Gjergj Kalaj, patrioti i paharruar

Përgatiti: Dede Kole Miri Dedvukaj 

Malesia po i jep nderimin e fundit birit te vete Gjergj Markut Kalaj, i cili u lind ne fshatin Pikale, te kesaj Malesie, para 67 vitesh. Malesia po e qane me lote ne sy dhe dhimbje ne zemer kete burr,
Malesia e Madhe dhe Diaspora shqiptare, po ndahen nga fisniku i fisit Kalaj, sot Mali i Deciqit dhe maja e Bratiles se Flamurit te heroit kombetar Dede Gjon Lulit, po percjellin atdhetarin e pashoq, i cili kurre nuk u ndal se punuari per shqiptari. Diaspora shqiptare po i thote lamtumiren e fundit patriotit te vertete, ideatorit dhe punetorit me zemer e shpirte per Shqiperin etnike.
Ishte patriot me vepra e jo per tu lavderuar apo imponuar. Kryente pune kombetare ne heshtje e jo me zhurme. I ketill ishte ne rini, e keshtu mbeti edhe ne moshen e burrave. kurre nuk kane arritur qe t ja nderrojn mendjen dhe qenderimet e tij pro Shqiptare. Te ndjerin Gjergj, padrejtesit fillojne ta prekin si nxenes te Gjimnazit ne Ulqin. E braktisi shkollen si maturant dhe ne vitin 1969 mergoi ne SHBA, pore pa i harruar asnjeher te afermit , familjaret, dhe Malesin e Shqiptarin, deri ne marsin e vitit 2016 , e per tu kthyer perseri ne Malesin e amanetit te vete, me bindjen se vetem ne kete dhe, duhet shijuar jeta e pa amshueme.
Me lartesin e tije trupore qe ia kishte falur zoti. Gjergj Kalaj mbante larte Flamurin e Gjergj Kastriotit, Dede Gjon Lulit, e Adem Jasharit. Nga ky flamur nuk do ta ndante as vdekja, pasi edhe sote trupin dhe arkivolin e tije po i mbulon flamuri yne kombetare, shtepia e Gjergj Kales ne SHBA ishte dhe mbeti shtepia e takimit dhe strehimit te aktivisteve shqiptare, dhe shtepi e mikpritjes fisnike Malesore.
Bashkeshortja e te ndjerit Gjergj, Gjystja me te me te afermit e saje dhe te bashkeshortit, si dhe me dashamiresit dhe shoket e burrit nga diaspora, Gjergj Kales po i plotesojne deshiren e fundit nga kjo jete-po e varrosin ne varrezat familjare, ketu ne Malesi.
Gjergj Kalaj, nderroi jete per te jetuare veprimtaria e tij, Vleresimi i punes dhe aktiviteti i tij kombetare, sepse ai per nje gjysem shekulli luftoi me gjithe forcen qe kishte, per lirin e Shqiptareve dhe krijimin e kushteve me te mira per jetese.
Ja filloi ne demostrata dhe pothuajse nuk mungoi ne asnje qe u organizua kunder regjimit komunist te ishe Jugosllavise, kundreshtoi pushtetin policore te Serbise dhe represionet e tyre ndaj popullit liridashes shqiptare te Kosoves, dhe enderra e tij per shtetin e pavarure te kosoves, ju be realitet, Gjergj Kalaj per te cilin dhe per hire te se vertetes, duhet thene se ka qene edhe mike i Enver Hoxhes dhe i politikes se tij, pore pa u perzier dhe pa u perlyer, ne azgje, dhe ne asnje raste me vrasjet qe komunizmi kryente aso kohe ne shqiperi dhe jo vetem. Ishte shume aktiv edhe ne vitet 1990 gjate proceseve te demokratizimit te Shqiperise. Ketu mbetet per tu permendur pritja qe ai i ka bere ishe presidentit te pare te shqiperise Ramiz Alia gjate vizites se tij ne SHBA vizit qe aso kohe ka patur shume ndikim per demokratizimin e mevonshem te shqiperise. dhe i tille mbeti deri ne ditet e fundit te jetes se tij, vecanarishte per fitimin e te drejtave te popullesis shqiptare ne Malin e Zi. Me gjithe shpirt e zemer donte bashkimin kombetare, pore nga ana tjeter ishte edhe i vetdishem per pengesat qe po i shkaktonin ata qe nuk mendonin dhe punonin me koken e vete, ata qe i sherbenin te huajit e jo kombit. I njihte mire Gjergji te gjithe, se shume here kishte kaluar ne duart e tyre. Duket se zemra e madhe dhe e forte shqiptare dhe patriotizmi i tij kombetar, i kishte nervozuar shume ata qe kishin marre detyren per te perjellur punen dhe aktivitetin e Gjergj Kales ne demostratat anti-jugosllave. dhe kunder regjimeve anti shqiptare, u kishte ra ne sy atyre qe moren detyren e ndeshkuesit, per ta torturuar, e bile edhe sa here vizitonte te afermit e tij ne Malesi. Te gjitha keto Gjergji i perballoi dhe se ndalen ase ata qe e torturuan fizikishte psiqikishte, gjate veprimtarise se tij patriotike.
Ndoshta ata mendojne se jane te gjalle pore per Gjergjin dhe te gjithe , kane vdekur, ashtu sic e meritojne vdekjen ata qe punojne dhe veprojne kunder popullit te vete. Vendin dhe karrigen e Gjergj Kales ne shoqaten Malesia e Madhe ne New York do te jete e veshtire per ta zevendesuar dikush, nderkohe qe zbraztesia qe ai na krijuar ne zemrat tona do te mbese e perjetshme.
EJLLO BERISHAJ
Kryetar i Shoqates Malesia
e Madhe New York