“Goditje” e Ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu: Gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar s’shpëtojnë duke u tërhequr

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu reagoi në lidhje me largimin e ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla nga sistemi i drejtësisë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, diplomati amerikan shprehet me tone të forta se largimi i një gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore për drejtësinë pasi ata nuk mund të rikthehen më.

“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet”, shkruan Lu

Ndër të tjera ambasadori shprehet se vendimi për tu tërhequr nuk i shfajëson nga përgjegjësitë penale.

“Vendimi për t’u tërhequr nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale.”/Gazeta Express

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/goditje-e-ambasadorit-lu-gjykatesit-dhe-prokuroret-e-korruptuar-nuk-shpetojne-duke-u-terhequr-498767/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright