Gjelosh Gjoka, figurë emblematike e Kastratit dhe Malësisë

Nga Ndue Baca

Malësia e Madhe është një ndër trvat e njohura Shqiptare ku linden e u rriten djem sokola jo vetem per pashi, por mbi të gjitha per burrëri, besë, trimëri, urti e atdhetari. Një ndër keta sokola është padyshim Gjelosh Gjoka, vojvoda famëmadh i Pjetroshanit të Kastratit. Gjelosh Gjoka kishte lindur në vitin 1876 në fshatin e njohur të Kastratit –Pjetroshan. Ishte djali i atdhetarit e mendëqarit të njohur Gjokë Dodës, pjesmarrës aktiv në “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit” në vitin 1878, si dhe njeri ndër luftëtaret e “firmëtarët” e nohur në mbrojtje të trojeve shqiptare nën udheheqjen e “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” dhe organizimeve të trevës të Malësisë Madhe e më gjërë. Kur Gjokë Doda do të merrte pjesë në “Lidhjen e Prizrenit”, djali i tij Gjelosh Gjoka do të ishte vetem 2 vjeç, por që në vogli e deri sa u rritë e burrërua Gjeloshi do të edukohej nga babai i tij dhe ambienti familjar e shoqëror patriotik i Pjetroshanit, Kastratit e më gjërë me vlerat më e të larta të Malësisë e Shqiptarisë.
Gjelosh Gjoka –vojvodë i Pjetroshanit…
Vojvod i Pjetroshanit brez pas brezit ka qenë shtepia e “Ujkajve”, ku një ndër më të njohurit ishte Keqa Prela (Ujkaj) i cili pavaresisht kesaj detyre ka qenë një atdhetar i vertet shqiptar. Ai në vijim të detyrës tij si vojvodë thirret në një mbledhje (në vitin 1898) nga pushteti turko-osman në Shkodër, ku i kerkohet të rekrutoi djelmosha të ri per nizam (ushtar), në ushtrinë turke, por Keqa Prela e kundershton ketë kerkesë-urdher të pushtetit në Shkoder. Në keto kushte kundershtie, ai per të mos u arrestuar e burgosur nga turqit detyrohet të largohet edhe nga shtepia e tij, duke marrë me vehten edhe dy femijet e tij.. . Keqa Prelen në strehimin e tij, (larg syrit të hafijeve turkoshake), nga Krasniqja e në fshatrat e Gjakoves e ndihmon Qerim Binaku, djali i të njohurit atdhetar Binak Alisë… Pas largimi të Keqa Preles nga Kastrati, vendin e tij si vojvodë i Pjetroshanit e zënë Gjelosh Gjoka, djali i atdhetarit të njohur Gjokë Doda. Gjeloshi ndonse në atë kohë ishte i ri në moshë ai shquhej si i rritur e pjekur në mendime e veprime. Keqa Prela kthehet në Pjetroshan pas tre viteve internim si rezultat i faljes nga pushteti turko-osman. Pas kthimit të Keqa Prelës u mendua që në Pjetroshan të qendronin te dy vojvodë (Keqa Prela dhe Gjelosh Gjoka), gjë që ka vijuar derisa ky “institucion” ka ekzistuar.. (Intervistë e dt. 5 maj 2015 me Gjeto Gjergj Linadin , trashigimtar i Keqa Prelës N. B. ). Vlen të kujtohet se Gjelosh Gjoka edhe pas kesaj ka qenë aq i sukseshëm sa nuk njihej “thjeshtë” vojvoda i Pjetroshanit, por si vojvoda i Kastratit.. Gjelosh Gjoka … një figure e njohur dhe e respektuar e Kastratit dhe e Malësisë Madhe, te i cili preveç pashisë që ia kishte falë Zoti, zbulohej edhe shkathtësia e të vpruarit dhe aftësia politike per të bindur të tjerët.. (Gjokë Luli, Kastrati, fq. 44, SHB “Camaj-Pipa” Shkodër 1999).

