IMPLEMENTIMI I MARREVESHJES/ Takohen sërish Rama dhe Basha. Emrat e propozuar nga PD për postet e kompromisit politik

Pesë ditë pas firmosjes së marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për ndryshime në qeveri, janë zbardhur emrat e 6 Ministrave, zv.Kryeministrit dhe Avokatit të Popullit.

JavaNews.al ka arritur të sigurojë emrat e propozuar nga Lulzim Basha ndërkohë mësohet se ata janë pranuar nga Rama.

Emrat e mëposhtëm pritet të votohen nesër në  Kuvend dhe të dekretohen nga Presidenti, Bujar Nishani.

Zv.Kryeminister: Ledina Mandia

M. i Puneve te Brendshem: Dritan Demiraj
M. Financave: Helga Vukaj
M. Drejtesise: Gazmend Bardhi
M.Arsimit dhe Sporteve: Mirela Karabino
M.Shendetesise: Arben Beqiri
M. Mireqenies Sociale: Xhuljeta Kertusha

Kreu i KQZ: Klement Zguri
Avokati i Popullit: Erinda Ballanca

***

Ka përfunduar pas 50 minutash takimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Kryeministri ka refuzuar të flasë për gazetarët duke u larguar në heshtje nga Pallati i Kongreseve.

Ndërkohë, Lulzim Basha ka komentuar shkurt duke paralajmëruar një deklaratë për shtyp.

***

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha janë takuar mbrëmjen e së dielës në Pallatin e Kongreseve.

Mësohet se shkak i takimit janë emrat e propozuar nga ana e Partisë Demokratike për 6 ministrat, zv.Kryeministrin dhe kreun e KQZ.

Më herët Rama tha se roli i tyre do të jetë vetëm ai i kujdestarit ndërsa theksoi se nuk ka asnjë bashkëqeverisje me PD përveç asaj që lidhet me garancinë për zgjedhjet.

Takimi i sotëm mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës vjen pas arritjes së paktit më 18 Maj dhe nuk ishte i njoftuar më parë për mediat.

/javanews/b.d