Global Woman: “Ermonela Jaho vjen nga Shqipëria, por tani ajo i takon botës”

“Ermonela Jaho vjen nga Shqipëria, por tani ajo i takon botës”, nis artikulli i revistës së njohur londineze “Global Woman”, për sopranon e njohur shqiptare.
Jaho në një intervistë për këtë revistë shpalos detaje të fillimit të karrierës së saj dhe rrugëtimin që ka ndjekur për të arritur aty ku është sot: një divë e skenës operistike. Rrugëtimi, siç e përshkruan ajo, nuk ka qenë i lehtë.
E rritur në Shqipërinë komuniste, gjithçka nisi kur ajo do t’i thoshte vëllait të saj se nuk do të donte të vdiste pa kënduar të paktën një herë operën, “La Traviata”. Tani, kur kujton vitet që kanë kaluar dhe sa herë është ngritur nëpër skenat më të mëdha botërore të operës, kuptohet se ëndrra e saj ka marrë dimension tjetër.
Në fakt pranon se të gjitha ëndrrat i ka realizuar, por kjo për të nuk do të thotë se do të përfundojë gjithçka. Përkundrazi. Një gjë e tillë e shtyn që të vazhdojë të punojë me veten, me teknikat dhe gjithçka tjetër rreth prezantimit të saj skenik deri në ditën kur më nuk do të ketë zë.  “Global Woman” e përshkruan Ermonela Jahon si një yll me zë magjik.

Kur publiku shikon me sytë e Ermonela Jahos

Intervistë me sopranon e famshme Ermonela Jaho: ‘Momentet më të bukura për një artist janë kur merr komplimentat e një publiku ndërkombëtar jo si një emër i përvetçëm që ka bërë

HERMESNEWS – E kam ende në veshë oshëtimën e brohoritjeve të gjata, në përfundim të shfaqes së fundit të “Luiza Miller” në Lyon të Francës, ku munda të asistoj. Heroina e operës, një Luizë – Ermonela Jaho, më sublime dhe më hyjnore se kurrë, kishte përfshirë me magjinë e lojës së saj auditorin dhe bubullima e duartrokitjeve shtohej gjithnjë e më shumë kur ajo përshëndeste me hijeshi sallen e elektrizuar nga emocionet. Sytë e saj ishin ende të fryrë nga drama që përcillnin; qënia e saj përpëlitej ende nga spazmat e tragjedisë; duart e saj shtriheshin drejt qiellit, si të pafuqishme nga pesha e dhimbjes…Nuk kisha ndjerë kurrë më parë aq dhimbje dhe dashuri prindërore njëkohësisht, që shpalosej me kaq art përpara publikut nën tingujt hyjnorë të një zëri që kalonte nga pianissimo-t deri në notat më të forta dramatike. E po ashtu, nuk kis

ha parë kurrë aq shumë spektatorë të përlotur në një teater e dikë që të shprehej midis turmes, me krenari e njëkohësisht keqardhje: “I kam ndjekur të 4 shfaqet e fundit e nuk ja fal vehtes të kem humbur 3 të parat…”

Cilat ishin disa prej aktiviteteve më të rëndësishme gjatë vitit që lamë pas ?

Duke lënë mënjanë modestinë, mund të them që në pikën ku kam arritur, çdo aktivitet është i rëndësisë së parë. Mund të permend “La Traviata” në Londër në Royal Opera Hause Covent Garden, “Suor Angelica”, e cila është dhënë në median gjigante të BBC dhe ritrasmetuar disa herë. Është shfaqur po ashtu, nëpër kinematë e botës dhe është nominuar në BRITISH Award për muzikën operistike, duke patur shitje rekord në treg si DVD dhe BLU RAY; Traviata në Wien Staatsoper, “Manon” në La Scala – Milano, Berlin ”Carmen” në Arena di Verona etj…

Perform

anca e radhës ?

Në këtë moment ndodhem në Francë për operan “Le dialogue des Carmelite“, në rolin e Blanche de la Force. Eshtë ky një titull të cilin e kërkova personalisht për të debutuar: një personazh me një fuqi të jashtëzakonshme dramatike dhe një pjekuri të madhe teatrale. Shfaqjet janë në fund të janarit.

Momenti më i bukur (gjatë karrierës së deritanishme në skenë) ?

