HEROI YNE KOMBETAR/ Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, “Mesia” që shpëtoi qytetërimin kristian

Nga Ndue Bacaj

Rreth njëmbëdhjetë shekuj pasi zhvillimi e qytetërimi i njerëzimit kishte marrë një fytyrë krejt të re, madje më të ngjashme se asnjëherë me atë që predikonte doktrina shpëtimtare e Jezu Krishtit, tashmë e përqafuar pa rezerva nga pjesa më e civilizuar e botës, ku njeriu e ndiente veten ashtu siç e kishte falur Zoti dhe predikuar Biri i Tij hirplotë, i cili ishte i vetmi burim shprese për jetën jo të lehtë tokësore, por mbi të gjitha për jetën e amshuar qiellore. Diku larg në kontinentin e verdhë në Azi kishte filluar të mbinte fara e një perandorie „krisma“ e së cilës pa kaluar shumë kohë do të shkatërronte jo pak nga qytetërimi e besimi që i dedikohej Kristianizmit, si doktrina që i frymëzonte në këtë zhvillim të pandalshëm. Por për ironi të fatit mëkatar perandoria e qytetërimit të “Ri” deklaronte se frymëzohej po në emër të profetëve të dërguar nga vetë Zoti, krijuesi i gjithësisë. Natyrisht Profetët nuk jetonin më, e ata që i predikonin po krijonin një besim e qytetërim sa të vjetër e aq të harruar prej shekujsh nga qytetërimi i ri Kristian. Frymëzimi i “Profetëve” të kësaj Perandorie nuk bazohej as në Islamin e as në Islamizmin e vërtetë, por në qëllimin e vetëm, plotësimin e epsheve antinjerëzore të prijësve grabitqarë e ushtarakë, edhe pse e quanin veten Sulltan e të dërguar të Zotit në tokë. Gjithsesi kjo Perandori që po krijohej nga një fis i madh turk me emrin e parit të tyre Selçuk (Selçukët), që me luftëra të tmerrshme ku herë pësonin fitore e herë humbje, arritën të pushtojnë mjaft nga popujt e tokat e Lindjes së Mesme, ku fill pasi kishin pushtuar Bagdadin në vitin 1055 shpallën edhe doktrinën e tyre shkatërrimtare që në themel kishin Luftën e Shenjtë kundër Perandorisë Kristiane të Bizantit. Natyrisht pas kësaj pati reagime jo të pakta nga bota kristiane, e cial që nga Franca e Anglia u mobilizua për të  mbrojtur qytetërimin kristian, por edhe simbolin e saj Jeruzalemin. Pas kësaj nga mesi i shekullit 13 – të, tartarët e xhinxhix Khanit pushtuan Anadollin, shkatërruan turqit Selçukë. Por nga fundi i shekullit 13 – të turqit e Anadollit u shkëputën nga zgjedha Tatare duke luftuar nën Emirin e tyre Osman që u paraqit si trashëgimtar i Selçukëve. Ky themeloi perandorinë e famshme Osmane. I biri i Osmanit sihte Orhani i cili mori titullin e parë të Sulltanit. Madje ky arriti të martohej me vajzën e perandorit të Bizantit me rezidencë në Kostandinopol (Stambollë), ku ky miqësim u bë për të luftuar kundër Serbëve të Stefan Dushanit. Për ta paraqitur sa më bukur rritjen e forcimin e kësaj Perandorie Turke po citoj disa rreshta nga libri i z. Mustafa Kruja me titull “Antologji e Hitorisë” i cili thotë: “Kështu u mbjell në zemër të Anadollit kjo menjollë (pemë) e çuditshme e cila tuj gjetun kushtet ma të bukura për të zanë rranjë epër t’u rritun, u bë në pemë që një ditë do të mbërrinte me mbulue me hijen e vet gjithë Azinë e Vogël, Sirinë, Mesopotaminë, Arabinë, Egjyptin, Sudanin, Libinë, Tunizinë, Algjerinë, Krimen, Ukrainën, Besarabin e tanë gadishullin Ballkanik në të dy anët e Danubit e Hungarinë”. Mjerisht  pas gjithë kësaj fatkeqësie që po gllabëronte qytetërimin, Biznati sa vinte e dobësohej e Perandoria Turke forcohej, duke u bërë rreziku i pashmangshëm i vetë perandorisë së Bizantit e qytetarëve të saj kristianë. Për t’i dalur zot qytetërimit kristian në Ballkan shtetet ballkanike në vitin1389 u bashkuan e organizuan në luftën e shenjtë në betejën e tmerrshme të Fushë –Kosovës, që fatkeqësisht u fitua nga Turqit, nga ku filluan pushtimin e trevave të bekuara të Ballkanit e më gjerë.

