INTERVISTA NE EMISIONIN “TE PAEKSPOZUAR”/ Jozefina Topalli: PD po shkon drejt asgjësimit

Jozefina Topalli deklaroi se Partia Demokratike po kalon një moment mjaft të vështirë në drejtimin e Lulzim Bashës.

Topalli u shpreh se PD-ja po kalon moment edhe më të vështirë se në vitin 1997, ndërsa Basha nuk respekton Kushtetutën e PD-së.

“E kam parë veten edhe mes plumbave, por gjithmonë kam pasur besim tek kjo forcë politike.

Moment edhe më i vështirë se në 1997 për PD-në dhe kjo është ulëritëse”, deklaroi Topalli.

Ajo tha se PD po shkon drejt asgjësimit.

Ish-kryetarja e Parlamentit u shpreh se Partia Demokratike ka mbetur jashtë zgjedhjeve.

“Kjo nuk është lista e PD. Në këto zgjedhje nuk merr pjesë Partia Demokratike. Kjo është lista e z. Basha. Kjo i bie sikur kryeministri të mos njohi parlamentin, të mos njohi asnjëlloj institucioni. Të thotë kshu e kam vendos. Kjo është alarmante.”

Jozefina Topalli ka zbuluar edhe disa prapaskena pas “listës Basha”.

“Lista Basha’ nuk ka kaluar në asnjë forum të PD. ‘Lista Basha’ është e pakonsultuar me kryesinë e Partisë Demokratike.”

Sipas Topallit, Basha nuk njeh asnjë forum, madje nuk ka përfshirë në lista as sekretariatin e kryedemokratit dhe as njerëzit që qëndruan në çadër.

“Basha nuk njeh asnjë forum. Në listën e tij ëshë 70% jashtë grupi parlamentar. Pothuaj inekzistent është vetë sekretariati i z.Basha. Nuk është futur as kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Nuk gjej të përfaqësuar as ata njerëz që qëndruan në çadër” – u shpreh Topalli