Humanizmi kapërcen kufijtë, biznesmeni malazez dhuron 2 milionë euro për të prekurit nga tërmeti

Tragjedia e dy ditqëve më parë që ka gaditur Shqipërinë ka bërë që njerëz nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora të japin kontributin e tyre në ofrimin e donacioneve për kapërcimin e situatës pas tërmetit 6.4 ballësh që shkaktoi dhjetra viktima dhe qindra të plagosur.

Por një lajm që na ka habuitur të gjithëve është një ndihmë që vjen për Shqipërinë nga Presidenti i klubit basketbollistik Mornar nga Tivari i Malit të Zi, Djordje Pavovecic.

Ai ka dhuaruar plot 2 milionë euro për të prekurit nga tërmeri në Shqipëri, raportojnë mediat Kosovare.

Në faqen e Instagramit “Basketboll pa Kufij”, kanë dalur informacione se njeriu i parë i klubit të basketbollit Mornar ka vendosur të dhurojë dy milionë euro për të ndihmuar Republikën e Shqipërisë.

Paviçeviç njihet si filantrop i madh dhe humanist. Muajin e kaluar ai ka ndërtuar një terren sportiv për fëmijë në qytetin e Tivarit në Mal të Zi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)