“Geroges D. Boria…në tri dimensione-Monografi e ilustruar” e studiuesit të palodhur Kristaq Balli

Nga Qerim Vrioni

Një  libër  për  George  Boria

Kohët e fundit doli në qarkullim libri “Geroges D. Boria…në tri dimensione-Monografi e ilustruar” e studiuesit  të palodhur Kristaq Balli. Autori ka botuar deri tani 12 libra dhe albume mbi botën dhe kulturën shqiptare.Teksti i  botimit të fundit është shkruar nëgjuhët shqip dhe anglisht, çka do të thotë se kyi drejtohet edhe publikut të madh anglishtfolës, gjë që duhet përshëndetur.Libri është shtypur në format katalogu, ndoshta me synimin për të pahtësuar rëndësinë e fotove në krahasim me tekstin e shkruar. Po kush është Georges Boria, emër fare i panjohur në Shqipërinë e para fillimviteve ’90, të cilit i kushtohet ky botim prej 240 faqesh i studiuesit Balli ?

Për jetën dhe krijimtarinë e Georges Boria ka nisur të shkruhet në shtypin shqiptar vetëm  pas përmbysjes së diktaturës komuniste (në nisje të viteve ’90), sepse duke shërbyer për një kohë të gjatë në ushtrinë amerikane ai ishte njollosur në biografinë vendlindje nga diktatura komuniste me epitete të ndryshme përbuzëse. Veçse figura e tij poliedrike pa dyshim e meritonte një libër të posaçëm, ku të përfshiheshin edhe të dhëna të plota e dokumenta autentikë, përveç fotove të realizuara nga ai dhe të objekteve të shumtë të mbledhur nëpër vende të ndryshme.

Këtë detyrë siç duket i ka vënë para vetes studiuesi Kristaq Bali që për një kohë të gjatë të gjurmojë, të gjejë dhe përzgjedhi materiale dhe objekte të Borias dhe t’i përfshijë ato në një botim të plotë.Veçanërisht e mundimshme puna për gjetjen e fotove më interesante që ndodheshin në Amerikë, Natyrisht, kjo nuk ka qënë punë e lehtë e pa vështirësi, e mbushur me letërkëmbime dhe blerje materialesh, ederi te marrëdhënie postare dhe elektronike me njerëz dhe institucione muzeale të largëta si psh, ato amerikane dhe japoneze.

Në faqet e librit përshkruhen hollësisht e me dëshmi të forta dokumentare kohëndarjet e ndryshme të jetës së tij qysh prej fëmijërisë e deri në vdekje.George Boria, me emrin zanafillas Gaqo Mborja, i cili në krijimtarinë artistike do identifikohet edhe me emra të tjerë si Dimitri Boria, G.D.Boria, D.Boria, është lindur në fshatin Drenovë të Korçës në vitin 1903, ai ishte djali i mësuesit të fshatitDhimtër Mborja.

Kthesëkryesore në jetën e Boria-s,pas një këmbëngulje të gjatë në familje, përbën largimi itij  për në Amerikë, në moshën 17 vjeçare. E aty, në atë vend të madh e me mundësi të shumta formimi e punësimi, ai do ta përfundojë edhe udhëtimin e tij jetësor pas mbi gjashtëdhjetë vjetësh.Në kontinentin amerikan djali i ri nga Korça kreu punë të ndryshme dhe shkollim për art, duke i zbatuar me fantazi në jetën e përditëshme çka kishte mësuar. Me fillimin e L2B, Boria futet në Ushtrinë Amerikane, aty kryen një kurspër specialist komunikimi e fotograf, duke nisur këtë lloj veprimtarie së pari në Ballkan, mandej në Lindjen e Largët dhe në Luftën e Koresë. Disa vite më pas stabilizohet pranë Shtabit të Përgjithshëm të Gjeneralit amerikan, Dugllas MacArthur, i cili për disa vite ishte i pari i Japonisë për rindërtimin e saj nga lufta.Nga kjo periudhë në libër publikohen shumë foto të Boria-s të cilat ngërthejnë fusha të ndryshme të jetës gjatë rimëkëmbjes së vendit pas humbjes së luftës me amerikanët dhe aleatët e tyre.

