Gjurmëve të një qyteti ipeshkëvnor në trevën e Rrjollit, Malësisë Madhe

Prej shekujsh trojet e Malësisë Madhe ruajnë në gjirin e vet historinë e një qendre urbanë‐qytetare e fetare mjaftë të zhvilluar, që sot ide ntifikohet më disa rrënoja që njihen më emrin qyteti, qyteza e shpesh kalaja e Ballëzës…

Ballëza (Balezio) si qytet edhe si Seli Ipeshkevnore, më shumë se çdo qytet tjetër i Shqipërisë së Epërme mbetet në hijen e së kaluarës. Ka gjasa siç thotë Hoffer, se në vitin 1336 kisha e tij ipeshkvnor të ketë qenë e shkatërruar nga skizmatikët dhe në gjysmën e dytë të shekullit XIV qyteti të ketë qenë veçse një grumbull rrënojash… Rrënojat e tij në krahasim më të tjerat… janë shumë të rralla, duke u katandisur në një mur rrethues dhe në  gërmadhat e të ashtuquajturës Kisha e Balezit… (Fulvio Kordinjano, SHQIPËRIA, përmes veprës dhe shkrimeve te misionarit madh italian At Domëniko Pazi, 1847‐1914, fq.33). Një historian i ri thotë se në murin rrethues është edhe një portë e Shën Nikollës… (Oliver Jens Schmitt, Arbëria

Venedikase, 1392‐1479, fq.96).

Emri i qytetit të lashtë Balesium del për herë të parë nga një letër që i drejtohet Arqipeshkevit të Tivarit në vitin 1062 nga Papa Aleksandër II (Farlati, Iliricum sacrum). Ipeshkvia ishte në varësinë e arqi¬peshkevit të përmendur. Më sa duket kishte qenë më parë nën mëtropolin e Diokleas, e cila më vonë që zhvendosur në Tivar… Nga viti 1356 në arkivin e Vati¬kanit ruhet një letër e Papës Inoçenti që i drejtohet Ipeshkvit të Balcensisit Andreas… Belesiumi si qytet duhet të ketë pushuar së ekzistuari që prej mesit të shekullit XIV, kështu që në vitin 1448 vërtet nuk kishte mbetur veç kujtimit të tij. Ipeshkvi vazhdoi edhe më gjatë, përderisa titulli mbahej akoma nga një Ipeshkëv në vitin 1478. Në vitin 1448 gjatë luftës kundër venecianëve që mbanin të pushtuar Shko¬drën, Skënderbeu zgjodhi vendin ku ndodhej më parë qyteti Balesium për ndërtimin e një fortifikimi. Më garnizonin e tij këtu, Skënderbeu mbante… të gozh¬duara forcat venecianë në Shkodër, duke i penguar ato të përdoreshin për lirimin e Danjës së rrethuar nga ushtria arbërore. Barleti e përcaktonte pozicionin e këtij fortifikimi në shpatin e malit të Maranaj‐t,

