“I love New York”, ndahet nga jeta Stan Dragoti, shqiptari i famshëm i Hollivudit

Stan Dragoti, artisti i njohur me origjinë shqiptare u shua në moshën 86-vjeçare në Los Angelos – Kalifornia. Stan Dragotit, njihet nga shqiptarët si njeriu që “shembi” muret e Hollivudit, ose si njeriu që bëri rizgjimin e ëndrrave njujorkeze me fillimin e famshëm “I love New York”. Ai ka lindur më 4 tetor 1932 në New York City.

Prejardhja e tij është shqiptare. Vjen nga një familje Tepelenase, të cilët patën emigruar shumë herët në SHBA, raporton Shqip. Babai i tij Asllan ishte nga fshati me peisazh tërheqës, Dragot (mbiemrin e të cilit mban edhe artisti) i Tepelenës dhe nëna e tij Bahrie nga qyteti Tepelenë. Hapat e para të këtij gjeniu filluan që në fëmijëri.

Në moshë të vogël ishte tepër kureshtar dhe i interesuar ta shpenzonte kohën përballë programeve televizive. Çdo film që shikonte ishte i apasionuar ta komentonte me motrat dhe prinderit. Që në moshën 7-vjec filloi të vizatonte, imagjinonte dhe shumë skicime të moshës. Sipas Wikipedia, thuhet se këto ishin dhe zanafillat të cilat e çuan ëndrën e tij realitet. Mbaroi njekohësisht kolegjin në “Cooper Union” New York dhe shkollën e arteve vizuale. Ai bashkëpunon akoma që prej vitit 1968 me kolegun e tij Charli Moss.

Stani bëri emër që në hapat e para kur filloi si drejtor i një filmi, që pati sukses të pabesueshëm. Disa nga shitjet i kalonin shifrën 200 milion dollarë të çdo prodhimi të kompanis së tij. Njëkohësisht filloi të realizonte reklama për gjigantet e industrisë së linjave ajrore dhe atyre së prodhimit të makinave. Njeri inteligjent dhe krijues, duke i vënë në shërbim të kohës. U bë tepër i njohur dhe i kërkuar për vetë kohën. Mos vallë koha e kishte kujdesur për momentin e duhur që të bënte rizgjimin e ëndrrave Njujorkeze.

Eshtë e paharueshme për ata që kanë jetuar vitet 1970 kur i kujton filmin simbol – filmin që ka “pushtuar” reklamat dhe vitrinat shumëngjyrëshe të metropolit gjigand të botës Nju Jork për pjesën e filmit “I love New York”.

Një zemër “flakë e kuqe me dy gërma të mëdha NY” çka lexohet në shqip, “e dua me gjithë zemër Nju Jorkun”. Megjithëse kanë kaluar kaq vite kjo reklamë është si me thënë himni i njujorkezve “I love New York”.

Gjatë takimeve të shumta me ish-kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, në jetën aktive ai ka qenë jo vetëm duke diskutuar për kinematografinë, por edhe për lançimin e Shqipërisë në Hollivud, lançimi i turizmit shqiptar nëpër botë dhe pse jo të promovohej edhe toleranca fetare, që sipas artistit është mjaft e rëndësishme.

Regjisor i njohur me origjinë shqiptare, veçanërisht për filmat “Love at First Bite” (Dashuri me kafshimin e parë, 1979), një komedi e zezë mbi temën e Drakulës dhe “The Man With One Red Shoe” (Burri me një këpucë të kuqe, 1985), një komedi romantike me Tom Hanks dhe James Belush, i kishte shprehur idenë kryeministrit shqiptar për realizmin e tre projekteve kinematografike të rëndësishme.