Tashmë Botës Kristiane po i kërcënohej zhvillimi e qytetërimi shekullor. Serbia, Greqia, Bullgaria ishin preja e parë e Perandorisë turkoshake, natyrisht edhe trevave shqiptare u sillej kjo re e zezë që paralajmëronte Stuhinë që nuk do të vononte. Shqipëria e asaj kohe e ndarë në principata, madje herë mike e herë armike me njëra – tjetrën u mundua të rezistonte, ku padyshim në ballë të kësaj rezistence do të ishte dhe familja princore e Kastriotëve, që ishte edhe më e fuqishmja e Shqipërisë së Mesme, me në krye Gjon Kastriotin i cili me shumë shqiptarë kishte marrë pjesë edhe në betejën e Fushë – Kosovës në vitin 1389. natyrisht pas kësaj ishte e vështirë që shqiptarët t’i bënin ballë stuhisë turkoshake, ata ndonëse luftuan, humbën duke rënë principatat njëra pas tjetrës në duar të Osmanllinjëve. Pikërisht pas kësaj në vitin 1423 princit Gjon Kastrioti i merren peng katër djemtë e tij nga Sulltani, ku njëri ndër ta ishte Gjergj Kastrioti (më i vogli) i cili sipas shumë dokumenteve kishte lindur në vitin 1405, pra ishte plot 18 vjeç kur u shkëput gna gjiri i familjes e atdheut tashmë të robëruar. Pas kësaj Sulltan Murati i II i detyroi katër vëllezërit Kastrioti të pranojnë të bëhen të fesë Islame. Madje Gjergjit i ndërroi emrin due e quajtur Iskënder – bej, që në shqip njihet Skënderbe (kjo ishte në Kujtim të Aleksandrit të Madh, që do të thoshte Princi Aleksandër).

Duke parë aftësitë e Skënderbeut, Sulltani e shkolloi dhe e përgatiti si një komandant të tij të fuqishëm. U duke parë shkathtësinë dhe mprehtësinë e Skënderbeut ai shpejt i dha grada në ushtrinë e tij, duek i “besuar” detyra tepër të rëndësishme ushtarake në ekspeditat pushtuese e ndëshkimore kundër ushtrive Kristiane të kohës, fati i të cilave ishte si mos më zi. Ku për ta bërë sa më “origjinal” tmerrin e këtyre viteve po citojmë nëj autor bashkëkohës (Ch. Diehl – Le Monde Oriental de 1081 a 1453, shqip Bota Lindore në vitet 1081 deri në vitet 1453), i cili shkruan për zaptimin e vendlindjes së Lekës së Madh nga Turqit : “Si shpendët e qiellit, Islamikët u përhapën kudo tuj vra njerëz e tuj marrë rob ata që mbeteshin të gjallë. Vendi u shkretua nga njerëzit, kafshët dhe pemët e tokës. Nuk kishte ma princë, as prijës, nuk kishte ma kush t’i dilte zot dhe të shpëtonte popullin nga ky rrebesh. Frika e Islamikëve i bante të gjithë me marrë arratinë, dhe zemrat e heronjve dridheshin nga tmerri ma keq se të grave. Kishte arritë puna saqë të gjallët me ju a pasë lakmi të vdekurve”. Në këto kushte, megjithë pushtetet e selametet që i kishte besuar sulltani Gjergj Kastriotit në shpirtin e zemrën e tij vlonin idetë e atdhedashurisë e besimit kristian që ia kishin mohuara dhunshëm. Madje ai këto ide i ruajti thellë në shpirtin e tij prej shqiptari e Kristiani të devotshëm deri n vitin 1443, plot 20 vjet, kur kryeheroi i kohës Janosh Huniadi i Hungarisë u printe ushtrive Kristiane të Europës në betejat me ushtritë turke. Ndeshja e dy ushtrive ishte planifikuar në Zonën e Nishit shqiptar (Kosovës), ku