12.000 hapa larg nga Shkodra, 5000 hapa nga Drivastumi (Drishti) dhe 15.000 hapa nga Daniumi (Danja)… (Marin Barleti, Historia e Skënderbeut…). Nga alpet Parun zbret përroi malore Sheu i Rriollit, ndërsa nga mali i Bishkashit përroi Gurra e Kurtit, të dy përrenjtë ndahen nga një kurrize kodre, kundrejt derdhjes së tyre në lumin e përbashkët, ku vargu kodrinore përfundon më një kurriz të sheshtë, mbi të cilin ngrihet një maje në formë konike që njihet si Maja e Ballecit. Atje hasen disa rrënoja, që njihen si Kisha e Ballecit. Kjo gërmadhë shënohet edhe në hartën e shtabit të përgjithshëm Austriak, por pa të dhëna për emrin. Më pozicionin e saj midis dy Përrenjve kodra është një pikë fortifikimi natyror. Prej saj mund të shohësh të gjithë Fushën e Shkodrës,deri te kështjella e qytetit, dhe mund të zbresësh në fushë për një orë. Ajo i ka të gjitha kushtet për të qenë një pikë vrojtimi. Maja përfundon në pjesën e sipërme më një shesh më perimetër rreth 1000 hapa. Ajo është mbushur më një pyll të dendur shkurresh, i cili ndoshta fsheh mbetjet e Citadelës së vjetër. Sheshi mbyllet nga një rreth muresh guri, për të penguar hyrjen e kafshëve. Sipas mendimit tonë ky rrethim qëndron mbi mure të vjetra, të cilat në disa vende ngrihen mbi tokë në lartësinë e një njeriut. Mbi majën më të lartë ndodhen gërmadhat e një Kishe. Prej saj ruhen një pjesë e mureve të godinës dhe një fragment nga absida. Përmasat tregojnë për një ndërtese të vogël më gjatësi 20 hapa dhe gjerësi 10 hapa…” (Theodor Ippen, Shqipëria e Vjetër,fq. 178 – 180 ). Gjithsesi të mos harrojmë se ky studim është bërë mbi një shekull më parë, nga Studiuesi dhe albanologu austriak Theodor Ippen. Vlen të theksohet se edhe sot qarkullon gojëdhëna se Qytetin apo Kalanë e Ballezës në vitin 1448 e ka vizituar vetë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ku për rindërtimin e sajë kishte caktuar të kujdesej nipin e tij Hamza Kastriotin.

Ndërsa nga libri “Veprat e Lavdishme te Skënderbeut”, fq.88 – 89, te Dhimitër Frangut (bashkëkohës i Skënderbeut) mësojmë se Skënderbeu jo vetëm e rindërtoi qytetin e Balecit, por atë Qytet e përforcoi më mure, kulla e istikame, e furnizoi me ushqime dhe më ushtarë shumë të aftë të cilëve u caktoi si komandant Marin Spanin, burrë shumë trim e mëndar… Shkatërrimi i Ballezes kishte ardhur nga furtuna që kishte sjellë pushtuesi skizmatik Serb Stefan Dushani (1335‐1355), (por Balleza ishte rindërtuar disi edhe nga shteti shqiptarë i Balshajve), më pas fati i Ballezes nën push¬

