Johaness Hahn “fik” shpresat për Shqipërinë: Në 2025 flasim për Serbinë dhe Malin e Zi, të tjerat…

Teksa Shqipëria është në pritje të dritës “jeshile” nga BE për hapjen e negociatave për anëtarësim, Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn është shprehur se për vendin tonë nuk ka një datë të përcaktuar.

Në lidhje me Serbinë dhe Malin e Zi ai u shpreh se me gjasë do të jenë vendet e ardhshme që do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, kjo mund të ndodhë në vitin 2025.

“Ne kemi vendosur një datë, si tregues për Serbinë dhe Malin e Zi, datë e cila është realiste por gjithashtu edhe shumë ambicioze, “ tha Komisioneri Hahn në një interviste për Agjencinë e lajmeve  “Reuters”.

Sipas tij Shqipëria , Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja shpresojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian por shohin se shanset për anëtarësim po zhduken vitet e fundit pasi politikanët e bllokut të përballur me euroskpeticizmin në rritje, krizën e eurozonës 2009-2013 dhe Brexitin, duket se po humbasin interesin.

Gazeta Express

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/johaness-hahn-fik-shqiperine-ne-2025-flasim-per-serbine-dhe-malin-e-zi-te-tjerat-488933/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright