Imzot Lazёr Mjedja, bariu i bekuem shpirtëror i Shkodrës, në përvjetorin e vdekjes

Imzot Lazёr Mjedja, bariu i bekuem shpirtëror i Shkodrës, kryeipeshkëv i drejtë dhe i parimeve të ngurta, njeri i çmuar dhe i dashur – i kundërshtuar dhe i respektuar. Hartuesi i uratës “Un prej Zotit jam i kështenë”.

  1. SH. – Vatikan

Më 8 korrik kujtojmë përvjetorin  e vdekjes së kryeipeshkvit metropolit të Shkodrës imzot Lazër Mjedjes, metropolit i Shkodrës, bari i drejtë dhe i parimeve të ngurta, njeri i çmuar dhe i dashur – i kundërshtuar dhe i respektuar. Hartuesi i uratës “Un prej Zotit jam i kështenë”.

Lazër Mjeda, lindi në Shkodër në një familje shumë të varfër, me 6 mars të vitit 1869, ndërsa vdiq më 8 korrik të vitit 1935. Imzot Lazër Mjedja kryeipeshkëv metropolit i Shkodrës, ka shërbyer si ipeshkëv edhe në dioqezën e Sapës, si kryeipeshkëv në dioqezën e Shkupit (Prizrenit). Luftëtar i pathyeshëm për të drejtat e fesë, atdhetar i flakët e veprues i panjollë, punëtor i vlefshëm i gjuhës e këshilltar dhe mbrojtës i shndritur, ndihmëtar zemërgjerë i letërsisë kombëtare, themelues e kryetar i shoqnisë letrare “Agimi” dhe i shoqnìs botuese Jeronyme.

Me 6 gusht të vitit 1891 u shugurua meshtar në kapelën e Seminarit Papnor të Shkodrës; shërbeu si famullitar në Plan, Pog e Mëgullë në Pult. Bortoi vjersha që këndohen ende sot nga fshatarët vendas. Me 20 janar të vitit 1901 u shugurua ipeshkëv i Sapës dhe qe ndër ma të rinjtë nga mosha.

Si ipeshkëv ndërtoi  shumë struktura kishtare si dhe krijoi e ndërtoi shkolla, si: në Dajç, ku mësoi për do kohë vëllai i tij Dom Ndre Mjeda, i cili administronte atë famulli kishtare; pastaj shkollën e Hajmelit të Iballës. Së bashku me të vëllain dom Ndreun krijoi Shoqninë Letrare “Agimi” e cila botoi tekstet shkollore të asaj kohe. Më 1905 qe emëruar si ndihmës i  ipeshkvit Imzot Guerinit dhe si i tillë rrethoi me mure e parmakë hekurit oborrin e Katedrales dhe ndërtoi rreshtin e dyqaneve në pjesën jugperëndimore të oborrit, si dhe plotësoi kullën e kishës.

Gjatë kësaj periudhe shoqnitë letrare janë në lulëzim të plotë. Më 1909 qe emërua Arqipeshkëv i Shkupit ku hapi shumë shkolla nëpër fshatra dhe punoi për lulëzimin e fesë e të kulturës në atë krahinë; ngriti struktura kishtare e i pasuroi, si dhe zbukuroi Kishën Katedrale të Prizrenit të Zojës Ndihmëtare. Në Shkup ndërtoi selinë arqipeshkvnore dhe shtëpinë e Kishës famullitare.

Më 1922 erdhi Arqipeshkëv i Shkodrës ku u vu menjëherë në punë për të përmirësuar dhe pasuruar Kishën e shtëpitë famullitare dhe nisi ndërtimin e Kishës së Rusit. Stolisi kapelën e Arqipeshkvisë, në formë artistike, nën drejtimin e artistit Kolë Idromeno, i cili me duart e veta goditi Elterin.

Themeloi Fletoren e Klerit Katolik dhe Fletoren e së dielës, botoi librin “Rruga e Shelbimit” dhe me 19 mars1923 bekoi kambanat e reja të Kishës Katedrale. Me 4 gusht 1929 shuguroi ipeshkëv Imzot Pjetër Gjurën Arqipeshkëv të Durrësit dhe Imzot Frano Gjinin ipeshkëv Abat të Mirditës në shtator të vitit 1930.