tuesin Venedikas duket se nuk kishte qenë fatlum. Nga “Regjistri i Kadastrës dhe Koncesioneve për rrethin e Shkodrës për vitet 1416 – 1417 (për¬piluar nga Venediku) në faqet 69‐70 gjejmë të shkruar për qytezën e Balecit emrat e 25 kryefamiljareve (shtëpive), ku të gjithë ishin emra shqip¬taresh katolik, por të bënë përshtypje mbiemri i parë Molasiri, pra shumë i ngjashëm më atë Malësori… Gjithashtu në faqet 70 – 71 të këtij re¬gjistri mësojmë se nga qyteza e Balecit vareshin edhe fshatrat më emrat Zakoli, Braza, Dari, Leporosh dhe Zamaraki, ku të gjithë së bashku kishin 29 shtëpi… Në faqet e regjistrit te viteve 1416 – 1417 në gjejmë se në gjatësinë e Lumit të Rrjollit kishte rreth 44 mullinj bloje si dhe valanica që prodhonin Shajak, për veshjen e malësorëve e tjerë, por mullinjtë dhe valanicat nuk ishin pronë vetëm e vendasve, por edhe e zotërinjve dhe institucioneve fetare të fshatrave dhe zonave të tjera, që e kishin të përcaktuar qartë pronësinë… Studiuesi Kardinjano shkruan se prej vitit 1347 deri rreth vitit 1488, duke pasur parasysh edhe pasaktësitë (në Ipeshkevin e Ballezes) numërohen 13 peshkopë… Në dokumente kujtohet edhe kuvendi katedral i kësaj kishe, çfarë tregon se ishte organizuar në mënyrë të rregullt, ashtu si dhe të gjitha kishat e tjera shqiptare në kohet e trishta… (Fulvio Kordinjano, po aty, fq.33). Ndërsa studiuesi shkodranë, Gjush Sheldija, në librin “KRYEIPESHKEVIA MËTROPOLITANË E SHKODRES E DIOQËZAT SUFRAGANË “(Shënime Historike), në faqen 75 na jep ketë kronologji të Ipeshkevijeve te Ballesit: viti 13… (ndoshta 1340) Guljemi. 1347 Gjerviku‐franceskan. 1351 Andrea ‐franceskan. 1420 Alfonsi ‐Franceskan. 1424 Mikeli, Paulluz ose de Paolis nga Villa,i dioqezës se Trevizit ¬françeskan. 1426 Bernardi de Ivanis ose de Vivanis prej Drishtit‐françeskan. 1459 Leonardi nga Napoli‐dominikan. 1478 Danieli, Zahender–fran¬ceskan. Fati tragjik e ndoqi qytezën e Ballezes edhe pas pushtimit Otoman, ku në Defterin e Regjistrimit të sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, në faqen 367, e gjejmë si një fshat më vetëm 4 shtepi… Balleza apo Ballexa që përdoret shpesh sot ka qenë edhe nën vëzhgimin e Studiuesit Italian Ermanno Armao, i cili ka qenë për shumë vite Konsulli i Për¬gjithshëm i mbretërisë së Italisë në Shqipëri. Për Ba¬llëzën në librin e këtij autori më titull “Vende, kisha, lumenj, male e toponime te ndryshme të një harte të lashtë të Shqipërisë Veriore“ në faqen 134 gjej¬më të shkruar: “..