Libri është pajisur me shumë foto, kryesisht të Borias, të botuara për herë tëparë për publikun shqiptar, disa bardhë e zi të tjerat me ngjyra.Në foto paraqiten kryesisht vende, njerëz dhe ngjarje nga periudhat e veprimtarisë së Borias në Japoni (pranë shtabit të Gjeneralit McArthur) gjatë rindërtimit të vendit dhe të Luftës së Koresë (1950-1953).Në këto të fundit ai paraqitet edhe si një fotoreporter lufte me aftësi të veçanta.Një pjesë e fotove tëMonografi e ilustruar paraqesin objektet e shumtë e të ndryshëm tëekspozuara në pavionet e Muzeu Oriental Bratkotë Korçës. Shënojmë se, edhe sipas librit të Ballit, Boria ka mbledhur eksponantet nga më të rrallat e më të çuditëshmet prej vendeve të tilla si Japonia, Tajlanda, Indonezia, Kina, India, Rusia, Korea, Irani, Turqia, Afganistani, Etiopia etj, duke i dhënë muzeut një përfytyrim virtual multikolor, siçedhe shkruhet në një nga faqet e monografisë së Boria-s.

Me vlerë të veçantë në libër është botimi i plotënë të i Testamentit prej trembëdhjetë pikash i George Borias, i hartuar në datën 26 tetor 1989, vetëm disa muaj para ndarjes së tij nga jeta.Ai ështëpërpiluarme mendje të ftohtë dhe dashuri tëmadhe për atdheun e tij, Shqipërinë.Përcaktohen aty me detaje të hollësishme shpërndarja e pasurisë së tij pas vdekjes, të afërmve dhe institucioneve të ndryshme nëShBA dhe në vendlindje.Del në pah brenda faqeve të librit edhe një karakteristikë tjetër e Boria-s, filantropia, çka ishte në traditën e njohur për qytetin e Korçës qysh nga fillimi i shekullit XX..

Mbresëlënëse është ideja fisnike e Borias që me objektet arkeologjike dhe etnografike të mbledhura në disa vende të krijohej në Korçë një Muze me emrin e tij në pronësi të Bashkisë së qytetit, gjë që u realizua pak vite pas vdekjes së tij. Sot “Muzeu Oriental Bratko”, mbahet si një nga objektet muzeale më tëvizituara  të qytetit. Po ashtu ai kërkon në testament që hiri i mbetur nga djegia e trupit të tij të vendoset ne vendprehjen e fundit të nënës së tij në varrezat e qytetit të Korçës, porosi që gjithashtu u plotësua, pas rrëzimit të diktaturës në Shqipëri..

Të ngjallin mbresa të veçanta, sidomos pikat 10 dhe 11 të Testamentit, ku shprehet se vendlindjes i takojnëtrashëgimet e caktuara prej tij vetëm nëse sistemi politik i Shqipërisë do ndryshonte, pra pasi të ishte shembur diktatura staliniste komuniste dhe të ishin rilidhur marrëdhëniet diplomatike midis saj dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Këto flasin për qëndrimin e prerë të Boria-s kundër diktaturës që kishta pllakosur në Shipëri pas mbarimit të L2B.

Duhet theksuar gjithashtu edhe se ky libër me vlerë i Kristaq Ballit i shtohet fondit,deri tani modest, tëliteraturës shqipmbi botën e madhe të“dhomës së errët” dhe autorët e saj, ndonëse veprimtaria krijuese e Boria-s në lëm të fotografisë nuk është zhvilluar në Shqipëri dhe pa shpërfaqur ndonjëtematikë shqiptare brenda tyre.Natyrisht, nuk mund të fajësohet shumë fotografi i lindur në Korçë për mungesën e botës shqiptare në opusin e madh të tij prej mijra fotosh, shumica e të cilave ndodhet nëMuzeun Dugllas MacArthur në Virxhinia të ShBA.

Sidoqoftë, edhe për shkaqet që u përmendën më sipër, Georges Boria, u njoh dhe vazhdon të njihet më mirë pas shuarjes së tij, pasi siç shkruan në mbyllje të librit autori Balli, “ai u përket njerëzve që bëhen më të njohur pas vdekjes, sepse gjatë jetës ata s’kanë kohë për të humbur për të mbajtur kokën pas.Ata priren të kërkojnë kohën përpara, kohën që ende s’e kanë jetuar”. Për t’u bërëedhe Boriapostmortem i përjetshëm, sigurisht do jap ndihmesën e tij të madhe edhe ky botim i nevojshëm dhe i arrirë i studiuesit Kristaq Balli.