Ish-presidenti Nishani: Prezenca masive e qytetarëve në protestë, mesazh i qartë për Ramën

Ish-presidenti i republikës Bujar Nishani e shikon këtë protestë si një fillim për ndryshim, sipas tij kjo protestë duhet të shërbejë që opozita të marrë përgjegjësitë pas i qytetarët ja dhënë këtë të drejtë sot.

Këto deklarata Nishani i bëri në emisionin “Kjo javë”, në News 24, ku shtoi se parësorë ishte prezenca masive e qytetarëve.

Pjesë nga deklaratat e Nishanit

U ndjeva mirë pasi pash një masivitet. Mesazhi më i rëndësishëm dhe jo vetëm për prezencën, por sepse një shumicë e madhe duan që të jetojnë në Shqipëri. Ky vend  i ka mundësitë që ne të ndërtojnë  një jetë dinjitoze për individin dhe kjo mundësi duhet që të ndërtohet në mënyrë të drejtë.

Sot ishte diçka mes manifestimit dhe protestës.

Nga njëra anë prezencë e madhe me masiviteti ishin domethënëse dhe me ata që kanë folur me mua më kanë thënë se duan të jetojnë në Shqipëri. Mendoj se ky duhet thelbi në tërësi, opozita duhet të ngulis fortë spirancën dhe të elaboroj mendimin e saj politikë.

Si e mendoni vijimin e opozitës?

Dy kolonat kryesore që unë kisha parashikuar dhe i mora sot ishte masiviteti dhe dëshira për të qëndruar në Shqipëri. Besoj që kjo protestë është një start i mirë që kalon përgjegjësinë nga qytetarët tek menaxherët e këtij aktiviteti politikë, tek opozita. Ky tubim është një fillim i mirë për një platformë.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/ish-presidenti-nishani-prezenca-masive-e-qytetareve-ne-proteste-mesazh-i-qarte-per-ramen-492193/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright