I kjosha fal hirit tand, e shenjta Evë… ti qi m’tundove për me m’shpërblye me magjinë e mkatit

Nga Albert Vataj

Kurrë se t’i bjerë dielli kësaj toke e frymë t’marri tan’çka ka sos me ken dëshmim jetë n’kyt truall, nuk ka me pas tjetër shndrrues përtritës; t’gurit n’fjalë, t’territ n’shkulm vezullues drite, t’andrrës n’andje e adhurim, t’jetës në ç’ka asht meritim, se mekimi i zjarmt tand.
Qysh se ka ardh krijimi e rranj ka lshue n’këto shkëmbinj mundsish ngadhnjyese, tjetër forcë nuk ka guxue me sfidu zjarmin që ti ke përpush me pendët e tuja prej kerubini.
Je epun kah dallga ka cyt ma t’naltën kreshtë zemërate, njashtu paqsore, e brishtë e adhuruese, si tue dasht me diftue se ç’ka mundet me ba drita, se si vullnetlirë t’jepet ç’ka t’ban me u ndi zot.
Ke beh n’mue e m’ke tret. Je dhanun tançka n’ty jepet, e… ke pranu me marr vetëm ç’ka asht e jotja. Mundesh me ken gjithçka dhe un’ me t’pranu, por t’i je mjafatue me shejnin e asaj ç’ka ti je, Evë.
Na djegin zjarmet që mishi msheh, e prushtia e buzëve që kuqëlojnë ngjyn tançka syni e ledh me adhurim dhe epsh, Evë. Aroma e luleve dhe poleni i anden asaj ç’ka mrekullimi qëndis me dritë yjesh në epjen tande marroke. Kridhesh mbi petalen e ojnave dhe hirit tand, e asaj dalldije i’a shkokrron yjet prej qiellit qi e kllapit. Ndale lojën e mallkimit tand shejtnor, pash t’madhit Zot, se s’ka me pas ç’ka me e vue n’fre njat dëshirim qi don me t’dasht pa drasht, Evë.
Shkulmi njata sy prej shpirtit se… drue se po jepet fryma para se t’shterret limfa. Lëm me t’pa s’fundi her, para se t’fikem tue dasht me t’shndrru n’dritë, n’dritë qi m’mson me kqyr ç’ka s’kam mujt me pa derimtash. M’len me t’prek, me kast tue dasht me t’nez, qi n’mujsha me shpëtue t’muj se ç’ka me tregue për diellin, Edenin, mallkimin… Evë.
Ti ke lindun me ken yshtja e tan çmendunive, t’cillat kan’ mujt me mrujt njaq ndritshmëri sa ç’munden me pa vetëm njato sy qi i çil puthja jote. Ti jepesh krejt; mish e shpirt, shterron gjak e prush… pa lyp kurrsen ma shumë se dashni, njat qi i blatohet altarit tand e i shëlben ky adhurim çdo faj qi m’xen n’pendim. T’kjosha fal hirit tand e shenjta Evë, ti qi m’tundove për me m’shpërblye me magjinë e mkatit, e un’ qi pranova me ken i nënshtruemi i tan vuajtjeve t’epshit.