Idlir Shyti, një yll shqiptar në ngjitje ndërkombëtare si violonçelist

Idlir Shyti është një violonçelist shqiptar shumë i talentuar i cili zhvillon aktivitetin e tije artistik në Londër, dhe synon arritje ndërkombëtare. Studimet i beri ne Paris me Anssi Karttunen ne ENMP, Londër me Richard Lester ne Royal College of Music dhe ne Rome ne Conservatorio di Santa Cecilia me Maurizio Gambini.

Idlir Shyti ka interpretuar si solist me Südwestdeutche Kammerorchester, Orchestra del Conservatorio di Santa Cecilia, Orkestra e Akademisë se Arteve, Southbank Sinfonia, Hounslow Symphony Orchestra dhe ka marrë pjesë në festivale të ndryshme në Rome dhe ka performuar në salla prestigjioze si Palazzo Barberini, Salle Cortot, Amaryllis Fleming Concert Hall, Victoria and Albert Museum, Charlton House.

Idlir Shyti talentin e tije e ka zhvilluar me violonçelistë te njohur si: Yo-Yo Ma, Gary Hoffman, Wen Sinn Yang, Enrico Dindo, Giovanni Sollima, Johannes Goritzki, Jérôme Pernoo mes të tjerësh dhe masterklase në muzikë dhome . Idlir Shyti ky violonçelist në orkestër ka përformuar nën drejtimin e shumë dirigjentëve të njohur ,duke luajtur në salla prestigjioze si Royal Festival Hall, Queen Elisabeth Hall, Saint-Martins in the Fields dhe Milton Court ne Londër, Sheldonian Theatre ne Oxford, Town Hall Birmingham, Leith Theatre Edinburgh, Théâtre de Champs Elysèes ne Paris dhe Konzerthaus ne Berlin. Puna dhe synimet e tije janë për tu admiruar, dhe është e domosdoshme që publiku shqiptar të njihet me arritjet e këtij talenti i cili është në vazhdën e emrave të mëdhenj.