Gazetari Artan Hoxha: Çfarë “fshihet” pas shpalljes ‘non grata’ të Tom Doshit nga SHBA

Gazetari Artan Hoxha të martën në darkë ka deklaruar se ‘ndëshkimi’ i deputetit Tom Doshi nga SHBA-të, ka ardhur për shkak të korrupsionit.

Hoxha tregoi në studion e emisionit “Opinion” se kishte kontaktuar me kolegë të tij në SHBA, të cilët i kanë shpjeguar se rasti i shpalljes “non grata” të zyrtarëve të ndryshëm, ka të bëjë me rastet kur ata bëhen pengesë apo dalin kundër qëndrimeve të SHBA-ve.

“Në rast se Shtetet e Bashkuara, po mbështesin një reformë në një shtet demokratik, dhe në rast se një zyrtar i kundërvihet, nuk është rast i korrupsionit, por pengesë. E për këtë edhe Lu e ka shpjeguar se Llalla është bërë barreierë”, – tha Hoxha.

Por, në rastin Doshi, gazetari Artan Hoxha tha se nuk ka të bëjë me këtë problem, për shkak se ai është ndër deputetët e paktë që ka dalë hapur pro qëndrimit të SHBA-ve dhe linjës së saj edhe në rastin e armëve kimike.

Sipas tij, Doshi është ndëshkuar për shkak të korrupsionit dhe është një shenjë për të gjithë politikanët e tjerë.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/fare-fshihet-pas-shpalljes-non-grata-te-tom-doshit-nga-shba-525591/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright