Gjendja e mjedisit: Tirana kryeson listën e qyteteve më të ndotura, pasohet nga Fieri, Lushnja dhe Lezha

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri ka prezantuar ditën e sotme gjendjen e mjedisit në vitin 2016, dukë bërë të ditur se Tirana vazhdon të jetë qyteti më i ndotur në rang vendi.

“Fieri, Lushnja dhe Lezha janë 3 qytete ne rang vendi potencialisht të ndotura. Ndërsa Tirana vazhdon të jetë qyteti më i ndotur në rang vendi. Shfaqet problematik edhe Korça, vetëm periudha e dimrit, shkaku ngrohja me dru zjarri”, thotë Beqiri.

Drejtori thotë se buxheti i AKM nga 2014 në 2017 ka ardhur në rënie të ndjeshme me gati përgjysmimin e tij. “Megjithatë pavarësisht buxhetit, monitorimi nga 2014 ne 2017, sipas treguesve performanca në rritje të ndjeshme në çdo komponent”.

Beqiri thekson se ndotja akustike, pas cilësisë së ajrit janë niveli dytë i riskut për shëndetin publik. “Tirana me problematikja; ditën 17.23% më lart se norma e lejuar , natën 24.91% më lart se norma e lejuar”, thotë Beqiri.

Për sa i përket ndotjes së ujërave detare, drejtori i AKM shprehet se ka një përmirësim të dukshëm edhe pse 5 pika janë ende problematike.

“Problem ende mungesa e informimit dhe infrastrukturës nga pushteti vendor. Lumenjtë dhe liqenet nuk kane ndryshim nga 2015. Bashkitë ende punë të dobët, pavarësisht ndarjes së re territoriale, në drejtim të ndotjes e menaxhimit të mbetjeve”.

Beqiri shprehet se 15 specie drunore janë në rrezik zhdukje. “Moratoriumi do të sjellë padyshim një ripërtëritje të mbulesës së tokës”, shprehet ai.