Gojard Kodra, privilegj të luaj muzikë për shqiptarët e diaspores në 27 shtete!

Intervistë me drejtuesin e grupit muzikorë “Albanët”

Nga Albert Vataj

Realizimi i një interviste me producentin dhe muzikantin e mirnjohur, Gojard Kodra ishte e vështirë, por jo e pamundur. Kjo kishte të bënte me të qenin e tij gjithnjë në lëvizje, nga një aeroport në tjetrin, nga një skenë në tjetrën. Ku ka shqiptar në të katër anët e botës, ku ka mall për atdheun aty është magjia e muzikës së tij, si një prekje, si një prehër, si një puthje në ballë.
Komunikimi me të ishte jo vetëm njohës por edhe bashkëndarës të atyre të befasive që një artist ka brenda vetes dhe dëshiron ti ndaje me lexuesit e gazetës “Zani i Malsisë”, me artdashësit, ata të cilët e njohin vetëm si një mjeshtër muzike. Dhe, sot ata do të mund ta përcjellin në një afri që bën të mundur të mësosh disa gjëra, që tregojnë se një artist, një instrumentist kaq virtuoz si Gojard Kodra, është një njeri si ne, por që arti përkushtimi, angazhimi dhe vetëmohimi e shndërrojnë në atë, në atë që ne njohim përmes daljesh publike, intervistash, fotosh dhe performimesh në skenë.
Të jesh drejtues i një grupi muzikor kaq të famshëm sa ç’është “Albanët” nuk është një sipërmarrje çfarëdo. Ajo është një sfidë, një betejë që kërkon të jesh më i zoti, më i miri që të mund të çash, që të mund të jesh i kërkuar sa ç’është grupi që drejton prej vitesh Gojardi. Konkurenca gjithnjë në rritje ballafaqohet me profesionalizmin… dhe ai që fiton nuk është vetëm grupi “Albanët” dhe virtuoziteti i drejtuesit të saj, instrumentistit, Gojard Kodra. Eshtë vlerësimi, është cilësia e produktit që ofrohet ajo qw e përfaqeson dhe e nderoin atë.
Gojard Kodra është një nga më të njohurit në diasporë, kjo sepse ai ka 20 vite që bën art dhe korr sukses në skenat e mbarë botës ku jetojnë dhe punojnë shqiptar. Është kjo mundësi, është ai talent dhe përkushtim, që bën të mundur që instrumentisti Gojard Kodra të jetë një zë dhe një emër me shumë vlera dhe konkurrues në xhunglën e ballafaqimit artistik. Ai ka ditur gjithnjë të ndeshet dhe gjithmonë, suksesi ka qenë shpërblyesi më i mirë i punës dhe kontributit të tij krijues.