padyshim edhe vendi që i përkiste racës së Skënderbeut duket se e ndihmoi për t’i zgjuar përfundimisht ndjenjat e Shqiptarisë që nuk do t’i shuheshin kurrë. Marrëveshja me Huniadin bëri që kjo betejë e frikshme të fitohet nga ushtria kristiane, nga ku filloi kthimi i “bujshëm” i Skënderbeut në krye të treqind trimave shqiptarë në atdheun e tij të zaptuar keq nga çallma turke. Tashma Gjergj Kastrioti me trimat e tij pasi detyruan qatipin e Sulltanit për t’i dhanë një ferman për guvernatorin e Krujës për t’i dorëzuar Kështjellën, u kthyen në atdheun e bekuar nga Zoti e robtuar nga djalli me fytyrë robi. Porsa ky trim i racës sonë u kthye në Krujën e çliruar u kthye në fenë e vërtetë të tij e të parëve të tij pra në Kristianizëm nga ky edh shpalli luftën e shenjtë kundër invaduesve Muhamedan. Tashmë në Kështjellën e Krujës përësri valonte flamuri kuq e zi i Kastriotëve, por edhe i gjithë shqiptarëve, që shpejt do të bëhej edhe i krejt Kristianizmit të rrezikuar nga të pa fetë e “fesë Islame”. Gjergj Kastrioti pasi arriti të marrë shumicën e pikave që kontrollonte pushtuesi Osman fitoi të gjithë shqiptarët që ishin detyruar të ndërronin fenë Kristiane me atë Muhamedane, të kthehen menjëherë në fenë e vërtetë të tyre e të parëve të tyre, në atë Kristiane. Madje për ta realizuar këtë “normë” që kërkonte gjaku i të parëve tanë ai urdhëroi që të gjithë ata që nuk pranonin të përshkoheshin në kalvarin e zhdukjes fizike, pasi ata nuk ishin shqiptarë po turq siç e quanin veten, e natyrisht turqit ishin vetëm pushtues të atdheut e qytetërimit, e si të tillë nuk meritonin të rëndonin mbi dheun e të parëve tanë. Pas kësaj në truallin tonë u rrit se tepërmi entuziazmi e besimi i tërë shqiptarëve tek prijësi i tyre që po u sillte lirinë e besimin e munguar prej kaq vitesh. Gjergj Kastrioti për të realizuar veprën e shenjtë për të cilën ishte betuar para Zotit, u bëri thirrje të parëve të krejt shqiptarisë, qëtë bashkoheshin në një komandë të vetme, realizimin e të cilës do ta arrinte në Kuvendin e Lezhës më 02 mars 1444, ku ndër prijësit më të shquar të shqiptarisë në këtë kuvend bashkimi e forcimi ishin: Pal Dukagjini, Pjetër Shpati, Gjergj Balsha, Andera Topia, Teodor Muzaka, deri edhe Stefan Cernojeviçi i Zetës (Malit të Zi) e tjerë. Gjergj Kastrioti me trimat e tjerë në këtë kuvend historik edhe njëherë proklamoi luftën e shenjtë kundër Sulltani Muratit, i cili në atë kohë ende kishte granizonet e tij në Vlorë, Kaninë, Gjirokastër, Berat dhe Elbasan, si dhe siç e kemi shkruar më sipër që në vitin 1389 Serbia ishte bërë Provincë Otomane me Despot Gjergje Brankoviçin që i kishte marrë të bijën për gruamì, dhe dy djemtë peng, ndërsa Bullgaria që me 1393 kishte ra nën këmbët e turqve, ndërsa Perandoria Bizantine po kthehej në një fantazëm të pështirë. I vetmi udhëheqës Kristian që luftonte kundër turqve sihte Huniadi i Hungarisë, pra pak shumë pak për t’i dalë zot botës dhe qytetërimit Kristian që rrezikohej të kthehej atje ku ia kishte nisur dhjetëra shekuj më parë.

