Ish-lideri i njohur i “Lëvizjes së Dhjetorit” në vitin 1990, Shenasi Rama: Tirana është një çmendinë eksperimentale kriminale!

Shenasi Rama thotë se zhvillimet e fundit në rajon nuk janë aspak të favorshme për Shqipërinë, që e konsideron një shtet antishqiptar vllaho-bizantino-bektashi. Ish-lideri i njohur i “Lëvizjes së Dhjetorit” në vitin 1990 dhe sot profesor në Universitetin e Nju Jorkut në SHBA, i lidh trazirat dhe tensionet në Shqipëri dhe Kosovë, si një përpjekje për të futur Ballkanin në konflikt për interesat e Rusisë.

Nga ketu ne mes te lagunes ne Florida, pra pa shume informacion, mua me duket se po intensifikohet perpjekja serbe e natyrisht edhe sllavo-greke per ta terhequr Rusine ne nje perplasje te re me SHBA ne Ballkan.

Kosova do te jete nje fushe beteje, por edhe shteti Vllaho-Bizantino-Bektashi antishqiptar i Shqiperise, dhe natyrisht IRJM. Jo se nuk kane qene fushe beteje, por tashti te gjithe palet po i nxjerrin thikat dhe po rrine gati.

Vetem ne shqiptaret jemi me breket ulur dhe te dhjere aq sa biem pre e provokacioneve artificiale nga te gjithe palet, perfshire edhe parine e qelbur te Tiranes, qe vetem terheqin vemendjen dhe na shtyjne ne veprime te gabuara”, shkruan ai.

Rama komenton dhe zhvillimet e brendshme në Shqipëri.

Perpjekja me e fuqishme e parise se Tiranes eshte me e shite kete realitet si normalitet.

Realiteti eshte ai qe eshte, por normalitet nuk eshte. Thene ndryshe, njerezit jetojne edhe ne burg, por realiteti i burgut nuk eshte normaliteti i jetes njerezore.

Duhet nje nivel i papare marrezie kolektive me e ba te besueshem kete realitet jetese ne Tirane si normalitet.

Une jam naiv, e pranoj, por prape kisha guxue me thane se mua me duket se Tirana eshte nje cmendine eksperimentale kriminale dhe aspak normale.

Lumi shtyn edhe guret drejt detit dhe marrezia behet e pranuehsme kur te kryen pune!

Por si lumi edhe shtetet thahen kur nuk kane me para dhe ne Tirane nuk ka para si dikur….

Me e vazhdue kete marrezi kolektive pafundesisht”, shkruan ai, ndërsa komenton edhe protestën për taksën e vendosur për kalimin në “Rrugën e Kombit”.

E kuptoj se rruga ka nevoje per mirembajtje dhe se per kete duhet nje takse ose kalimi, ose e perfshire ne pagesat e tjera. Keshtu ben gjithe bota.

Mirepo kjo ndodh kur shteti nuk ka fond me vete apo takse me vete per kete pune.

Ne kete rast, shteti e ka mbledhur me 1% takse pagesen per Rrugen e Kombit.

Ishte qy ministri i Diaspordhes kur ishte kryeminister qe e pati vene per ndertim e riparim.

Taksa mblidhet gjithe kohen e gjithe diten.

Sipas te dhenave, jane mbledhur deri ne 200 000 000 nga kjo takse.

Mirepo, edhe e kane vjedhur. Edhe e vjedhin. Edhe duan ta vjedhin tre here apo kater. Sa te kene mundesi.

Pastaj duan ta japin me koncesion. Shkerdhata nga ato te dores se fundit”.

ma.me

http://www.javanews.al/shenasi-rama-tirana-eshte-nje-cmendine-eksperimentale-kriminale/