Të dielën më 7 korrik kur nëpër Kishat e maleve e të katundeve të Shqipërisë jehonte kënga monotone për nga melodia, por plot dalldi e burrëri për nga shprehja e fjalëve: “Un prej Zotit jam i kështenë”, hartuesi i saj, imzot Lazer Mjedja, metropolit i Shkodrës, kryeipeshkëv i drejtë dhe i parimeve të ngurta, njeri i çmuar dhe i dashur – i kundërshtuar dhe i respektuar, fillonte fazën e mbrame të jetës tokësore, hynte në agoni e të nesërmen më 8 korrik të vitit 1935 në ora 17.20 të, shpirti i tij i bardhë shkëputej ëmbël e fluturonte ndër krahë të Krijuesit të vet. e funerali i imzot Lazër Mjedjes qe ndër ma madhështorët që iu banë arqipeshkvijve katolikë në Shkodër e Shqipëri. Me 1926 pati kremtuar 25- vjetorin e ipeshkvisë.

Don Lazër Shantoja shkruante në revistën ‘Leka’ të vitit  1935 se nga imzot Mdjedja :

“Ka metë vetëm shembulli i madh qi na ka dhanë e shembujt e mëdhaj nuk janë dhanë kurr kot!

Nji bari shenjt ka dekë. T’a nderojmë.

Nji atdhetàr i pastër ka dekë. T’a ndjekim.

Nji burrë ka dekë. T’a qajmë.

Emzot, pse na lae?”.

Po kujtojmë se autori i Uratës së njohur te shqiptarët “Un prej Zotit jam i kështenë”,  është pikërisht imzot Lazër Mjedja

Un prej Zotit jam i kshtene

e gjithmone kshtu due me kene

Qysh n’ate dite qi jam pagzue

ne ket Fe Shejte jam i shkrue

dhe ne ket Fe une due me rrnue

kam me vdeke e s’kam me l’shue,

pse e di mire se s’ka shelbim

per njata qe s’kane besim.

Feja e Krishtit ne na mson

se i Zot vetem ne qiell sundon,

se ky Zot s’ka pase fillim

as s’ka kurr per te pase mbarim.

Ai i Lumi me ka krijue

per me e dashte e me ndigjue

e nji dite ka me m’gjykue

a ne parriz a ne ferr me m’cue.

Vec nji Zot e tjeter s’ka,

por prej Fes dime edhe ma:

se ne ket Zot jane sakt tre Vete

me i natyre e me i pushtete,

me nji te kenun me i Hyjni

e ksaj i thone Shejtja Trini:

Ati e Biri e Shpirti Shejt.

Vetja e dyte qe eshte Biri

per ne deshti me u ba nieri

me u ba nieri e me na pshtue

prej robnise djallit te mallkue,

pse ne dore te ti ne kjem shti

prej Adamit me i mkat te zi.

Biri i Zotit nieri u ba

Jezu Krisht emnin e ka.

Ai na leu prej Zojes se bekueme

me nji menyre gjith te mrekullueme

Tridhet vjete kur mur me i kap

Fen e vet ka dashte me e hape

ndej tri vjete tuj predikue

Fen qe Zoti vete ka cue

E fortcoi me mrekulli

qe shume bani me larmi.

Tek e mbramja per mekatenore

u lshoi veten cfutve ne dore

qe e rrahen e, e munduen

kryzt me ferra ja rrethuen

e mbandej me i dhane mundim

e kryqezuen me te madh poshtnim.

Po prej vdekje Krishti u ngjall

edhe e mujti hasmin djall

e ne qiell hypi gjith lumnue

vjen nji dite me na gjykue.

Kush ka te mbaje ket fe te vertete

e me vepra ta nderoje

ai shelbimin ka me gjete

e ne Tenzone me gezue gjithmone.

Ashtu kjofte.