Bota Kristiane e Perëndimit në Shqipëri përfaqësohej nga Venediku e cila ksihte edhe një rol disi okupues në Skelat e Tivarit, Ulqinit, Lezhës e Durrësit, ku kjo “fuqi” kristiane ishte e dobët ushtarakisht për t’u përballuar me hordhitë Otomane, e si rezultat u tregua mjaft skeptike në raportet me prijësin legjendar të shqiptarëve dhe vetë botës Kristiane. Gjithsesi Shqipëria shpejt largoi edhe mbeturinat e fundit të ushtrisë Turke që ende mbanin disa granizone si më shkruam sipër. Sulltan Murati e priti lajmin e kthimit të Skënderbeut në origjinën e shqitparisë si një ofezë personale që mendoi ta ndëshkonte me shpejtësi. Pikërisht në qershor të vitit 1444 dërgoi një ushtri turke prej 25 mijë ushtarësh, ku shumica ishin Kalorës me në krye një nga gjeneralët e tij besnik, Ali Pashën. Por tashma Skënderbeu kishte arritur të organizonte jo pak trimat shqiptarë. Beteja u zhvillua në luginën e Dibrës ku armiku la në këtë fushë beteje rreth 7000 të vrarë, ndërsa nga forcat shqiptare as 2000 të vrarë. Për këtë betejë Marin Barleti thotë: “U ndeshën Luanët me luan”, ku padyshim Luanët e kryeluanit Skënderbe fituan, e ku kjo fitore e parë e Skënderbeut mori jehonë në mbarë Europën Kristiane. Papa Eugjeni i IV, Mbreti Ladislav i Hungarisë e Polonisë dhe Duka i Burgonjës Filip le Bon e brohoritën me një entuziazëm të pa parë. Pas kësaj në Krujë, kryeqendrën e trimit filluan të vijnë të deleguar të Europës Kristiane të cilët kërkonin aleanca e bashkëpunim.

Në këtë kontekst dallohet ajo e Mbretit Ladislav i III – të në dhjetor 1444. Madje për t’u konkretizuar kjo Skënderbeu u bë gati për të shkuar në ndihmë Huniadit në një betejë që po zhvillonte me truqit në Skelën e Varnas të Detit të Zi, ku Despoti i Serbisë Gjergj Brankoviçi ndaloi kalimin e ushtrisë shqiptare nëpër tokat e Serbisë. Gjithsesi Kristianët humbën një betejë tepër të rëndësishme, madje në këtë luftë mbetën të vrarë veët mbreti Ladislav dhe i dërguari i Papës Kardinali Cesarini. Në fakt tashma qendra e luftës në mes dy botëve, asaj Kristiane e asaj “Muhamedane” po çvendosej në Shqipëri. Për ta mposhtur këtë rezistencë gati hyjnore Sulltani që në vitin 1444 e vazhdim dërgoi disa ushtri me gjeneralët tij më të shquar, por që të gjithë pësuan disfatë pas disfate, duek bërë të që binte duhia e kësaj perandorie për shkatërrimin e botës Kristiane. Duke pësuar këto disfata vendosi të provojë “fatin” në krye të në ushtrie vetë Sulltan Murati II në vitin 1450, ky në fakt është edhe rrethimi i parë i Krujës. Në këtë luftë luanët shqiptarët fituan mbi armatimin modern të kohës, mbi numrin disa herë më të madh të ushtarëve turq, aq sa pas pesë muajsh luftimi vetë Sulltani u detyrua të kthehet me turp në kryeqytetin e tij. Pas kësaj fama e Skënderbeut po rritej në mënyrë të paparashikueshme tek bota Kristiane, pasi në fakt ishte hera e parë që ushtria turke thyhej në beteja kur komandohej nga vetë Sulltani. Pas kësaj periudhe të vështirë Skënderbeu e pa veten në vështirësi pasi shumë herë bashkëluftëtarët e tij e dezertuan apo tradhëtuan, pikërisht ashtu siç kishin tradhëtuar vetë Jezu Krishtin ndonëherë apostujt e tij, ku shpesh ose sihin penduar ose vetë Jezu Krishti me ndihmën e Atit ksithe dalë “fitimtar”. Madje Skënderbeu iu drejtua Mbretit të Napolit Alfonsit V – të. Gjithsesi turqit që në vitin 1453 kishin marrë nën sundimin e tyre kryeqytetin e Bizantit Kostandinapulin (Stambollin), për të cilin fatkeqësisht që në vitin 1452 admirali i Bizantit, greku Notares kishte deklaruar se më parë preferonte që Kostandinapolin ta pushtonte çallma turke, se të shihte aty kapelen e Kardinalit (Katolik) të Romës. Mjerisht siç thamë kjo u bë realitet vetëm një vit më vonë. Tashma Skënderbeu në vitin 1451 ishte martuar me princeshën Andronika që shpesh thuhet Donika qështe e bija e Gjergj Aranitit, princit të Vlorës, martesë e cila influencoi mjaft për të mbyllur “krizën” e besimit në mes disa prijësve shqiptarë. Betejat e Skënderbeut janë të shumta, por rreth 22 janë ato të cilat shpëtuan Shqipërinë e qytetërimin kristian në krejt Europën, nga tmerri i hordhive Turkoshake, kur për  të shkruar për to do të duhen mijëra faqe historie, por unë dua të theksoj disa nga më kryesoret që shpëtuan Shqipërinë e Europën, por edhe e bënë të pavdekshëm tashma Mesinë e Ri njerëzor që mbronte doktrinën kristiane të Mesisë Hyjnore pas rreth 15 – shekujsh lulëzim.

Ishte viti 1457 kur Sulltani dërgoi një ushtri prej 80 mijë vetash me qëllim që t’i jepte goditjen vdekjeprurëse tashmë dishepullit jo vetëm të shqiptarizmit por të krejt Kristianizmit Europian. E atëherë kur kjo ushtri e madhe e me mjete tepër moderne për kohën po kërkonte të hynte triumfalisht në tokat Arbërore (siç thirreshin atëherë tokat shqiptare), Skënderbeu me një ushtri disa herë më të vogël, por me ndihmën e vetë Zotit u vërsul vrullshëm duke i shkaktuar ushtrisë armike turke rreth 30 mijë të vrarë, ndonëse me këtë ushtri kishte ardhë një nga “apostujt” e