Harta Portolane e Bartolomeo Parredo 1455: Zbulim eskluzivisht i ri apo i njohur?!

Nga Agron Luka

 

Viçi i palindur i therur në barkun e nënës për Pergamenën e Hartës Portolane, 1455.

Peliçia Astrakane e Nexhmije Hylles më 1947, me qingjat e zez të palindur të therur në barkun e nënës…

Duke marrë një copë thelë nga lavdia e zbuluesit, miku i arteve, i filozofisë dhe histori-gjeografisë evropiane, piktori kryeministri Rama me një shikim të përhumbur e të thellë (ndoshta edhe nga pagjumësia), shpalli Hartën në Pergamenë… është lëkurë viçi i therur i pa lindur…

Po, sigurisht se e dinim që qyteti Pergam, afër Trojës dardane, ishte atdheu i zbulimit dhe prodhimit të pergamenave antike; e dinim gjithashtu se mbi ish shkrimet antike shpesh kishte qëlluar se ishin rishkruar mbi to dhe se teknikat e sotme lejojnë të lexohen edhe ato nënë shtresat më të hershme; sigurisht se e dinim që Butrinti ynë, Troja e Vogël  – Kau i therur/i flijuar ishte një ndërtim imitim i Trojës së Madhe, aq imitim sa lidhej edhe me Profecinë e Andromakës në gurrat e Epirisë; aq imitim sa deri edhe Mali Pergam dhe barinjtë e Malit Pergam u imituan edhe në këtë të voglën epirote… Në Buthrot, erdhi edhe Eneu me baba Ankizin mbi shpinë, iku për në Romë Itali, mbasi e emërtoi portin Anhisi/Sarandën e sotme për nderimin e të atit dhe mbasi ndërtoi po aty edhe një tempull për nderimin e mamasë së tij Afroditës… (Dionizi i Halikarnasit, II, 51, 1 e 2)

Ashtu, edhe Skodrinoni antik ishte një imitim i Trojës… po ç’ti themi ky i do të gjitha për vete… (shkruaj e ha ti sa të duash…)

Ai i dinë politikanë kryeministrat e presidentët tonë me origjina fshatare modeste këto?!

Për, “shoqërim koinçidencë ideshë”, ky viçi i therur për Hartën Portulane, seç më kujtoi qingjat e zezë kaçurrelsa të Asrakanit, të peliçes që ble në Beograd, për zonjën Nexhmije Hoxha, se, “nuk kishte çfarë të vishte”, për vizitën te Stalini dhe Molotovi në 1947…

Mbase është kjo arësyea që xhonë – demokratëve të majtë e të djathtë i mbetet zëri në fyt dhe nuk pranojnë asnnjë lloj disidence revizioniste paqësore progresiste e panevropiane të hershme?!

“Dyshimet”… dhe Zbulimi i arkitektit Artan Shkreli…

             Tashmë, e mësuam se si arkitekti dhe zv. ministri aktual, një intelektual dhe studiues  i shquar që ka patur funksione edhe në institutin e monumenteve të kulturës etj, nga dyshimet serioze, kaloi te verifikimi i Hartës Portolane të vitit 1455, në Itali, me financimin dhe ndërmjetësimin direkt të Kryeministrit, me ceremoninë trumfale nën shoqërimin Gurdia di Financa… Në Hartë shënohet ALBANIA dhe territori bregdetar e tokësor, Skander Beco. Rjedhimet dhe shpjegimet i ka bërë vetë autori dhe media po i fryn edhe jashtë përmasave reale…

Ndërkaq, sikur mbetën dyshimet e pasqaruara?! Nga i buruan apo i erdhën ato arkitekt A. Shkrelit?

Kështu me këtë kërshëri, “me dyshime mbi dyshimet”, po çfaqim edhe ndonjë opinion dashamirës. Edhe ne i kishim konstatuar disa dyshime sidomos mbi fillimet e luftës për navigime “nga ana e anës së Oqeanit”… ku edhe zbulimi i Kolombit me hartat e tija, për pak mund të kishte fluturuar tek myslimanët… dhe kemi botuar plot nga ato tashmë.

Pikësëpari, mbi temën konkrete kishte një informacion te Enciklopedia Treccani, “PARETO Bartolomeo in “Dizionario Biografico”, Treccani. (www.treccani.it>enciclopedia>bartolo…).

Pastaj, studimi, “La Storia di Antilie”, Bartolomeo Pareto, 1455.

