Giovanni Armillotta: Shqipëria, kështjellë e Krishtërimit perëndimor

Shqiptarët që në shek.XV të vetëm ju kundërvunë turqve,ndërsa “është lavdi për Shqipërinë që i dha në këtë periudhë krishtërimit dhe kundër Islamit,Gjergj Kastriotin i quajturi Skënderbeu”

Rreth vitit Njëmijë Perandoria Romake e Lindjes (që nga shek.VII e goditur nga Longobardët nga veri-perëndimi,nga Persianët e nga Islami nga lindja e jugu,nga barbarët Sllavë e nga Bullgarët,popull me origjinë mongole që merr gjuhën e zakonet sllave,nga veri-lindja) përcaktoi pesë rajone ushtarake (themata nga greqishtja;thema në njëjës).Thema Longobardia (afërsisht zona aktuale e Puljes dhe Bazilikatës,me Sipontum [e rithemeluar në 1256 nga mbreti Manfredi me emrin Manfredonia],Barium[Bari] e Brundusium[Brindizi] si qytete kryesore),Thema Calabria (rajoni i sotëm i Kalabrisë me qytet Cosentia);dy themata në Shqipëri:Thema Dyrrachium (me Dyrrahium [Durrës] e Antibaris [Tivar]) dhe Thema Nicopolis (me Aulon Ebellona [Vlora],Buthrotus [Saranda] e Nicopolis [Preveza]) dhe një e fundit Thema Cephalenia që përmblidhte me Korfuzin ishujt në veri të detit Jon (harta 1).

Më vonë dy themata-t shqiptare u bënë bazat për rifitimin e trojeve të zaptuara përkohësisht prej sllavëve.Në fakt që nga shek.XI deri në shek.XIV princërit shqiptarë rizotëruan pjesën më të madhe të rajoneve shqipfolëse.Kur venecianët pushtuan Kostantinopojën (12 prill 1204) duke shpartalluar Perandorinë Romake të Lindjes,Mikeli III (kusheriri i perandorit bizantin Leka III Engjell Komneni [1195-1203]) ra në ujdi me princërit shqiptarë për ngritjen e Despotatit të Epirit në funksion antivenecian(1);që kufizohej me Perandorinë Latine,e ngritur pas shpërndarjes së asaj bizantine gjatë kryqëzates së katërt të 1204 e reshqitur qëllimeve të Papës Inoçenci III (1198-1216) dhe e manipuluar nga tregtarët venecianë (harta 2; harta 3).Në 1261 familja Paleologo ringriti Perandorine Romake të Lindjes,por Despotati Shqiptar i Epirit ruajti pavarësinë e tij (harta 4).

Ne 1355 fuqia e madhe ushtarake e serbëve bëri që mbreti i tyre, Stefan Dushani të mundë forcat e perandorisë në Adrianopolis (Edirne),duke i përulur bizantinët e duke vërshuar për gati gjithë Greqinë.Ndërkohë,shqiptarët jo vetëm kthyen mbrapsht serbët,por në 1358 princi shqiptar Karl Topia mundi despotin e Epirit Niqiforin II Orsini;Shqipëria forconte kufirin e vet (harta 5).

Karl Topia -historikisht primus albanensis inter pares (disa studiues e përcaktojnë si të parin “mbret i Shqipërisë”[2])-ishte i biri i Andresë,ky i fundit biri i Thanasit që në fund të shek.XIII mundi serbët në Durrës;në vazhdim Karli në 1368 çliroi po Durrësin nga Anzhoinët e Napolit.

Në ditën e shën Vitos të 1389 koalicioni i popujve ballkanikë (shqiptarë,boshnjakë,bullgarë,dalmatë,serbë,hungarezë e vllahë)u mund në Fushë Kosovë nga Murati I,sulltan i turqve otomanë.Ushtria e sulltanit përbëhej në pjesën më të madhe me forca serbe të mobilizuara nga Murati I në Maqedoni(3).Ushtari shqiptar Millosh Kopili vrau sulltanin,ndërsa Stefani (biri i mbretit serb,Lazrit,komandant i forcave të koalicionit) dhe Vuk Brankoviç (feudali serb i Kosovës) kaluan në rradhët e armikut islam.Stefani dha bijën e tij,Marie Despinën,si konkubinë sulltanit të ri,Bajazitit I Ilderim (rrufeja),ndërsa u bë gjeneral turk dhe ruajti pronat e tij(4).

Të nesërmen e humbjes së betejës së Fushë Kosovës,tre princërit shqiptarë:Balsha,Gjergji II e Teodor Muzaka II,me në krye Gjergj Kastriotin I (i biri i Karl Topisë e gjysh i Skënderbeut) u terhoqën brenda kufijve të tyre e duke i rezistuar turqve qenë në gjendje të krijonin një entitet kristian shqiptar të shtrirë nga poshtë Raguzës (Dubrovnikut) e deri në gjiun e Patras (harta 6).

Ndërkohë,i lartpërmenduri gjeneral Stefan me 12 mijë ushtarë i jep ndihmën vendimtare Bajazitit I në betejën në Nicopolis (Nikopol,në Bullgarinë e sotme),në të cilën ,me ndihmën serbe sulltani shpartalloi ushtrinë kristiane të përbërë nga francezë,skandinavë,gjermanë,hungarezë e vllahë (5),që i kishte vënë vetes qëllim të ndalonte ekspansionin islamik në Europen ballkanike e juglindore.

Mbeten shqiptarët që në shek.XV i kundërvihen të vetëm turqve,ndërsa është lavdi për Shqipërinë që dha në këtë periudhë krishtërimit kundër Islamit,njërin e ndoshta më të madhin mbrojtës të tij,Gjergj Kastriotin(6) e quajtur Skënderbeu.

 

 

përkthimi: j.m.