Mesisë Skënderbe që e kishte tradhëtuar (si Juda Iskarioti Jezu Krishtin), por që mbeti në dorën e vetë Atletit të Krishtit siç kishte filluar të thirrej Gjergj Kastrioti. Kjo fitore e Skënderbeut mbi turqit mahniti botën, aq sa Papa Kalikst i III – të e emëroi Gjergjin “Kapedan të selisë së Shenjtë”, madje në një letër që i dërgon Perandorit të Gjermanisë e quan “ushtar të Krishtit me krahun e palodhur”, por në një rast tjetër Papa Kalisti e quan edhe “birin tonë të Shenjtë”. Natyrisht Skënderbeu në një rast të vështirë për Italinë (për mikun e tij Ferdinandin) ai më 1461 i shkoi në ndihmë në krye të 3000 luftëtarëve, ku lajmi i ardhjes së tij e mbushi Italinë me famën e ngadhnjimit e fitores së Ferdinandit mbi armiqtë aq sa ai e quajti Skënderbeun “Babë”. Tashma Mehmeti II – të e kishte zemrën të mbushur me urrejtje të pashoqe, prë Skënderbeun i cili jo vetëm e kishte mundur në luftërat gjakatare, por mbi të gjitha ishte bërë heroi i kohës në mbrojtje të krejt Europës Kristiane, e cila Skënderbeun e respektonte e nderonte si një kryehero e Mesi të ri që mbronte krejt kristianizmin. Natyrisht në këto kushte pengesa kryesore e Osmanllinjëve për të shkatërruar qytetërimin kristian të Europës  ishte pikërisht Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Në këtë kohë që shpesh mbretëritë e Europës e shikonin me admirim mbrojtësin e tyre Skënderbeun, shpesh nuk i afronin ndihma, ose ia vononin ato, e për këto “fajin” e kishte ose smira, ose mbi të gjitha frika e ndëshkimit të perandorisë turkoshake. Por qytetarë të botës kristiane shpesh kishin ardhur në Krujë për t’u rreshtuar përkrah ushtrisë së Skënderbeut, ku vlen të theksohet se këta ushtarë të “Krishtit” vinin edhe deri nga Anglia e largët për kushtet kohore. Rrethimin e tretë të Krujës, Sulltan Mehmeti II e bëri më 1466, por përsëri dështoi para forcës njerëzore e pse jo edhe forcës hyjnore të Skënderbeut me ushtrinë e tij, e cila me sa duket ishte e bekuar prej vetë Zotit e Birit të  Tij Jezu Krishtit që si mbrojtës tokësor ksihte dërguar Princin Shqiptar Gjergj Kastriotin (Skënderbeun). Natyrisht edhe vetë Engjëjt që zbresin në tokë janë të përkohshëm, pasi ata i takojnë mbretërisë së Qiellit, e si i tillë Gjegj Kastrioti shkoi me shpirtin e tij pranë frymëzuesit e adhuruesit të tij Jezu Krishtit më 17 janar 1468. Duke lënë në tokën Arbërore, trupin e tij të shenjtë, i cili u varros në Katedralen e Shën Kollit Lezhë. Pas kësaj lajmi nuk u besua për shumë kohë pasi ai njihej si i pavdekshëm, por pikëllimi i Europës ishte jashtëzakonisht i madh, ata dalëngadalë filluan të kuptojnë se kishin humbur mbrojtësin e tyre, mbrojtësin e doktrinës jetëdhënëse të Jezu Krishtit. Natyrisht perandoria turkoshake me Sulltanin e saj ishte e vetmja që u ngazëllye, madje Sulltan Mehmeti II kur mori lajmin bërtiti: “Mjerë Krishtërimi që ka bjerrë shpatën dhe mburojën e tij, tash më në fund Europa dhe Azia janë për mua. Ruajna Zot që të kemi një armik tjetër Luan si ai”. Dhjetë vjet nga dita që vdiq Skënderbeu turqit arritën ta pushtojnë Krujën, madje turqit hapën varrin dhe eshtrat e tij i varnin si hajmali në qafë për të mos i prerë shpata. Madje nga bota dhe vetë turqit besohej edhe për një ringjallje, aq sa disa vjet pas vdekjes së Skënderbeut një ushtri turke që po luftonte në krahinat e Shkodrës, besoi lajmin e përhapur se Skënderbeu ishte ringjallur e po vinte me një ushtri në këto krahina, nga ku kjo ushtri turke u shkatërrua nga paniku e tmerri.

