Humphrey Bogart, me bashkëshorten Lauren Bacall ishin çifti i aktorëve më popullor të kohës

Humphrey Bogart (New York, 25 dhjetor 1899- Hollywood, 14 janar 1957) ishte aktor amerikan i filmit dhe i teatrit.

Si fëmijë i një kirurgu të pasur fillon të studijoi medicinën, por menjëherë e ndërprenë. Gjatë Luftës së parë botërore shërbenë në marinën detare, ku edhe plagoset. Më vonë i bie në sy filmi dhe teatri. Është i pranishëm në skenat e Broadwayt si asistent, ndërsa më vonë si aktor dhe hynë në hapat e nënës së tij. Në fillim ishte koha e roleve të vogëla dhe të pa rendësishme. Kariera e vërtetë e Bogartit fillon më 1935 me rolin e një krimineli në “Malet me gur”. Me bashkëshorten Lauren Bacall bëhet çifti i aktorëve më të popullarizuar të kohës. Njeriu për të cilin Chandler ka thenë “e mjaftueshme është që ai vetëm të paraqitet, për t’i përfituar”, vdiq nga një karcinom në janar të vitit 1957, për pa i mbushë 58 vite.

Jeta e hershme

Bogard u lind në New York, si fëmija më i vjetër i Belmont DeForest Bogard (i lindur në korrik 1867, në Watkins Glen në New York – vdiq më 8 shtator 1934 në New York) dhe Maud Humphrey (1867 – 1941). Belmont dhe Maud u kurorëzuan në qershor 1898. Paraardhësit e babait të tij ishin folës të gjuhës angleze, me prejardhje holandeze dhe spanjolle. Bogart është një emër holandez, që do të thotë “dru frutor”. Nëna e tij ishte kryesisht me origjinë angleze, me një ndikim më të vogël të Uellsit. Babai Bogart ishte një prezbiterian, dhe nëna e tij një anëtar i Kishës Episkopale. Ditëlindja Bogart ka qenë një subjekt i debatit. Ajo prej kohësh mendohet ta ketë lindur në ditën e Krishtlindjeve në vitin 1899, e cila u shpik nga Warner Bros dhe është përdorur shpesh për sfond romantike, dhe në fakt ai ka lindur më 23 janar në vitin 1899, e cila është data që shfaqet në shumë nga akuzat. Megjithatë, këto histori ende duken të pabazuara: edhe pse kurrë nuk gjeti një çertifikatë lindjeje, një njoftim i lindjes së tij u shfaq në një gazetë në Boston në janar, të vitit 1900, dhe ka konfirmuar se ai ka lindur në ditën e Krishtlindjeve në vitin 1899, si dhe burimet e tjera.

Fëmijëria

I ati i Bogardit, Belmonti, ishte kirurg specialist i zemrës dhe mushkrive. Nëna e tij, Maud Humphrey, ishte një ilustratore komerciale e suksessshme, e cila ishte arsimuar në New York dhe në Francë. Ishte një femër militante. E kishte përdorë vizatimin e bebës të Humphreyiut për kampanjën e njohur për ushqim të fëmijëve Mellins. Fitoi rreth mbi 50 mijë dollarë në vit per ilustratime, që për atë kohë ishte një shumë shumë e madhe, në krahasim me bashkëshortin që fitonte rreth 20 mijë. Bogartët jetonin me banesë në Upper West Side, por e kishin edhe vikendicën në shtetin e New York.

Humphrey ishte nga tre fëmijë më i vjetëri. Kishte edhe dy motra, Frances dhe Catherine Elizabeth (Kay). Prindrit ishin shumë të zënë me punë zyrtare me karierat e tyre, prandaj edhe shpesh i acaronin marredhënijet. Rezultati i gjithë kësaj lente emocione te fëmijët. ‘’Unë e mbaj mend fëmijërinë që ishte e vështirë, por shumë e bukur. Puthja në familjen tonë ishte një ngjarje e vërtetë. Nëna dhe babai ynë ishin tepër të shqetësuar për motrën time dhe mua.”  Bogartët me fëmijun e tyre fitonin për veshjet e tyre të bukura, të rregullta dhe fotografive të “ëmbla” të cilat i pozonte nëna e tij për veshjet e firmës, Little Lord Fauntleroy, që më vonë edhe me emrin “Humphrey”. Nga babai e trashëgoi ndihmën për t’ju dhënë të tjerëve, peshkimin,dashurinë dhe rënjën në qendër të vemendjes në aktivitete të grave.