INTERVISTA
Cili është Gojard Kodra, jetëshkrimi juaj, diçka personale dhe familjare, aq sa është e lejuar nga ju të ndahet me publikun?
Përshëndetje!
Ju falënderoj për ftesën. Karriera ime ka filluar në Rrëshen-Mirditë, ku dhe kamvendlindjen dhe kam marrë dijet. Hapat e parë të muzikës i kam filluar si shumë të tjerë në rrethet e muzikës, në ato vatra të cilat u bënë rrugë për të ndjekur ëndrrën.Ishin vitet 1985-1990. Duke vazhduar me pas në Liceun Artistik ”Jordan Misja”, që u desh disa herë të konkurroj për t’u bërë pjesë e saj. Kjo për arsye se vlerësimi për paraqitjen time u tjetërsua, mu mohuan dhe u keqpërdorën pikët e mia. Edhe tani kur e kujtoj ndjehem shumë keq, i kam në mendje ata njerëz që arritën të silleshin aq mizorisht me talentin, përkushtimin dhe përgatitjen time.Gjithsesi Zoti është i madh dhe unë jam këtu ku e meritoj, ata janë atje. Artist lind, nuk bëhesh me zor.
Dhe kështu vitet rendin, mua çdo ditë më shtohej ambicia për të qenë dikush në muzikë, dhe mbas viteve ‘95 filluan ofertat që të dilnim jashtë Shqipërisë me turne muzikore.Kjo ishte shkëndija e parë e suksesit, fillimi i një triumfi. Dhe nuk ndalova më. E shkuara mbeti pas dhe unë zgjodha të eci përpara duke vlerësuar dhe trajtuar çdo element të suksesit që tek pasurimi gjithnjë e vijimsisht me kërkesat në rritje për përformimin muzikor, deri te tek menaxhimi dhe përsosja e marrëdhënieve dhe respekti i reciprocitetit artistik. Mora mbi vete goxha përgjegjësi të tjera, duke u bërë drejtues i grupeve muzikoreshumë të suksesshme në Zvicër gjatë viteve 1996-2008. Duke organizuar dhe drejtuar mbi 10 grupe dhe duke bashkëpunuar me mbi 100 këngëtarë.
A është grupi muzikor “Albanët” sinonimi i njohjes dhe performancës suaj krijuese?
Pa modesti mund të them se jo.Unë kam punuar shumë për emrin tim si Gojard. Ka patur momente që është dashur edhe një emër grupi, por unë besoj se kam vlerat e mija, kurse grupi “Albanet” ka vlerat e veta, ku padyshim do të vlerësoja për kontributin, angazhimin, përkushtimin dhe punën e palodhur të gjithë pjesëtarët e grupit. Ajo çfarë grupi “Albanet” është sot, kjo padyshim është meritë e të gjithëve dhe të gjithë jemi sinonim i arritjeve dhe suksesit që ka arritur ky grup. Shfrytëzoj rastin të falënderoj secilin prej tyre, ne jemi një familje artistike dhe marrëdhënia mes nesh është sinjifikim i arritjeve.
A jeni në një mendje me maksimën sipas së cilës “Muzika është krijuar nga njerëzit për të adhuruar Zotin”?
Besoj se po, dhe mund ta zbërthej në mënyra të ndryshme, p.sh. njerëzit që janë marrë me bagëti që ne i kemi quajt barinj (respekt), ata gjatë kohës së pushimit kanë luajtur muzikë baritore me fyell dhe bilbil, dhe i kanë dedikuar muzikë natyrës dhe bukurive të saj, por kanë qenë edhe falënderues ndaj Zotit për çfarë na ka dhuruar, gjë që unë se kam lexuar askënd, thjeshtë mendimi im.


Unë besoj shumë në Zot, dhe gjithçka që kam arritur i jam mirënjohës vetëm Zotit.(I qofshim falë)
Kam pas rast të luaj muzikë në kishe dhe ka qenë momenti më i lumtur i jetës sime, që jam munduar ta falënderoj Zotin me anë të muzikës. Njeriu ka mënyra të ndryshme për të treguar mirënjohjen.
Nëse nuk do të ishit bërë instrumentist, cili ishtë profesioni që do të përmbushte interesimin tuaj përkushtues dhe përjetuese?
Avokat, jurist, kjo është ëndrra ime, por gjithsesi ngelet një ëndërr në surtar. Por meqë shumë shpejt do të jetoj familjarisht në një kontinent tjetër, nuk e përjashtoj mundësinë që të shkollohem atje si jurist. Jam në kulmin e energjisë. Ndoshta kjo ëndërr do të bëhet realitet, ku i dihet.
A do të mund tëna tregoni shkurtimisht hartën e shtegtimit muzikor tëgrupit “Albanët” dhe në cilin shtet jeni ndjerë më të mirëpritur dhe më të vlerësuar?
Grupi “Albanët” ka qenë në Australi pastaj në Evropë, ku nuk na kanë munguar duartrokitjet e ngrohta të publikut shqiptar atje.Melbourni ka qenë vendi që jemi mirëpritur jashtëzakonisht mirë. Por kudo ku ne jemi të ftuar dhe performimi ynë ballafaqohet me kërkesat e artdashësve, gjithnjë na rezervohet një pritje e ngrohtë dhe dashamirësi e admirueshme. Ata kanë mall dhe kjo bën që ne të akomodohemi shpirtërisht në shtëpitë tona.


