Josif Bageri, nga Reka e Epërme e Dibrës një nga figurat e shquara të Rilindjes sonë kombëtare

Josif Bageri nga Reka e Epërme e Dibrës ishte një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë kombëtare. Ai ishte poet me talent të rallë, prozator që shkroi shumë tregime (sidomos për fëmijë), gazetar dhe publicist si dhe atdhetar i flakët, i cili tërë jetën dhe veprën ia kushtoi cështjes kombëtare shqiptare. Josif Bageri u lind në vitin 1870 në fshatin Nistorvë, i cili në atë kohë administrativisht i takonte sanxhakut të Dibrës, kurse tani – rrethi i Gostivarit. Në vendlindjen e tij e kaloi fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë. Për shkak të rrehtanva politike të asaj kohe Josif nuk pat mundësi të fillojë shkollimin në moshën e duhur. Leximin dhe shkrimin shqip e përvetësoi në Sofje në moshën 17 vjecare. Atje jetoi si mërgimtar, ku për një kohë të gjatë punoi si këpuctar. Krahas kësaj pune Josifi në Sofje, prej vitit 1887 u inkuadrua edhe në lëvizjen kombëtare shqiptare. Në këtë kohë, Sofja ishte e stërmbushur me atdhetarë, te cilët i ndiqte pushteti osman , për shkak të veprimtaris së tyre. Më 1 janar te vititi 1893 ne Sofje u themelua shoqëria shqiptare “Dëshira”, ndërsa Josifi ishte njëri ndër themeluesit dhe aktivistët më të shquar të sajë. Kah fund i vitit 1899 shkoi në Stamboll për të vizituar poetin tonë të madh Naim Frashërinë, i cili ishte shumë i sëmurë dhe dergjej në shtrat. Takimi me Naimin i la mbresa të mëdha. Ndikimi i tij ishte jashtzokinsht i madh tek Josifi, sa që pas vdekjes se Naimit shkruajti edhe poezi për të:

Gjat periudhës së viteve 1905 – 1907 Josifi ndihmoi shumë në përhapjen e arsimit shqip ndër masat popullore. Ishte luftëtar i denjë për gjuhën dhe shkollën shqipe dhe si rezultat i saj, në shtator të vitit 1908 në fshtatin e tij të lindjes hapi edhe një shkollë shqipe. Në maj të vitit 1910, në Sofje fillon të botojë gazetën me titull “Shqypeja e Shqypnisë ”, e cila luajti një rol të madh në përhapjen e asrsimit dhe në trajtimin e cështjes kombëtare. Pas shpalljese së pavarsisë së Shqipërisë, Bageri kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Durrës. Atje qeveria e emron redaktor të revistës “Ushtima e Krujës”. Në vitin 1915 , gjatë një udhëtimi të mundimshëm nga Durrësi për në Sofje, i lodhur e irraskapitur fizikisht Vdes ne Prishtinë. Josofi Bageri punoi shumë për cështjën shqiptare. Punoi pa u lodhur, duke lënë pas shumë shkrime teë botuara e të pabotuara; poezi e prozë, platoforma politike, artikuj, komente, reagime, klidhje politike etj. Gjate veprimtarisë së tij pati një bashkpunim te ngushtë me dibranët: Said Najdenin e Jashar Erebarën, m Atanas Albanskin nga Reka e Epërme, me Nikolla Ivanajn, Luigj Gurakuqin dhe shumë atdhetar të tjerë. Personaliteti dhe veprat e tij politike, letrare e publicistike meritojnë respekt të lartë.

“O, sa keq tash na turpnuet,

Se gjuhën e vet mohuet!

Dhe serbishten zut ta mësoni:

Vake take të na thoni!”

Kështu ai asnjëherë nuk hoqi dorë nga gjuha dhe shkolla shqipe. Këtë e kuptojmë edhe nga një letër kur Josifi ishte nisur për të shkuar përsëri në Dibër për të hapur një shkollë dhe që atje të punojë si mësues i gjuhës shqipe. Gjithashtu kjo kuptohet edhe nga dokumenti ose letra që është një korrespondencë që i drejtohet të Lumturushmit Mitropolitit të Dibrës Zotëri Zotëri Kozmës. Këtë letër e ka marrë nga një bashkëfshatar i quajtur Todor, i cili e ka njoftuar për interesimin e Zotëri Zotëri Kozmos, egzarhut bullgar, dërguar më 3 janar 1909. Letra mban numrin arkivor 1493.5.3/4-7

 

Zotëri Zotëri Kozmos e njofton Josifin se si një mik i tij quajtur Iliev i ka propozuar të hapë një shkollë në vendlindje në Nistrovë me një rrogë prej 18 lirash. Josifi pa hamendur me shumë vuajte bashkë me familjen vjen në Nistrovë“duke menduar se nga Klubi i Selanikut do të shpërblehem me 20 lira në vit, pranova të rri në vendlindje dhe të shkruaj në shtypin e kohës për ta dhënë kontributin tim në forcimin e vëllazërimit të dy popujve: shqiptar dhe bullgar (maqedonas), për arsye se armiku është i përbashkët, por gjendja materiale ishte ajo që më diktoi që unë bashkë me fëmijët në këmbë të kthehem në Shkup. Pas dy muajve vuajtjeje, Klubi i Shkupit më caktoi mësues të gjuhës shqipe duke më paguar 5 napolona në muaj, andaj unë e pranova dhe tani e dy muaj po punoj.”, shkruante ai.