Duke e ndjekur këtë profesion me një pasion të veçantë dhe duke e transformuar për veten time në një ushqim të vërtetë shpirtëror, ku preken me dorë ndjenjat universale humane ndoshta pak të idealizuara, çdo moment është eksperiencë jetësore më vete. Unë të paktën e shoh në këtë mënyrë.Kam pasur momente që mund t’i lidh me pritjen e bashkëatdhetarëve të mi në skenë. Njeriu ka nevojë për rrënjet, për identitetin e tij, edhe pse artisti është qytetar i botës, por një afrimitet dhe vlerësim nga njerezit që flasin gjuhën tënde, i jep një shkëlqim të veçantë jetës së një artisti….Mund të përmend një rast në Philadelphia, ku pas interpretimit tim të “Madama Butterfly”, në momentin kur dola në skenë për të përshëndetur spektatorin gjatë duartrokitjeve, i gjithë publiku u ngrit në këmbë dhe nga kati i dytë u lëshua si çarçaf flamuri ynë, nga disa bashkeatdhetare te mite. Nuk do ta harroj kurre ate moment, kur vështroja përmës lotëve publikun e emocionuar nga performanca ime dhe shfaqja mjaft e bukur e asaj nate. Isha unë ajo që derdhja lotë më shumë nga xhesti aq i papritur i bashkëatdhetarëve të mi. Ndoshta për dikë, një gjë e tillë mund të tingëllojë anakronike, por emocionet që përjetova aq fuqishëm atë natë mund t’I kuptojë ndoshta vetem zemra sensibel e nje artisti. Pra, momentet më të bukura për një artist janë kur merr komplimentat e nje publiku nderkombetar jo si një emër i përvetçëm që ka bërë karrirë, por për mënyrën se si ti ke arritur të prekësh sensibilitetin e tij nëpërmjet artit tënd, duke transmetuar me aq sinqeritet dhe pa kursim, me dashuri e devocion personazhin tënd tek ai. Në këtë mënyrë, ti e bën publikun ta shohë botën me sytë tu; ky është një moment magjik i papërsëritshëm dhe pikërisht kjo është pika më e lartë, mendoj, e interpretimit artistik!

Aktualisht në cilin qytet jetoni ?

Unë jetoj në New York – USA.

Do të ktheheshit në Shqipëri për të jetuar ?

Akoma nuk e kam menduar. Kam shpenzuar më shumë kohë jashtë Shqipërisë sesa brenda saj, por sidoqoftë, jam unë ajo që është larguar nga Shqipëria, në një kohë që Shqipëria nuk është larguar kurrë nga unë. Këtë rikthim, le t’ja lëmë kohës. Pa dyshimin, do përpiqem të jap kontributin tim me brezat e rinj, për të transmetuar tek ata eksperiencën që unë kam fituar dhe fitoj çdo ditë, lidhur me teatrin dhe interpretimin.

Nëse nuk do të bëheshit soprano çfarë do të ishit sot ?

Nuk e mendoj dot veten në një pozicion tjetër, por duke reflektuar pas pyetjes tuaj, ndoshta me eksperincën e deritanishme që kam mundur të fitoj në lidhje me marrëdhëniet që kam me njerëzit, një mundësi të dytë do të shihja fushën e psikologjisë. Me ka tërhequr gjithnjë kjo disiplinë, mbasi nëpërmjet saj mund të qëndrohet me pranë problemeve të fëmijëve si dhe personave në nevojë, që shfaqin vështirësi të ndryshme, e sidomos ato që kanë të bëjnë me fushën e psikiatrisë. Mendoj se në vendin tonë ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim, duke nisur që nga emancipimi i mentalitetit të shoqërisë shqiptare, në kushtet e nevojshme të trajtimit të tyre, deri sa të arrihet në konceptin e respektit për këtë shtrese të vuajtur të shoqërisë, e cila ka të drejtën e të jetuarit me dinjitet, ashtu si gjithë njerëzit e tjerë.

Ëndrra në sirtar ?

Nuk mendoj të kem me ndonjë ëndërr në sirtar. Endrrat që kisha, mendoj se i kam realizuar dhe tani i jetoj dhe i shoh se si marrin përmasat dhe ngjyrat e tyre në kohë.

Çfarë është lumturia për ju ?

Lumturia për mua është paqe shpirtërore dhe çdo gjë që të rrethon e të pranon në gjirin e vet, si pjesë të kësaj jete.

A do të na thonit diçka nga jeta juaj private ?

Përsa i përket jestës private, nëse do flas, nuk do jetë më e tillë, prandaj, preferoj të mbetet private.

Si do ta përkufizonit veten me pak fjalë ?

Jetoj jeten time me të gjitha emocionet e saj, qofshin ato pozitive apo negative dhe luftoj për të arritur atë që dua. Përkufizim tjetër nuk gjej. Këtë le t’ja lëmë kohës. /ripublikim/