Kush ka qen projekti i fundit i juaj pa grupin!
Atëherë, ketu dua të ndalemi pak!
Siç e theksova më lart, unë kam punuar shumë me vetveten, përsa i përket muzikës dhe rreth politikave që të bëjnë të arrish suksese në këtë fushë. Dua të informoj të gjithë lexuesit e gazetës “Zani i Malsisë”, se që në muaj qershor 2018, produksioni “HILL Event Albania” organizoi koncertin tim recital me titull “RRUGËTIM”. Në këtë event kanë marrë pjesë artistë dhe këngëtarë ndër më të mirët shqiptar. Dhe kur them shqiptar nënkuptoj gjithë trojet tona etnike, të cilët shfrytëzoj rasti t’i përshëndes. Ata ishin: Shkurte Feiza, MAYA, Bujar Cici, Enkelejda Arifi, Hysni Alushi, Prena Beci, Artan Bakija, Gresa Behluli, Aranit Hoxha, Erga Halilaj, Artan Kola. Si dhe muzikant ndër më të mirët në Shqipëri.
Ky koncert u zhvillua në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë, ku mendoj se çdo gjë ka shkuar sipas planifikimit. Kam patur një staf drejtues profesionistë, si; skenarist, Llesh Nikolla, regjisor, Ernis Cili, moderatore, Sava Lena. Gjithashtu kanë përformuar 18 muzikantë. Në këtë koncert recital kam patur mundësinë të shpalos vlerat e vërteta muzikore, të dëshmoj secili është, Gojard Kodra.
Të përfshira në programin e këtij koncerti kanë qenë perlat e muzikës shqiptare, duke filluar nga këngët e vendlindjes sime, e pasuar nga motivet e Dibrës, këngë shkodrane, përmetare, korçare, kosovare, etj. Jam përpjekur që në këtë përfaqësim të përfshij perla nga të gjitha krahinat shqiptare, pa harruar se limiti kohor i programit ishte vetëm 90 minuta.
Koncerti u mbyll me një kulminacion, duke dalë në skenë të 11 këngëtarët pjesëmarrës, duke shoqëruar njëzëri këngëtaren e mirënjohur, Shkurte Feiza me këngën himn,”Xhamadani vija-vija.


Ky ka qenë eventi kryesor i karrierës time 20-vjeçare jashtë Shqipërisë, prandaj dhe titulli i koncertit ishte “Rrugëtim”. Edhe tani që po jap këtë interviste me ju, jam akoma nërrugëtim artistik, dhe besoj se do vazhdoje akoma, gjithnjë në kërkim të mundësive më të mira dhe më përfaqësuese artistike.
A është e vështirë për ju dedikimi ndaj muzikës dhe punës njëkohësisht, me kohë dhe distancë të gjatë larg familjes, do t’i ishit mirënjohës dikujt që e ka favorizuar lirinë tuaj artistike?
Është shumë i vështirë, por besoj se familja ime tashme u mësua me mua, me jetën e një artisti, një artisti që nuk mund të qëndrojë pa argëtuar publikun, nuk mundet të jetë larg asaj dëshire të zjarrtë të publikut dhe artdashësit shqiptar në mbarë botën. Për këtë gjë fillimisht i jam mirënjohës nënës time, që ka bërë të pamundurën për mua, dhe mirënjohja e dytë është për bashkëshorten time që më ka dhënë hapësirë veprimi, dhe më ka dhuruar dy princesha të bukura, që nuk ngopem kurrë me ato, HILLARY & GRACE. Ju dua pafundësisht!
Jam mirënjohës dhe miqve të mi dhe kolegëve, që asnjëherë s’kanë dyshuar në punën, manaxhimin, apo sinqeritetin tim.Respekt pa fund për ta.
A do të kishit një listë muzikantësh të preferuar, dhe ndonjë emër që mund ta veçoni, i cili mund të ketë qenë një frymëzim dhe busull orientimi në rrugën tuaj të formësimit dhe ngritjes profesionale?
Po, padyshim!
S’kam shumë, por ato që i kam, janë ato që më kanë frymëzuar. Në kreun e kësaj liste padyshim do të rendisja atë, të ndjerin, Ferdinand Deda, që akoma e kam në kokë adrenalinën e atij artisti. Për të vazhduar me Yiannis Chrysomallis, James Last, Jordan Ruddes.Pak a shumë këto janë ata që më kanë aspiruar gjatë karrierës sime. Pa harruar këtu që unë i kam studiuar pothuajse shumë kultura të shteteve të huaja, ku përfshihen edhe rrymat e muzikës, si Bossanova, Blues, Rock, Tango, Wals, Schagger, qëjanë shume rryma qe i kam studiuar, që për mua kanë vlera dhe i respektoj që të gjitha.
Nga këngëtarët shqiptar, me të cilët juve keni bashkëpunuar, sa e gjatëështë lista dhe kush prej tyre ështëdhe ka mbetur besnik bashkëpunimit me ju?


