Gazeta italiane, “La Repubblica”: De Biasi dhe ëndrra kuqezi në “Euro 2016”

“La Repubblica”: De Biasi dhe ëndrra kuqezi në “Euro 2016”

Kur na ndajnë, vetëm pak orë nga debutimi historik i Shqipërisë në Euro 2016, gazeta italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një rëndësi të vecantë trajnerit të kombëtares kuqezi, Gianni De Biasi.

E përditshmja italiane e vë theksin te fakti se De Biasi arriti të kualifikonte për herë të parë në një kampionat Europian, Shqipërinë duke bërë që kombëtarja kuqezi në Francë të vendoset përballë të mëdhenjve të kontinentit. 59-vjecari bëri të mundur ëndrrën e një kombi të tërë shkruan më tej “La Republica” dhe e realizoi këtë kualifikim historik, me lojtarë që luajnë në kampionate të ndryshme europiane. Përveç dy portierëve rezervë që janë pjesë e kampionatit shqiptar, 21 futbollistët e tjerë të përzgjedhur nga trajneri italian për të përfaqësuar Shqipërinë në Francë luajnë në 10 liga të ndryshme europiane nënvizon e përditshmja në fjalë.

Në shkrimin e saj, “La Republica” ka përfshirë edhe një intervistë të zhvilluar me trajnerin Gianni De Biasi. Ky i fundit, në fjalën e tij i është i rikthyer edhe njëherë momentit kur pranoji ofertën e federatës shqiptare të futbollit, një instuticioni që sipas La Republicas ka një buxhet jo më të madh se 7 milionë Euro, më pak sesa ka përfituar trajneri i Italisë, Antonio Conte nga marrëveshja dyvjecare që ka firmosur me kombëtaren italiane.

Në ndryshim nga Italia, në Shqipëri futbolli është një arsye për të festuar shprehet De Biasi në përfundim të intervistës së tij për La Republican dhe të gjithë në Francë duhet të bëjnë tifo për Shqipërinë.