Itali, 140 kandidatë me origjinë shqiptare në zgjedhjet e 26 majit

Zgjedhjet administrative italiane do të mbahen më 26 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjet europiane. Pjesë e tyre do të jenë edhe shqiptarë, por jo vetëm si votues.

Votuesit e thirrur për të votuar për zgjedhjet administrative do të jenë rreth 17 milionë; mbi 3000 komuna, nga të cilat 5 kryeqendra rajoni (Firence, Bari, Peruxhia, Potenca, Kampobaso) dhe 20 kryeqendra provincash: Askoli Piceno, Avellino, Bergamo, Biella, Kremona, Ferrara, Foxhia, Forlì, Lecce, Livorno, Modena, Pavia, Pezaro, Peskara, Prato, Rexhio Emilia, Rovigo, Verbania, Vercelli, Vibo Valentia.

Nga veriu në jug të Italisë, në mbështetje të listave dhe partive të ndryshme politike do të ketë mbi 140 kandidatë me origjinë shqiptare. Medit italiane i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë kandidatëve shqiptarë, të cilët kanë mbërritur në Itali shumë vite më parë si emigrantë, për një jetë më të mirë, e ndërsa sot po kontribuojnë në përmirësimin e këtij shteti që i hapi dyert.

v.l/ Dita