Lista është e gjatë, aq sa edhe mund të harroj ndonjë, edhe se eshte e veshtire ti mbash ne bashkepunim njeheresh te gjithe kengetaret, por qe jemi ne kontakt dhe shpeshhere na sjell puna te punojme, kuptohet midis nesh ka ngelur rrespekti dhe miqesia. Te tille jane artistet këngëtaret e mirnjohur si; Gëzim Nika, Artjola Toska, Bujar Qamili, Eli Fara,Maya, Hysni Alushi, Enkeledja Arifi, Bujar Cici, Artan Bakija, si dhe kengetaret qe ishin pjese e koncertit tim recital.Per momentin bashkepunimi kryesor eshte me te madhen Shkurte Feiza, bashkepunim ky qe eshte mbi 4 vjet. Përveç se jemi koleg muzike mes nesh ka harmoni dhe korrektesi. Kështu që po korrim goxha sukses me mjeshtren e madhe, Shkurte Feiza dhe Gresa Behluli, pa harruar këtu dhe manaxherin tonë shumë korrekt, Hajrush Behluli.
Nuk është aspak etike për të pyetur se sa para fitoni, por do të ishte e mjaftueshme si përgjigje, nëse keni miresine te na tre­goni nese pritshmëritë tuaja janë në nivele të kënaqshme?
Pagesa dhe fitimet janë goxha të kënaqshme! Këto normal janë të përpjesëtuara me eventet, një përqindje të konsiderueshme e merr muzika. Besoj se ju kam sqaruar pak a shume, mos të harrojmë se çdo njeri i pasur apo i varfër, me muzike kënaqet dhe për ta bërë pjesë të tijën këtë kënaqësi nuk kursehet.Me pak fjalë muzika bën pjesë te bizneset më kryesore në botë, si futbolli etj. etj.
Në cilin komunitet shqiptarë keni konstatuar se bashkëkombasit tanëkanë mbetur më të lidhur me muzikën shqiptare, me dashurinë për atdheun?
Nuk dua ti veçoj. Di të them se ata janë të etur për muzikë dhe muzika i bën të harrojnë se janë në kurbet, larg të afërmve, larg vendit ku kanë patur fëmijërinë, truallit ku kanë lënë kujtimet e bukura, dheun ku kanë varret e tëparëve. Ne përmes muzikës u sjellim atyre atë dashuri që u’a mbush shpirtin dhe zemrat u’a çon peshë.


Cilët janë projektet tuaja të afërta, tuaja personalisht ose si grup?
Do të vazhdoj të organizoj koncerte, në profile të ndryshme, për bamirësi dhe humanizëm, plus dhe fitimprurës, ku dua të veçoj se këto koncerte do organizohen nga produksioni im “HILL Event Albania”.
A mendoni se rrjetet sociale janë një mundësi efikase për të menaxhuar veprimtarinë tuaj krijuese dhe për të shtrirë dimensionin e komunikimit si akses?


Mendoj se kanë anën e tyre pozitive përsa i përket reklamimit, lançimit të projekteve me albumet, por ka dhe pasoja të tjera me kohën e humbur! (dikur thashethemet i bënim me gojë, sot thashethemet i kemi në rrjetet sociale).
Edhe njëherë ju falënderoj përzemërishit për kohën që më kushtuat në këtë interviste.
Zoti ju bekoftë!