(https://www.venillamagazine.it>la storia…);

Mauro Darchi, Francesca Baudini, 2004, “History…di Bartilomeo Pareta, 1455”. (https://books.google.al>books);

Studimi “Civilta perdute e misteriose”. (https://books.google.al>books). Ky studimi fundit ilustrohet edhe me Hartën, konkretisht me po këtë që arkitekt Shkreli e boton dhe e solli me ceremonial shtetëror në Tiranë! (krahaso edhe hartat e fotoskanuara)

Me pak zmadhim në kompjuter edhe tek ky botim lexohet qartë, ALBANIA dhe Scander Beco. Dhe ne, krahas urimeve për Artan Shkrelin, këtë konstatim e botuam fill më 29 nëntor në facebook, pa asnjë lloj dashakeqësie siç disa më akuzuan! Madje vetë arkitekt Artan Shkreli i bëri like dhe një lavdërim dy postimeve të mija.

Kur një zbulim njihej e ishte i botuar, atëhere besoj se këtu duhen edhe korrektesa shkencore e drejta e autorit etj?! Ku janë katedrat universitare të histori-gjeografisë, ku është Instituti i Albanologjisë, A. Sh. Shqipërisë?! Pse flejnë gjumin nargjyleik me trubullari jeshil?! Qysh më 1430, e sigurisht edhe ma përpara vetë Turqia e shkruante “Sanxhaku Arvanid” te Gjirokastra dhe ju çuditeni se më 1455, shkruhet Albania?! Po a nuk shkruhej edhe më 1272, “REGNUM ALBANIAE”?!

E reja është se në këtë Hartë Pergamenë me porosinë personale të Papës Nikolla V, shënohej territori Skander Beko!

Sinjalizim diskutimi ynë, “Flamuri i Principatës së Kastriotëve dhe Flamuri Portulan i vitit 1456”, në Pergamenë, botim gazeta Koha Jonë, 20 mars 2018

Këtë shkrim, diskutim, studim modest, e botova si një debat shkencor me dr. Moikom Zeqo, por jo duke improvizuar unë vetë me fantazi, por i bazuar kryesisht te studimi themelor i prof. Alen Dyselie. (“Dalja në det e Principatës së Kastriotëve, prej fund shek XIV – deri në vdekjen e Skënderbeut”, bot., Konf II Stud. Albanologjike, 1969, f 121-160)

Këtu botova edhe Hartën Pergamenë të Petrus Roselli, 1456, nxjerrë nga interneti, me flamurin Portolan të Gj. K. Skënderbeut. Dyselie, f 130, cit., thekson s e Skënderbeu qysh nga viti 1450, në saje edhe të financimeve nga Papa e Napoli ishte në gjendje të ngrinte një kantjer anije ndërtimi, të punësonte marangozë e karpentierë, të blinte anije etj, madje e veçon si fillesa e një ngritie të Flotës Albane!

Kur e botova këtë shkrim, pata plot vërejtje, shumica edhe nuk e kishin lexuar fare për shkakun e germave mikroskopike nga shkaku i hapësirës së paktë që më akordohet.

Por, vetëm Artan Shkreli më inkurajoi me diskutimet e komunikimet me mesinxher, megjithse shprehej disi dyshues nëse Venediku ia lejonte atë flamur portolan! Këtë studim dhe dolumentet e sjella, e kishte përkthyer shqip nga frengjishtia xhaxhai im, albanologu Kolë Luka.

Zoti Kryeministër Rama, merre pak mundimin edhe lexoje tashti dhe shihe se si del e vërteta shkencore, në mënyrë që të mos trajtohen disa si të njerkës edhe krejtësisht të panjohur e disa të privilegjohen… aq më tepër kur kam edhe kontribute shumë më tepër se kaq!

Delegacioni i parë në BRSS, me kryetar Nako Spiru dhe nënkryetar Gjovalin Luka, personi i cili po flet me mikëpritësin; Shoqia Nexhmie Hoxha me Peliçe Astrakani…

Harta Portolane e 1455 e Bartolomeo Pareto e nxjerrë nga ne nga internet e lexueshme me pak zmadhim në kompjuter.

Pjesë nga Harta në Pergamenë, e publikuar nga arkitekti Artan Shkreli dhe e komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama.

Flamuri Portolan i Principatës së Albanisë dhe Kastriotase, në Hartën Pegamenë të Petrus Roselli, 1456, botuar nga gaz. Koha jonë, 20 mars 2018.