“Gjuetia e shtrigave”, Gylen dhe tentativa për grusht shteti

Nga Barbara Plett Usher

Pensilvania rurale nuk është vendi i parë ku ju do shkonit të kërkonit për dikë që akuzohet se ka bërë lëmsh Lindjen e Mesme. Por ai është vendi ku ju të gjeni të dyshuarin kryesor si organizatori për grushtin e shtetit të dështuar në Turqi: po flasim për imamin Islamik, Fethullah Gulen. Ai ka thyer izolim e tij të zakonshme për të dhënë intervista të rralla dhe  për të mbrojtur veten kundër akuzave të bëra nga “ndëshkuesi i tij më i madh”: Presidenti Rexhep Tajip Erdogan. Ne u përshëndetëm me adhurim në “Generation Golden & Retreat Center” në mënyrë të sjellshme nga njerëz të edukuar që shërbenin rrinin rojë në portën e predikuesit të  nderuar gjithashtu edhe shkrimtar.

Ata i përkasin organizatave të frymëzuar nga  Gylen, por jo të drejtuara prej tij, ato si duket kanë mbetur “një testament” për forcën e personalitetit të tij dhe thirrjes ndaj  mesazhit të tij. Ai mbështet dhe promovon rrënjët e Islamit si një thirrje ndaj  tolerancës që thekson edukimin dhe promovon biznesin. Gyleni është një klerik me ndikim islamik, i cili ka qenë në mërgim në Pensilvani që nga viti 1999. Prania lëvizjes së tij në strukturën shtetërore është rrënjosur aq thellë sa është e  vështirë për tu gjetur.

Ndoshta kjo është arseja pse në Turqi, kritikët parë këtë stil të udhëheqjes si një kërcënim, duke qenë se ai ushtron shumë ndikim politik përmes pasuesve të cilët kanë depërtuar shumë  burokracinë vendase dhe kanë lidhje të forta  me mediat dhe biznesin. Kjo mund të jetë edhe arsyeja pse Gulen mendon se Presidenti Erdogan i është vënë  prapa si një vampir pas gjakut. Një teori sugjeron se grushti i shtetit ishte një “flamur i rreme” , një ngjarje e organizuar nga Presidenti Erdogan për të fituar më shumë pushtet, por vetë vazhdimësia ka treguar se ngjarja ka shkuar shumë larg për të qenë një “gënjeshtër”.

Një tjetër teori rrjedh nga një burim i policisë, i cili tha se qeveria kishte planifikuar për të arrestuar zyrtarë të ushtrisë Gulen dhe mbështetës që para 16 korrikut . Burimi ata shkuan përpara dhe iniciuan grushtin e shtetit më herët se sa ishte planifikuar të mbahej. Por Presidenti Erdogan dhe ministrat e tij fajësuan lëvizjen Gylen për grusht shteti, dhe thonë se kjo përpjekje është e hapi i tij i fundit.Watch Full Movie Online Streaming Online and Download

Dy udhëheqësit para shumë kohësh kanë qenë  të bashkuar për të frenuar pushtetin e ushtrisë laike të Turqisë. Por që prej asaj kohe ai ka qenë i larguar ata nga të gjitha  institucionet shtetërore. Gylen e quajti këtë një “gjueti shtrigash”, e cila u përshpejtua ndjeshëm pas grushtit të shtetit të dështuar. “Nuk ka asnjë mundësi që të flasim ende për demokraci. Ky lloj regjimi i ngjan më shumë një klani dhe një administratë fisnore.”

Pa përmendur pastaj faktin që ai e krahasoi  Erdoganin me diktatorët, si Hitleri dhe Sadam Huseinit. Por çuditërisht Gulen i këshilloi pasuesit e tij që të qëndrojnë të qetë, sepse “shoqëria është polarizuar mjaftueshëm tashmë, mos bëni ende keq”. Ironikisht  Gulen iku në Amerikë në vitin 1999 për shkak të akuzave se po përpiqej të të përmbyste qeverinë laike. Tani ajo është një qeveri islamike dhe ka kërkuar që SHBA-të ta rikthejë atë përsëri në Turqi. Ai duket i palexueshëm pas planit të Erdoganit për të paraqitur një kërkesë zyrtare për ekstradim. Ai deklaroi se ishte një kërkesë e motivuar politikisht dhe për më tepër pa një bazë ligjore dhe për këtë arsye nuk do të marrë shumë vëmendje në një vend ku “sundimi i ligjit mbretëron në mënyrë supreme”. Çështja, sidoqoftë, është duke marrë shumë vëmendje: tashmë ajo ka çuar në disa shkëmbimeve të mprehta ndërmjet zyrtarëve Turq dhe atyre Amerikanë. Dhe kjo mund të krijojë dhimbje koke të mëtejshme për qeverinë Amerikane veçanërisht në qoftë se dëshmitë e dhëna hidhen poshtë nga gjykatat Amerikane.

Edhe një herë zoti Gylen kërkoi të ngrinte shpirtëroren mbi politikën.  “Unë do të vdes një ditë, – tha ai – Nëse  vdes në shtratin tim ose në burg nuk më intereson”.

“BBC”