Helikopteret “Black Hawk”, “Skifterët e zinj”, dhurata e SHBA-së për ushtrinë shqiptare

Forca ajrore shqiptare pritet që të shtohet me tre helikopterë të tjerë luftarake, te tipit “Black Hawk”. Gjate vizitës në Pentagon, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nënshkroi marrëveshjen për dhurimin e tre mjeteve fluturuese luftarake si dhe vizitoi gardën kombëtare të Nju Xhersit, ku mbahen disa nga helikopterët e tipit “Black Hawk”

Amerikanët pritet së shpejti të nisin trajnimin e pilotëve dhe teknikëve shqiptarë për helikopterët e rinj që do t’i shtohen forcës tonë ajrore, ndërsa do të garantojnë edhe mirëmbajtjen e tyre. Marrëveshja lë të hapur mundësinë që numri i helikopterëve të shtohet në të ardhmen.

Me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe me qeverinë amerikane finalizuam marrëveshjen për të modernizuar flotën tonë ajrore, duke rritur kapacitetet e saj me helikopterë të tipit “Black Hawk”. Falë kësaj mbështetjeje të jashtëzakonshme të aleatit tonë strategjik, do të rritet edhe gatishmëria dhe operacionaliteti i Forcës tonë Ajrore. Garda kombëtare e New Jersey-it, të cilën pata kënaqësi ta vizitoj gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjë gjithashtu trajnimim e pilotëve dhe teknikëve tanë si dhe do të kujdeset për mirëmbajtjen e helikopterëve. shkruan ne Profilin e saj në Facebook, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.