Historia e Matthias Sindelar, futbollistit që refuzoi Gjermaninë e Adolf Hitlerit

‘Mozarti i futbollit’, Matthias Sindelar, kategorizohet si lojtari më i mirë austriak i të gjitha kohërave. Golat e tij, driblimet dhe shpejtësia, kishte bërë që mijëra tifozë të futbollit të çmenden pas tij, përfshirë edhe një person jo të afërt me futbollit, siç ishte diktatori brutal i Rajhut të Tretë, Adolf Hitler.

3 prill i vitit 1938, shkroi historinë e jetës së tij, pasi ‘Njeriu prej letrës’, nofkë që iu dha për aftësitë e tij që t’i kalonte rivalët në fushë, bëri që për të të shqetësohej edhe Hitleri.

Dy muaj para se të fillonte Kupa e Botës në Francë, çekut iu desh ta merrte një vendim të madh.  Ai kishte lindur në Çeki, por erdhi në Vjenë në moshën 15 vjeçare dhe aty filloi të luajë futboll.

Si 15 vjeçar ai debutoi me klubin tani të njohur austriak Austria e Vjenës, ku fitoi shumë trofe.

Në vitin 1926, si 23 vjeçar ai fitoi një ftesë nga Kombëtarja e Austrisë. Ai u bë pjesë edhe e ekipit të famshëm kombëtar austriak që njihej si Wunderteam (Ekipi i ëndrrave).

Me Austrinë në vitin 1934, shkoi në gjysmëfinale ku humbën ndaj Italisë. Sindelar ishte i gjatë 1.75 dhe peshonte 63 kilogram. Luante sulmues qendre.

Për të kishte shkruar edhe poeti austriak, Friedrich Torberg, madje edhe një libër mbi vdekjen e tij.Kjo pasi ai kishte shënuar hiq më pak se 600 gola gjatë gjithë karrierës së tij në Austri.

Pas humbjes nga Italia në vitin 1934, katër vite më vonë do të zhvillohej Kampionati Botëror në Francë.  Por gjatë kësaj kohë Austria ishte nën regjimin e Gjermanisë.

Ardhja e gjermanëve kishte bërë që kampionati të shkrihej, ndërsa shumë lojtarë dhe klube hebreje, u larguan dhe u dëbuan nga Austria.

Shumë lojtarë të njohur të kombëtares austriake iu bashkuan asaj gjermane me synimin që të fitohej Kupa e Botës e vitit 1938.3 prill i vitit 1938 që u përmend më herët është data historike, kur në stadiumin ‘Prater’ do të zhvillohej ndeshje e fundit e kombëtares austriake.

Sindelar ishte kapiteni i atij ekipi legjendar austriak. Ndeshja ishte e kurdisur që Gjermania ta fitonte edhe pse ishte ndeshje miqësore.‘Mozarti i futbollit’ e dinte këtë gjë, por ai e sfidoi Hitlerin, i cili ishte në stadium.   Gjermania pësoi me rezultat 2-0 në atë ndeshje, ndërsa Matthias Sindelar arriti të shënojë njërin nga golat.Humbja nuk e shqetësoi Hitlerin, sa e shqetësoi festimi i çekut me shtetësi austriake, pasi festa e tij ishte refuzim i regjimit nazist.

Ajo ndeshje doli të ishte e fundit për lojtarin që me magjitë e tij mund të krahasohej me Messin e ditëve të sotme, pasi ai nuk pranoi të bashkohet si të tjerët me Kombëtaren Gjermane.

Gjermania u eliminua në Botërorin e vitit 1938 nga Zvicra, ndërsa ai e mbylli karrierën me Austrinë me 27 gola në 44 ndeshje.Pasi ai nuk ishte hebre, nuk kishte masa ndaj tij, por ai kishte mbajtur kontakte me shumë hebre, gjë që i shqetësoi gjermanët. Kjo bëri që policia gjermane e njohur si Gestapo të vihej pas tij.

Matthias Sindelar, kah fundi i karrierës

Me 23 janar të viti 1939 vjen lajmi i hidhur për të. Ai u gjend i vdekur në dhomë së bashku me të dashurën e tij, Camilla Castagnola.“Vdekje nga konsumimi i dyoksidit të karbonit”, thuhej në autopsinë e Spitalit të Vjenës.Mbi 40 mijë qytetarë e përcollën funeralin e tij, duke mos besuar asnjëherë në arsyen e vdekjes së tij.

Ai ishte lojtari më i mirë austriak i të gjitha kohërave, ndërsa lëvizjet e tij në kohën moderne i kanë bërë disa lojtarë, por Lionel Messi, shihet si më i përafërti, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)

http://www.javanews.al/dossier-historia-e-matthias-sindelar-futbollistit-qe-refuzoi-gjermanine-e-hitlerit/