Në trevën e Rrjollit, në piken kulmore të malit Balec, 440 metra mbi nivelin e detit,në mes të Rriollit dhe Gurres, dikuesi i tij më i madh, mund të shihen rrënojat e mjera të një kishe që nga harta e Coronëlli‐t..e përcakton si kisha kushtuar të Ngjiturit të së Lumës Zonjës së Virgjër në Qiell… Nën Kishë, por gjithnjë e ëmbi mal gjendej qyteti i vogel i lashtë Balesio…” Vlen të theksohet se Qyteti i Ballezes është i shënuar si në hartën e Cantellit, dhe Coronëllit që i bashkëngjitet këtij libri,dhe janë harta të formuluara në gjysmën e parë të shekullit XVII. Ndërsa nga Historiani dhe studiuesi i shquar Prof. Dr. Konstandin Jireçek, në librin shumë‐autoresh “VËZHGIME ILIRO‐SHQIPTARE” (në kapitullin.V.), Shkodra e Krahinat e saj në Mesjetë, faqë 113 ndër të tjera për Ballezen gjejmë të shkruar: “Tri orë prej Shkodret afër bregut të Riollit gjindet Maja e Balezit më një pamje të gjanë. Sipër saj janë gërmadhat e BALEZO‐s… Në mës shkurreve shihen tepricat e mureve të qytetit e të një Kishe ; por gërmadhat janë më të lëna se ato të Svacit, të Sardes e të Drishtit. Këtu gjindej Qyteti i vogël i Balecit (Balezo, Baleco, Ballegio, Ballesio, Balecio të shekujve XIV e XV ) më një Peshkop (Balacensis episcopus ) të varur prej Kryepeshkopit të Tivarit… Ndër Libra të arkivit të Raguzes përmënden artizan të këtij qyteti, si zdrugarë e këpucarë…” Albanologu i njohur kroat Milan Shuflaj në librin “SERBET DHE SHQIPTARET“ në faqen 15 për Ballexen ndër të tjera thotë se historia e saj mund të filloj që në shekullin e VII… Pasi qyteti i madh Romak Doklea (Dioklea ) u rrënua prej katastrofave natyrale dhe fuqive barbare. Atë e goditi rëndë tërmeti i vitit 518. Qyteti u shkretua rreth shekullit VII,dhe pjesët e tije të shkapërderdhura u rrëmbyen nga kështjellat e afërta. Aty u krijua grupi i qyteteve mësjetare Suacium (Svaci‐Shazi), Drivastum (Drishti), Balecium (Balezo) dhe Danja…”Ndërsa në faqën 136 ky autor e quan qytetin e Ballezes “Citta de Ballezo”, edhe qytet Peshkopal… të sigurte ku strehoheshin hierarkia e klerit katolik dhe arkiva e dokumentacioni përkatës… Për Ballezen si qendër e rëndësishme qytetërimi dhe zhvillimi shkruan edhe historiani e shkencëtari i albanologjisë At Giuseppe Valentini, i cili tek “IL DIRITTO DELLE COMUNITA, NËLLE TRADICIONË ALBANËSE “ (në faqët 345 ‐346) e cilëson Ballezen edhe si një vend tradicional ku mblidhej bajraku i Rrjollit dhe përfaqësuesit e bajraqeve të Malësisë Madhe,më emrin “Kalaja ose burgu i Hases apo Hasanit “, si dhe shënon si fise anas (autokton) vetëm ato të Çangajve, Çokajve, Toskajve dhe Keqanajve… Në Rrjoll përveç Qytezës apo Kalasë së Ballezes, në afërsi gjendet edhe një shpellë më homonimin “Shpella e Bogdanit” Kjo shpellë edhe sot kujtohet nga banoret, se dikur ka qenë rezidenca ku është strehuar nga rreziku i Otomanëve Ipeshkvi