HETIMI I PROKURORISE SPECIALE NE SHBA/ “Russiagate”, hetime mbi operacione financiare të dhëndrit të Trump

Prokurori special që po heton për “Russiagate”, Robert Mueller, është duke hetuar mbi veprimet financiare të Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i Donald Trump.

Lajmi raportohet nga “Washington Post”, duke cituar burime hetimore që flasin edhe për disa llogari të tjera të personave që janë shumë afër Trump, si ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, Michael Flynn, dhe ish-përgjegjësit e fushatës, Paul Manafort dhe Carter Page.

Bashkëshorti i Ivanka Trump ishte nën shënjestrën e hetimit për takimet e tij me ambasadorin rus në Uashington, Sergey Kislyak, veçanërisht për një intervistë të mbajtur në dhjetor, gjatë së cilës Kushner ka propozuar që të krijohet një urë speciale komunikimi mes administratës Trump dhe Kremlinit.

Hetimet e reja mbi dhëndrin e presidentit zgjeron hapësirën e hetimit të prokurorit dhe rrit presionin mbi Trump për pengimin e mundshëm të drejtësisë.

gazeta-Shqip.com