Vojvoda Gjelosh Gjoka në lamë të atdhetarisë
Gjelosh Gjoka edhe pse vojvodë e paguhej nga pushteti turko-osman i Shkodrës, traditen atdhetare të të parëve me në krye babën e tij Gjokë Doden nuk e harroi kurr si në momente të “mira” dhe në momente të vështira që dominonin në ato kohë. Para fillimit të kryengritjes kunderturke-osmane të Malësisë Madhe shumë atdhetar malesor e më gjërë ishin detyruar të braktisnin shtepiat e tyre per të gjetur strehim si emigrant në Malin e Zi…Në keto kushte të veshtira por heroike të pergatitjes së kryengritjes kunder pushtuesit turko-osman (në mos per të fituar pavaresinë, per të fituar autonominë), emigrantet e Kastratit me në krye flamurtarin Dodë Preçi dhe trimin e flaktë Mirash Lucen, dhe shoket e tjer të atdhetarisë emigrant nga Hoti, Gruda, Kelmendi e krejt Malesia e Madhe , së bashku me Dukagjini dhe Mirditen kishin lidhur besën per luftë kundë Turkisë. Si në kuvende që u këshilluan emigrantët në Mal të Zi nisen Nikollen e Mirash Lucës në Kastrat që të takohej me vojvoden Gjelosh Gjoka, me qellim që bashkërisht të bënin agjitacion në të gjitha malet per të lidhur besën. Gjelosh Gjoka dhe Nikollë Mirash Luca pasi u këshilluan me njeri tjetrin, shkuan në Dedaj të Shkrelit dhe në shtepi të Zef Mirashit e lidhen persëri besen. Prej ketej ata dolen në Bzhetë , tek Tomë Nika të cilin e moren me vete së bashku me dy djemtë e tij, dhe shkuan pastaj në Bogë, Reç e në Lohe duke lidhur per çdo mal besen per të luftuar kundra osmanllisë per liri të trollit vet. Bedri Pasha, Valija i Shkodres si e mori vesht këtë veprim të shqiptarëve, nisi nji taborr ushtriet per me ndjekë keta trima…(Risto Siliqi, “Pasqyra” e ditëve të pergjakshme në të pestin shekull të Shqipnis të robnueme , fq. 55, (libri i parë), Trieste 1912). Bedri Pasha perveç taborrit të ushtarëve kunder trimave malësor do të niste edhe “taborrin” e propogandës kunder malësorëve katolik e tjer, që gjoja luftonin kunder fesë Islam e jo per liri e pavarësi. Në qartesimin e kesaj situate kaotike, që valiu i Shkodres kerkonte të fuste malësoret , shkodranët e më gjërë në një luftë vëllavrase, Gjelosh Gjoka së bashku me Nikollë Mirash Lucen do të takoheshin e bisedonin edhe në Shkodër me krerë muhamedan të njohur si Alush Lohen, Sait Juken, Rrem Mehmedin etjer. . per qarësimin e situates ngatrrestare të valiut osmanlli Bedri Pasha.

Takimet e Gjelosh Gjokës dhe Nikollë Mirash Lucës bënë që duke u këshillua me atdhetar të tjer të caktohet dita e mbledhjes në Cetinë, që do të lidhej besa me luftua per mbrojtje të nderit të Shqipnisë. Në të dalun (nga Shkodra N. B. ) moren me vedi Musan e Rrem Mehmedit e u hollen në Cetinë , ku gjeten tuj pritë diten e shenueme , (22 mars 1911 sipas kalendarit Julian, ndersa sipas atij Gregorian që e kemi edhe sot me 30 mars N. B. ), pos shqiptarëve të Kosovës edhe Muharrem beg Bushatin, bajraktarin e Reçit, Zenel Shabanin-vojvoden e Kastratit , Haxhi Meten-vojvoden e Koplikut , Istref Alinë (Culaj-Koplik, N. B. ), Bec Tahirin-bajraktarin e Buz-Ujit , Ramadan Agën e Haxhi Mujin prej Tuzit, dhe shumë vegjëli etjer. (Risto Siliqi, po aty, fq. 56). Në ketë kuvend si gjithnjë qendronte hijeshem i urti-trim i flaktë i shqiptarisë Dedë Gjon Luli me shoket e tij të atdhetarisë… Gjelosh Gjoka u shqua jo vetem në fushen e “diplomacisë” atdhetare, por edhe në betejat luftarake të zhvilluara gjatë kryengritjes kunder osmane në vitin 1911, ku trimat malësor me në krye udheheqesin e tyre Dedë Gjon Lulin do të valvitnin në driten e diellit, në Bratil të Deçiqit flamurin kombëtar të Gjergj Kastriotit –Skenderbe pas 432 viteve “mungesë”. Betejat luftarake ku mori pjesë dhe u shqua si trim e strateg i sprovuar janë të shumta, por menduam të shenojmë dy nga keto beteja kunder ushtrisë turke që na duken më sinjifikativet ; Lufta në Suka të Moksetit ( 7 prill, N. B. ) dhe beteja luftarake e Prronit Thatë (8 prill 1911). (Gjokë Luli, po aty, fq. 45). Trimërinë dhe atdhetarinë e Gjelosh Gjokës të treguar në kryengritjen e vitit 1911, luftëtari , intelektuali dhe patrioti i shquar me pendë e pushkë Palok Traboini , (pjesmarres aktiv në kryengritjen e vitit 1911), kur do të shkruante poemen “Lufta e Maleve”, Gjelosh Gjokës do ti kushtonte disa vargje domethënse “perbri” bajraktarit (flamurtarit) trim e të urtë të Kastratit Dodë Preçi dhe kryetrimit të atdhetarisë Dedë Gjon Luli. Nga keto vargje citojmë:
……………………………….
Ky Dodë Preçi plak i vjetër
Bajraktar që s’del nji tjetër
Ma me nam e ma me za :
“Due- tha –deken sot me ba”.
Trim si rrfe ky Gjelosh Gjoka
Djal sokol që se ka toka.