Madje Sulltan Mehmeti II pati thënë: “Mos të kishte lindur Skënderbeu unë do kisha martuar gjiun e Adriatikut me Republikën e Venedikut, i kisha vënë çallmën në krye Papës e hënën drapërore mbi kupolë të Shën Pjetrit”.

Fatmirësisht për qytetërimin kjo nuk ndodhi edhe pasi vdiq Skënderbeu, pasi disa vite më pas vdiq edhe vetë Sulltan Mehmeti II në mënyrë të papritur, pikërisht gjatë një ekspedite që donte të pushtonte Selinë e shenjtë në Itali, me sa duket vetë Zoti e ndaloi këtë, pasi njerëzimi me kryeheroin tonë Gjergj Kastriotin kishin dhënë prova të mjaftueshme para Zotit se e meritojnë mbrojtjen e qytetërimit Kristian për të cilin ishin sakrifikuar thuajse në mënyrë Biblike. Tashmë pas kësaj Europa e Bota kristiane i thuri lavde e legjenda, u shrkuan miliona faqe librash, u bënë krahasime me engjëj e apostuj, deri me vetë të dërguarin e Jezu Krishtit në tokë. Madje edhe sot në Vjenë është gdhendur në ar në përkrenaren e tij: “Jezusi i Nazaretit Bekon Gjergj Kastriotin, princin e Matit, Mbretin e Arbërisë, Tmerrin e Turqve, Mbretin e Epirit”. Ose siç shkruan një albanolog kroat (Milan Shuflai) Skënderbeu është krijesa më hyjnore e racës shqiptare. Gjithsesi pa kaluar shumë kohë nga vdekja e Skënderbeut trevat shqiptare u lanë në mëshirë të fatit nga Europa Plakë, e si të tilla ato u pushtuan një nga një nga Perandoria Otomane. Fatin e të cilave e përshkruan mjaft bukur Tajar Zavalani në librin e tij “Historia e Shqipërisë”, i cili ndër të tjera shkruan: “Mbas pushtimit otoman Shqipëria u mbush me gërmadha dhe ra në “gjumë”. Vala e shkatërrimeve që kishte filluar me invazionet sllave arriti kulmin dhe nuk mbeti gjë e çmueshme. Qytete të lashtë dhe të lulëzuar, me kështjellat, tempujt, kishat, kuvendet dhe shumë monumente të tjerë të kulturës dhe të fesë u rrafshuan për tokë, ose u lanë të shemben vetvetiu. Shkurt vendi u kthye në errësirën e Mesjetës”. Ku padyshim kjo errësirë ende na mundon edhe sot në kohëra të tjera moderne, ku për ta krahasuar me sa më origjnalitet, po citoj Papa Pavlin II që përshkruan gjendjen e shqiptarëve, në një letër që i drejton Dukës së Burgonjës gjatë pushtimeve turke pas vdekjes së Skënderbeut: “Njeriu nuk mund të vëzhgojë pa iu mbushur sytë me lot anijet që degdisen në brigjet e Italisë të mbushura me njerëz që vijnë nga Shqipëria. Këto gra të veshura si mos më keq dhe me fytyra të pikëlluara nga dëshpërimi çojnë krahët nga Qielli duke vajtuar në një gjuhë të pakuptueshme. Armiku i ka detyruar të lënë plank e shtëpi dhe kur mbërrijnë në Itali mbesin atje ku zbresin gna anijet, mbasi nuk dinë as ku të shkojnë, e as si të flasin…”

O Zot sa tmerre kur këta rreshta që përshkruajnë kohën para 530 vjetëve të duken origjinal sot në shekulln 21 të lindjes së doktrinës shpëtimtare të qytetërimit, për të cilën kemi ndoshta kontributin më të madh ndër të gjithë popujt… Por fatkeqësisht “shpërblimin” më simbolik të kontinentit plak…