Ish-ministri i PD-së, Genc Ruli: Unë, jo marrëdhënie vasali me Berishën. Kryetari Basha s’është lider

Ish-ministri i PD-së, Genc Ruli ka folur për raportet me ish-kryeministrin Berisha, dhe kreun e ri të kësaj force politike Lulzim Basha. Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, Ruli thotë se pas largimit të tij nga politika, takimet e tij me Berishën janë të rastit.

Duke u ndalur tek raportet e tyre të mëparshme, Ruli thotë se ai “nuk ka patur kurrë marrëdhënie vasiliteti me Berishën”.

Sakaq, ai ka komentuar edhe situatën brenda PD sot, të cilën e cilëson të dobët dhe pa vizion.

Sa i takon kryedemokratit Basha, Ruli tha se ai e ka të vështirë “të krijojë dritën e tij”.

PJESË NGA INTERVISTA

Si i keni marrëdhëniet me Bashën dhe Berishën?

Unë para zgjedhjeve parlamentare kam thënë këtu në “Neës24”, se nuk do të kandidoja më. Ka qenë një vendim i marrë me herët. Sot PD e shoh të dobët. Nuk ka vizion.

Pse është e dobët?

Në mënyrë alegorike, është si puna e lojtarëve që gjuajnë topin, por nuk e ndjekin për të bërë gol. Ka një problematikë nga rrezatimi që ka bërë Berisha. Basha si të thuash nuk është se ka një fluks të madh drite për të krijuar shumë karizëm. Ai kryetar është, por puna është sa je lider. Ai s’po fiton dot dritën e vet, imagjino edhe një prozhektor nga pas, sa e zbeh (Berisha). Kam patur gjithmonë shpresën se ndoshta një kërcim aq i papritur nga numër dy apo tre në vendin e parë. Një njëri duhet të përgatitet për të qenë lider.

Cili është raporti juaj me Berishën?

Përderisa jam larguar nga politika nuk kam më raporte. Ai është një personaliet i PD. Në qeverisje kemi patur edhe raporte të debatit apo konfliktit. Tashme takohemi rastësisht dhe politika nuk hyn më mes nesh.

Çfarë emri do t’i vinit marrëdhënies tuaj me Berishën?

Marrëdhënie tipike politike, pro pak atipike për kulturën politike shqiptare. Sot jemi mësuar me servilizma. Por unë nuk kam patur marrëdhënie vasiliteti, ndoshta edhe nga karakteri im. Në politikë nuk ka miqësi, por ka nevojë reciproke. Edhe Berisha ka respektuar të gjitha kompetencat dhe staturën time si ministër, edhe unë kam patur qëndrimin tim korrekt ndaj tij.

Për çështjen e CEZ, prokuroria ka thirrur edhe ish-ministrin Ruli. Mund të na thoni ndonjë detaj çfarë thatë atje?
Në parimin e drejtësisë që bëhet nuk më lejohet të flas detaje më tepër. Por mund të them se i përmbahem argumentit tim në lidhej me këtë çështje. Nëse ka një çështje CEZ që çohet në formë akuze, duhet të kemi parasysh kronikën , nuk është një reagim i partisë Socialiste që për faktin se konstaton gabime bën detyrën dhe denoncon rastin. Por KLSH e cilëson këtë një dëm të madh financiar, apo edhe se nuk janë mbrojtur interesat e shtetit. Por ata e rritën borxhin shumë herë më shumë, me pretendimin se trashëguan borxhe. KLSH pas hetimin ngre këtë akuzë, pas disa ditësh ke një kundërgoditje, ku Ministria e Industrisë dhe Energjetikës akuzon se privatizimi i CEZ ka qenë i keq, jo mbyllja. Të dyja çështjet u kaluan nga Prokuroria në Gjykatën e Lartë, e cila për secilin rast mori vendimin që për të dyja rastet nuk shihte vepra penale. Pastaj ka një rihapje që bëhet, për të hetuar si u mbyll marrëveshja, Komisioni Spaho, dhe më pas ngrihet një tjetër çështje për CEZ, nga Komisioni Balla. Dhe u kërkua të hetohen disa persona, unë nuk isha në listën e këtyre personave, por Prokuroria për historikun e gjithë kësaj historie e pa të arsyeshme që unë të jepja dëshminë time. Pretendohet se privatizimi i CEZ u bë nën influenca favorizuese nga disa ndërmjetës. Por historia është krejt ndryshe. Privatizimi i CEZ është tepër i suksesshëm i cilësuar i tillë edhe nga tre institucionet që nga shoqëruar gjatë gjithë procesit.

Qëndrojmë tek dëshmia juaj, dhe më pas ndalemi tek çështja CEZ…
Unë kam një vlerë të veçantë kur dëshmoj për këto fakte. Pasi është një procedurë që ka zgjatur dy vite e gjysmë. DI si është realizuar dhe konkluduar, apo kush kanë qenë aktorët.

Ka të reja në dëshminë tuaj?
Nuk ka të reja, të njëjtat gjëra kam dëshmuar. Tek një hetim nuk mund të kesh paragjykim, të thuash besoj apo jo. Është një proces i iniciuar politikisht.

A është proces politik apo vetëm i iniciuar politikisht?
Është herët për ta thënë këtë.