Mjeshtër i Madh” për të koncentruar në një formë sa me të plotë vlerësimin për personalitetin e shkrimtarit postmodern, kritikut novator, intelektualit me vizion bashkëkohor, z. Ujkaj si individualitet i spikatur i letrave shqipe, pasqyrimi i kontributit të të cilit i bën nder edhe revistës sonë”Malësia”: “Kadri Ujkaj është kritiku letrar, eseisti dhe studiuesi disi i veçantë nga të tjerët, studiues apo kritikë, në letrat shqipe, në ditët tona. Ai nuk rrëshqet ndër faqet e librave, por ndalet aty ku përkon ose nuk përkon me autorin, sheh dhe depërton aty ku shumëkush ja përton të futet duke i bërë ftesë lexuesit, sidomos atij të kualifikuar, për durim dhe mbi të gjitha guxim, guxim deri në fund guxim”( Gazeta“Telegraf “Mbi mendimin kritik të Kadri Ujkajt”, Tiranë, më 21. 07. 2011). ”Pena e qytetit pa reklama” e ka vlerësuar studiuesi dhe publicisti Zef Përgega, i nderuar me titullin”Naim Frashëri” nga presidenti i Republikës)… Kadri Ujkaj është autor i librave : ”Ky krushk i qytetërimit të madh”(botues “H. Kadare”, Shkodër, 2000), ”Kryqëzimi modern i gjenive”(“Onufri”, Tiranë, 2001), ”Kurthi i fjalës”(“Idromeno”, 2003), ”Lukë Kaçaj”(“Mokrra”-Tiranë, 2003), ”Korifenjtë në krizën e dritëhijeve”Medaur ”Tiranë, 2007, ”Kur dashurohemi me kultkoniunkturën.. . ”Rozafat”Shkodër, 2007), ”Kriza si dehja nga entuziazmi modern”(“Rozafat”, Shkodër, 2014). Ka në dorëshkrim, ndryshe në pritje për botim librin”Kush jemi, ku po shkojmë.. . ?!? Librat e tij nuk i kanë shpëtuar vlerësimit të personaliteteve letrare në median e shkruar lokale, kombetare, por edhe jashtë vendit. Per Kdari Ujken mund të flasë e shkruaj shumë sepse fletë puna e vepra e tij e cila nuk ka të mbaruar, por duke dashur t’i mbyllë ketë shkrim-portret dua të themë se Kadri Ujkaj është padyshim njëri ndër personalitetet që u bën nderë letrave shqipe dhe Malësisë së Madhe “Nderi i Kombit” si djali i saj.
Ndue BACAJ, publicist
Malesi e Madhe