Hapen dokumentet sekrete të ish- Sigurimit të Shtetit, kushdo nga qytetarët mund t’i shfletojë

Muzeu Kombëtar ”Gjethi” nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH). Kjo marrëveshje u nënshkrua ditën e sotme në mjediset e muzeut ”Gjethi” mes kryetares së AIDSSH-së, Gentiana Sula dhe drejtoreshës së Muzeut, Etleva Demollari.

Fal marrëveshjes të dy institucionet do të bashkëpunojnë në mënyrë reciproke kryesisht në organizimin e ekspozitave të përbashkëta, dokumentareve kulturore etj. Organizimi i aktiviteteve të përbashkëta që kanë në fokus të tyre krimet e komunizmit në Shqipëri dhe periudhën që ka funksionuar ky regjim, do të njoh publikun me historinë e vendit.

Dokumentet, dëshmitë dhe veprimtaritë që çuan vendin tonë në izolim do të jenë të prekshme për publikun që viziton këtë muze falë këtij bashkëpunimi, i cili do të sigurojë grumbullimin e të dhënave dhe dokumentacioneve arkivore të ish Sigurimit të Shtetit. Ky bashkëpunim është me vlerë të madhe dhe për publikun dhe për të rinjtë, pasi kanë mundësi të shohin e të mësojnë nga afër për periudhën më të errët të vendit të tyre. ATA