Nga letra po ashtu kuptojmë se shkolla mund të mbyllet në gjysmëvjetor, ngase “kjo punë është e përkohshme” thotë ai. Kam ca premtime që të punoj në një shkollë turke si mësues i gjuhës shqipe, por – unë – shton Bageri – kam dëshirë të punoj në vendlindjen time, sepse aty ka nevojë të madhe për mua, e jo atje ku ka profesorë… Më tutje ai thekson se veprimtarinë duhet ta kryejë edhe sepse atje nuk ka popuj të tjerë, përveç shqiptarëve dhe bullgarëve (maqedonasve) që ata të jenë të vëllazëruar dhe të bashkuar. Ai posaçërisht u drejtohet shqiptarëve të krishterë të cilët nuk kishin kishë autoqefale dhe duhej të ishin në djepin e Egzarhisë së juaj të cilët do të mund t’i mbronin. “Prandaj i Lumturushëm Ju lus me dëshirën më të madhe që ta keni parasysh këtë pyetje dhe të më siguroni 36 lira në vit nga shteti si mbështetje dhe atëherë do t’na shohë Zoti dhe do të na e bekojë punën tonë”.

Shpirti i tij i trazuar nuk e la të qetë pa ia përmendur Zotëri Zotëri Kozmos që “ta lërë të lirë dhe t’ia japë bekimin që të rrëfejë shqiptarizëm dhe t’i mësojë shqiptarët në gjuhën shqipe në shkolla dhe në kishë të rrëfej në gjuhën shqipe”.

Në kohën kur Josifi iu drejtua Mitropolisë se Dibrës, ai ndodhej në një krizë shumë të madhe materiale. Këtë e shohin se ai nuk ka asnjë qindarkë për të udhëtuar deri në vendlindje. Në letër ai i shkruan të Lumturushmit kështu: “Nëse më siguroni 36 lira në vit rrogë dhe nëse është e mundur prej shtatorit të vitit 1908 të më lëshoni avancë 10 lira që sa më shpejt të shkojë në Nistrovë (në fshatin e lindjes) në shtëpinë e vëllait prift Todor që ka një dëshirë shumë të madhe që unë te jem atje bashkë me të”.

Por, në letrën e protokolluar me nr. 326 me 19 janar të vitit 1909 mitropoliti i Dibrës, Zotëri Zotëri Kozma e njofton Josif Bagerin me keqardhje se nuk mund ta ndihmojë në misioni e tij.

Por, në letrën e protokolluar me nr. 326 me 19 janar të vitit 1909 mitropoliti i Dibrës, Zotëri Zotëri Kozma e njofton Josif Bagerin me keqardhje se nuk mund ta ndihmojë në misioni e tij.

Josifi i mllefosur nga kjo përgjigje që mori, më datë 10.02.1909 mitropolitit të Dibrës i përgjigjet kështu: “I Lumturushëm … pse po brengoseni kaq shumë, qoftë bekuar Zoti, unë janë shëndosh si thënë! Juve ju vjen keq pse unë po kërkoj punë apo pse unë kam shprehur që të rrëfej në gjuhën amtare shqipe? Unë nga Ju nuk kërkoj ndihmë nga mitropolia, por zotëri Ilievi i juaj, administrator, më habiti për shërbimin prej 18 lirash rrogë në vjet, ngase kishin thënë se nëpërmjet vllahut Todor do të më jepni 30 lira në vit dhe se Ju i keni thënë se mund të kem liri edhe për gjithçka… Unë i besova, por duke iu falënderuar logjikës sime për të mos u ngutur, se përndryshe unë do të pësoja”. Mandej Josifi i thotë zotërisë: “Ju Zotëri mos brengoseni për ata që janë të shëndosh si thana, por brengosuni për ata që ua grabisin jetët e njerëzve të cilët unë dua t’i arsimoj dhe t’i vetëdijësoj me ndihmën e Zotit.” Në fund në p.s. Josifi i kërkon falje kryesuesit të mitropolisë pse letrën nuk e ka futur në zarf dhe shpjegon se këtë e bën për arsye ekonomike

Çështja e arsimit, çlirimit të atdheut dhe e përdorimit të gjuhës shqipe ishin bisedat kryesore dhe preokupimi i vazhdueshëm i Josif Bagerit edhe në letërkëmbimet e shqyrtimet e tjera. Gjithë kjo dëshmon se kemi të bëjmë me një personalitet poliedrik dhe rilindës që shkriu gjithë ç’pati në jetë për iluminizmin e këtij populli.