Vojvod-bash asht m’at Kastrat
Tha : “do t’des ose ndrroj fat”.
Dedë Gjon Lul o derë bujare
Derë bujare në tokë Shqiptare
Gjithmon kje ndera e Malsisë
Qendra e shtylla e djelmnisë,
Qindro sot me ndihmë të Zotit
Pse ti je nafaka e Hotit
Dhe si i parë që je n’Malsi
Çoje lajmin n’gjithë Shqipni
Që t’luftojmë sot per liri.
Permas teje gjithë Malsija
Shpresen në të cilen ka Shqipnija…”.
(Palok Traboini, 1911-Flamuri në Deçiq, fq. 74-75, pergatit dhe botue nga Kolec P. Traboini 2012).
Per Gjelosh Gjoken është shkruar e folur, duke perfshirë edhe patriotin e madh pendë-artë të kombit shqiptar atë Gjergj Fishten. Në një takim në Selanik Gjelosh Gjoka perfaqësonte Malësinë e Madhe , së bashku me pesë perfaqesues të tjer që perfaqësonin Shkodrën. Gjeloshi ka qenë adjutant i Princ Vidit, “i veshur me rroba ari” duke bërë figure edhe me bukurinë fizike të tij. Gjithashtu Gjelosh Gjoka ka qenë komandant i operacionit në Luften e Koplikut në vitin 1920. (Gjokë Luli, po aty, fq. 44-45). Në nentor të viti 1916 vdes në moshen 87 vjeçare perandori i Austro-Hungarisë Franc Jozefi, që shqiptarët i “thonin” Fran Zefi. . Qendrimi i perandorit Franc Jozefi dhe perandorisë të Austro-Hungarisë që ai drejtonte konsiderohej shumë dashamirës dhe një kontribut i madh per Shqiperinë e shqiptarët, ndaj kur u krijua mundësia (prill 1917) do të shkonte në Vjenë per të bërë homazhe (pranë varrit të perandorit) edhe një delegacion nga Veriu i Shqiperisë e veçanarisht nga Malesia e Madhe e cila perfaqesohej nga Gjelosh Gjoka –vojvodë i Kastratit dhe Vatë Marshai –bajraktar i Shkrelit e tjer. Ketë eveniment e pasqyron gazeta “Vëllazënija” që botohej nga kolonia shqiptare e Vjenës… Gjelosh Gjoka gjatë të gjitha viteve që Shqiperia krijoj një zhvillim e stabilitet të amdirueshem per kohen, kryesisht nën udhëheqjen e Ahmet Zogut, (kryeminister, president e mbi të gjitha mbret), ishte në sherbim të shtetit shqiptar, por pa harruar asnjëherë nevojat dhe të drejtat e kastratësve, malësorve e më gjërë. Gjelosh Gjoka ka qenë i ftuar me vend nderi në të gjitha evenimentet dhe festimet kombëtare duke perfshirë edhe pervjetoret e shpalljes së pavarësisë… Ai gjatë veprimtarisë tij është takuar e ka biseduar disa herë me autoritet më të larta qeveritare e shtetrore, duke perfshirë edhe mbretin Zogu I. Gjelosh Gjoka ka qenë edhe i arsimuar jo keq per kohen, gjë që e ka ndihmuar jo pak që në të gjithë veprimtarinë e tij të shquhej si një perfaqesues tipik malësor – fisnik, trim , i urtë dhe luajal në biseda, gjë që e kanë vu re dhe vlersuar jo vetëm bashkëmalësorët e tij, por edhe autoritetet më të larta lokale e kombëtare shqiptare me të cilët është takuar dhe ka biseduar. Gjelosh Gjoka si çdo njeri i kësaj Bote do të ndrronte jetë në vitin 1938. Varrimi i tij do të ishte madhështor e me plotë nderime, si nga qindra kastratas , por edhe autoritete lokale e kombëtare, Mbreti Zogu I, do t’i dergonte një telegram ngushllimi mbresëlënës familjes të Gjelosh Gjokës , ku ndë të tjera në telegram thuhej : ndonse Gjeloshi kishte vdekur fizikisht , ai ka lënë mbrapa një veprimtari të madhe atdhetare të pavdekshme në perjetsi. Ishte pikrisht kjo trashigimi nacionaliste e atdhetare e Gjelosh Gjokës që do të trashigohej tek pasardhësit, e veçanarsiht te djali i tij, nacionalisti e antikomunisti Nikë Gjeloshi, i cili ishte një ndër pjesmarresit dhe organizatoret e njohur në të gjitha veprimtaritë pergatitore, por edhe pjesmarres aktive në kryengritjen antikomuniste të Malesisë Madhe të janarit të vitit 1945. Nikë Gjeloshi si shumë nacionalist e antikomunist malësorë u burgos e persekutua nga diktatura komuniste, e cila solli edhe një erresirë të madhe 46 vjeçare edhe per veprimtarinë atdhetare të Gjelosh Gjokës, i cili ka qenë dhe mbetet në histori një figurë emblematike e Kastratit e Malësisë Madhe..