Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i nxjerr Ramës ‘të palarat’: 1 mln Euro nga taksat për një takim me Macron!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i njohur si një kundërshtar i hapur i qeverisë “Rama” edhe një herë i ka dhënë një goditjke “nën brez” kryeministrit.

Nëpërmjet disa provave të dokumentuara edhe me foto, Manjani nëpërmjet një statusi nga plrofili i tij në Facebook, bën me dije se sa para janë shpenzuar nga qeveria për takimin Rama-Macron.


Ylli Manjani deklaroi sot se, kryeministri Edi Rama ka paguar 1 milion euro për të realizuar takimin me presidenti e Francës, Emanuel Macron. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Manjani thekson se kjo shumë është paguar nga taksat e shqiptarëve.

Sipas ish-ministrit që vjen nga radhët e LSI-së, në kompaninë “Rothschild & Cie” që do të konsultojë qeverinë shqiptare se si të ulë borxhin, ka punuar dikur Macron.

Ja statusi i Plotë i Manjanit në Facebook:

“1 milionë Euro nga taksat për një takim me Macron!

Kompania “Rothschild & Cie” do na konsultojë qeverinë se si të ulë borxhin!!! Se çfarë shkence është kjo që kërkon konsulencë, Rilindja e di!

Ndërkohë borxhi u shtua me 1 milionë…

Nga një kërkim në google, te kjo kompani paska punuar Macron-i…

Pas tenderit, bëhet takimi…

Hajde se po e pranojmë një takim për aq para, por a zgjidhi gjë?

Se mesa duket ju mbeti rekomandimi jo për BE, por për spital…”

32633100_442686556175790_1479413266202492928_n32633100_442686556175790_1479413266202492928_n32716503_442686579509121_1587425697922547712_nylli-manjaniii

Leave a Reply