i famshëm PJETER BOGDANI (gjysma e dytë e shek. XVII). Në për ketë Shpellë historike menduam të citojmë pak rreshta nga libri i sipërcituar i Ermanno Armao‐s fq.56 ku shkruan: “Në vendin Keçula në bregun e djathtë të Rrjollit,në të majtë të rrugës nga Vitaj në Çokaj, tani seli e Kishës dhe e famullisë së Rrjollit, shihen disa rrënoja muresh që popullsia i kujton se kanë qenë shtëpia e Ipeshkvit të Shkodrës, Imzot Bogdanit. Rreth një gjysmë ore lartë në Mal është “Shpella e Bogdanit “, një shpelle e gjerë që sipas gojëdhënës i shërbente si strehim në përiudha përndjekjesh… ” Gjithsesi Ipeshkevi Pjetër Bogdani njihet në histori jo vetëm si një bari i mirë shpirtëror që shpëtoi grigjën katolike të Shqipërisë së Veriut nga dy Ujqër,ai Aziatik, dhe ai Sllav, por njihet edhe si autori i veprës famëmadhe “CUNËUS PROPHETARUM DE CRISTO SALVATORE MUNDI “që në shqip e kemi përkthyer thjeshtë në “ÇETA E PROFETEVE,kur në fakte duhej të përkthehej nga origjinali “Çeta e Profetëve të Krishtit, Shpëtimtar i Botes”. Është interesant të theksohet se në letër‐këmbimin e Pjetër Bogdanit më Selinë e Shenjtë (Vatikanin ), shumë letra janë shkruar nga Rrjolli, apo bëjnë fjalë për jetën e vështirë nën pushtuesin Turk të Rrjollasve, Malsorve e më gjerë, ku disa nga këto Letra po i kujtojmë: Letra më nr.153 e dt.20 nëntor 1671, në të cilën shkruan, për gjendjen e rendë ekonomike të kësaj popullsie, si dhe nëvojën për një mësues për shkollën e Rrjollit, ku propozon si të tillë Dom Mark Xhustin. Letra nr.171 e dt. 16 shtator 1674, Pjetër Bogdani njofton Selinë e Shenjtë se Rrjolli Kishte 9 fshatra më 136 shtëpi dhe 946 banore….Letra nr.180 pa datë, por e vitit 1675 shkruan se misionaret katolik po jepnin ndihmën e tyre për shkollën e Rrjollit… Interesante duket letra më nr. 182 e datës 29 dhjetor 1675,në të cilën Imzot Bogdani kërkon ndihmë për krahinat e Kastratit, Hotit, si dhe nevojat për Shkollë të tyre… Në letrën nr.187 dt. 03 janar 1676,ky Ipeshkëv tregon për kujdesin e tij për ribotimin e “Doktrinës së Vogël të Krishterë “ të autorit Francesko Bernardo nga Verona të përkthyer në SHQIP nga Ai… Të gjitha këto Letra e dokumente,dhe të tjera gjinden në Librin “ PJETER BOGDANI, LETRA DHE DEKUMËNTE “,përgatite nga Odette Marquet (Shkodër 1997). Në librin e historianes shqiptare Nëvila Nika më titull “DIOQËZA E SHKODRES GJATË SHEKULLIT XVIII, sipas dorëshkrimeve arkivore “mësojmë se Famulltari i Rjollit, bënte edhe detyrën e mjekut (fq.117). Gjithashtu Famullia e Riollit në vitin 1745 kishte 53 shtëpi më 420 banore, si dhe Kishën që i kushtohej të Shelbuemit, ku kjo Kishe kishte Kambanën e saj 20 librash (e barabarte më 5 kg, pra shumë e vogël në krahasim më atë të gjetur në vitin 1995, që ishte 155 kg, shënim) gjithashtu mësohet se famullitari kishte vendbanimin ngjitur më kishën…. (Fq. 153 ).

