Historia e pabesueshme e James, 81-vjeçarit australian i cili ka shpëtuar 2.4 milionë bebe me gjakun e tij

Historia e James Harrison është historia e një heroi për të cilin duhet të flasë e gjithë bota. Sipas ”Shërbimit të Kryqit të Kuq” në Australi, ai ka dhuruar gjak thuajse çdo javë për 60 vite me radhë, duke shpëtuar jetën e më shumë se 2.4 milionë bebeve, I njohur si “burri me krahun e artë”, gjaku i 81-vjeçarit James Harrison ishte vërtet special.

Ai kishte antitrupa që luftonin sëmundjen, të cilat janë përdorur për të zhvilluar injeksionin Anti-D, që ndihmon për të luftuar sëmundjen hemolitike me rezus D. Kjo sëmundje zhvillohet gjatë shtatzënisë kur gjaku i nënës fillon të sulmojë qelizat e gjakut të të sapolindurit, duke shkaktuar dëmtime në tru ose vdekje të foshnjës. Sëmundja zhvillohet kur nëna ka rezus negativ të gjakut dhe foshnja ka rezus pozitiv, të trashëguar nga i ati. Antigjenet e ndryshme bëjnë që trupi i nënës të dëmtojë foshnjën. Edhe pse mjekët nuk janë të sigurt përse gjaku i Harrison përmban antitrupin e rrallë që lufton këtë sëmundje, ata besojnë se mund të ketë lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale në kraharor që ka kryer kur ishte 14 vjeç.

Harrison filloi të dhurojë gjak pasi e rimori veten nga operacioni. Sapo mjekët zbuluan se gjaku i tij ishte krejtësisht i ndryshëm nga të tjerët, ai filloi të dhurojë plazma të gjakut për të ndihmuar më shumë njerëz. Tani është koha që ai të tërhiqet, duke qenë se Australia nuk e lejon dhurimin e gjakut nga personat mbi 81 vjeç. Harrison ka marrë një sërë vlerësimesh për zemërgjerësinë e tij. Dita