Kabineti i ri i ëndrrave të Ramës, do na marrë malli për Xhafajn, Bushati e Nikolla si lordë anglezë para…

Nga Agron Gjekmarkaj

Kjo është qeveria që meritojmë ! Kjo është qeveria që meriton Partia Socialiste. E meritojmë për aq kohe sa nuk kemi fuqi ta ndalojmë.

Por pasi e konstatojmë na lind te drejta të themi çfarë mendojmë. E akuzuam kabinetin e mëparshëm për shumë çka. Të gjitha të merituara. Një nga kritikat më të zakonshme ishte mungesa e personalitetit përballe Ramës. Frika për të kundërshtuar dhe për të shfaqur vizione. Bindja e verbër ndaj çdo marrëzie. Por shumica e atyre që ikën kishin bërë ndonjë betejë të veten politike e elektorale, kishin një emër paçka se e ndynë me shume afera. Ja dolën qofte edhe padrejtësisht të merrnin statusin e personazheve politike.

Shumë prej tyre duhej të iknin, por pas Edi Ramës. Ai është problemi i keqqeverisjes sonë. Personalisht e kam parë Kryeministrin me respekt për disa gjera në lëmin kulturor , në mënyrën e të shkruarit, ndonjëherë edhe për hokat që gjithnjë e me pak të bëjnë me qeshe. Ndokush ka besuar që ai e ka një shije të fshehtë të cilën e nxjerr në pah në momente të vështira.

U zhgënjyen edhe ata të paktë. Prisnin që qeveria të ndryshonte pas tërmetit të protestave. Të majtët besonin se Edi Rama do kthehej në këtë moment tejet dridhës për të tek personalitetet e majta, tek bota akademike që pulson ideologjikisht asaj anë.

Por jo i la me gisht në gojë. Ai ndërtoi kabinetin ëndrrave. Atë të nënshtrimit total me anonim dhe ufo. Këta persona pa CV dhe pa fytyrë kanë vetëm një garanci për të mbijetuar. Zvarritjen tek këmbët e Edi Ramës. Nga të papunë apo në punë të rëndomta disa u bënë ministra. Ata tani të marrin gjak në vetull për shefin.

Nuk do të lenë rast pa e filluar duke cituar Edi Ramen, do dalin në TV duke kërkuar shkaktim emocionesh duke thëne e pranuam ketë pune se na e kërkoi Edi Rama e atij nuk i thuhet jo. Do na marrë malli për Fatmir Xhafën me të cilin duket se e paskemi tepruar të gjithë nga pak. Medet sa është dëmtuar shtylla kurrizore e shoqërisë sonë e sidomos e partisë në pushtet.

Nuk kam patur simpati e s’kam për ministrat e kësaj qeverie. Por s rri dot pa thënë nëse do merrte nga Kosova për arsimin le ti drejtohej Sabri Hamitit apo Veton Surroit për Ministrinë e Jashtme, por jo dy revolucionareve pa kauze të cilave s’u ka thënë kush puna e mbare. Lindita Nikolla e Ditmir Bushati ngjajnë si dy lord angleze përballë dy periferikeve absolut.

Kjo ka një emër -dëlir dhe ikje nga realiteti. Shalsin bëri mirë që i dha një post se tani ka mundësi të eksperimentojë deklaratën e famshme “që në dimë te vjedhim me mirë”!

Nga pikëpamja politike veç Erion Braçe e meriton postin pa pike rëndësie qe i dha. Te jesh Zëvendës i Edi Ramës nuk je asgjë. Të tjerët nuk gjinden as ne google po ti kërkosh. Ja te dashur ministra që iket po edhe ju që erdhët…karriges një dite i thyhen këmbët. Shume prej jush jo të gjithë ikët me imazhin cope. Silleshit si të përjetshëm kur vetëm vdekja është e tillë se jeta jo e jo. Lëpitë këpucët e Edi Rames me furi. E bënë fërtele dinjitetin e shtetit duke firmosur lloj-lloj gjerash.

Tani ai ju hedh si limona te shtrydhur dhe mirë jua bën. Pak kush veç servileve dhe zhganit qe mbanit nga pas do ndjeje keqardhje. Por kjo do te ndodhë një ditë edhe për ata që e morën ketë detyrë të pamerituar.

Kjo është pacipësi. Te pranosh te behësh ministër pa ekzistuar. Pas kësaj Edi Rama meriton të quhet Ed Shakaja. Shakaxhiu që tallet me vendin e tij. Shakanë m të madhe jua beri studenteve me ministren e re që u vuri mbi krye. Te kultura po kaq pasi e shastisi Kumbaron e shkretë. Një qeveri e depersonalizuar përgatitet të na qeverisë. Të shohim nëse Ilir Meta do ti behet pengesë. Ne mos ai të shohim çdo beje opozita? Ne mos te presim studentet.

/Panorama