Një studiues i shekullit XIX,që ka qenë konsulli i Francës në Shkodër dhe ka vizituar Rrjollin ( fundi shekullit XIX) shkruan:.. Fisi i Rrjollit (Riolit) popullon shpatin verior të malit Maranaj, një luginë të madhe në kufi më fiset e Reçit, të Lohes e të Koplikut… Ai ndahet në dy lagje, që formojnë një bajrak të vetëm dhe ka dyqind e njëzet shtëpi. Popullsia është rreth Njëmijë e gjashtëqind banorë, njëmijë e dyqind e dyzet prej të cilëve ndjekin besimin katolik. Në qendër të tij gjendet një Kishë e madhe dhe e bukur më një komonë në formë katrore; ndërtimi i saj daton në shekullin e XIII dhe është restauruar kohet e fundit… Rrjolli e ka marrë emrin nga lumi i vogël i Rriollit… (Hyacinthe Hecquard, Historia dhe përshkrimi i Shqi¬përisë se Epërme ose i Gegërisë,fq.154.

Studiuesi Malësore (më origjinë nga Reci) Prof. dr. Ahmet Osja, në studimin e tij më titull “BALLEXA NË LUGINËN E RRJOLLIT “ (botuar në librin e Qendrës Kulturore “Edit’h Durham “(Malësia e Madhe një Visare Shqiptarie ) shkruan: “Në luginën e Rrjollit gjenden rrënojat e një Kështjellë që quhet BALLEXA E RRJOLLIT… Kështu sipas gojëdhënave prej shumë shekujsh burra të mençur e të besës që përfaqësonin fiset e trevës së Malësisë së Madhe,mblidheshin për të organizuar besëlidhjet. Vendi ku takoheshin krerët quhej ÇANG. Për ketë flet edhe fakti që edhe sot e kësaj dite, malësoret e quajnë ketë Kështjellë “FORCA E LEKEVE“. Dokumentet bëjnë fjale se kështjella është rindërtuar disa herë,por lulëzimin më të madh duhet ta ketë pasur gjatë sundimit të Balshajve, të cilët, nuk ka dyshim që e kanë përdorur si vend strehimi. Krahas mureve rrethuese,kështjella ka pasur edhe tunele (apo siç i quajnë vendasit skerfaj). Në zonë gjenden mjaft toponime që kanë të bëjnë më vendndodhje Kishash… Kjo Kështjellë priti Gjergj Kastriotin. Gojëdhënat thonë se për nderim të tij ranë kambanat e Kishës së Shën Gjergjit të Ballexes. Jehona e këtyre kambanave dëgjohej deri në fshatrat e Krajës… Në prill të vitit 1995 u arrit të zbulohej njëra nga kambanat e kësaj kishe. Ajo ishte derdhur diku në rrethinat e Shkodrës në vitin 1465 dhe peshonte 155 kg. Në Rrjoll edhe sot njëra prej lagjeve mban emrin Çangaj. Ndoshta kjo ka lidhje më ata mjeshtër që derdhen atë kambanë… Nuk mungoje gojëdhënat sipas të cilave në ketë luginë janë prerë edhe pare. Edhe sot gjendet toponimi RRASA E PAREVE. Po sipas gojëdhënave vendasit përgatitnin edhe barotin. Në afërsi të Kështjellës gjenden ende gjurmë që tregojnë për përdorimin e metaleve, për përgatitjen e veglave të punës e të armëve të thjeshta e tjerë. Duhet theksuar se këto fakte historike kanë vlerën e tyre edhe nga pikëpamja ekonomike, sepse vërtetojnë edhe zhvillim qytetare të kësaj qendre… Në kuptimin ekonomiko‐shoqërore Ballexa në shek. XIV radhitej ndër qytete më të njohura, si Drishti, Lezha, Durrësi e tjerë…“. (fq. 49 ‐51). Jo pa qëllim mendova të citoj në fundin e këtij “materiali” Atë Marin Sirdanin (më origjinë nga Boga e Malësisë Madhe), i cili ishte përveçse fetare dhe atdhetarë edhe një studiues e historian i njohur, ku në ketë “kohë” na jep “lajmin” e mirë, se Ballëza është vendi ku kanë origjinën dhe morën emrin Dinastia famëmadhe shqiptare e BALSHAJVE…ku për ketë shkruan: ”…Ma në shenj ndër kryetaret shqiptarë që u deklaruan të pavarur ishte Duke Balsha I… Balsha s’ishte tjetër veçse kryetar i Balesit prej kahë pat edhe emnin, që porsa u deklarua i pavarur i dërgoi Papës Urbani V ipeshkevin e Shasit më 29 kallënduer (janar) 1369,për më e lajmëruar se Ai dhe të bijtë më një numër të madh populli ishte (ri) kthye në katolicizëm.”(Atë M. Sirdani, FRANCESKANËT NË SHQIPNI DHE KATOLIKET NË LAMË TË ATDHETARISË, fq.69…)

Duke dashur të justifikojmë titullin e këtij “shtegtimi” historik, për qytetin e Ballexes më një histori mbi njëmijë‐vjeçare, po rikujtojmë shkurtimisht vlerat e qytetërimit e zhvillimit që mbulojnë rrënojat që shohim sot si: qytetin, kështjellën, mullinjtë, valanicat, punishte të ndryshmë të mëtaleve e tjerë… Si edhe vlera ndërtimore të Besimit Kristian, më Manastire e Kisha, kushtuar të Ngjiturit të Zojes së virgjër në Qiell, të Shelbuemit, Shën Gjergjit, Shna Prendes, Shën Nikollës e tjerë, ku për këto vlera Ballexa ka qenë edhe Seli Ipeshkevnore. Sot nga tërë kjo histori qytetërimi e besimi, më së shumti mund të dallojmë gjurmët (rrënojat), por edhe më këto duhet kujdes, sa “harresa” mund të na i “fshijnë” dhe pastaj… na ishte apo nuk na ishte një herë një qytet seli ipshkvnore, më aromë Evro‐perëndimore.