Gazeta e njohur britanike ”DailyMail” ka përfshirë Tiranën në 10 vendet më të mira për t’u vizituar

Gazeta e njohur britanike ”DailyMail” ka bërë një klasifikim të 10 vendeve më të mira për t’u vizituar duke marrë për bazë çmimet e arsyeshme të fluturimeve. Në këtë klasifikim përfshihet edhe Tirana, mes qyteteve, që siç shprehet gazeta ”nuk i kishit menduar kurrë”.

”Kryeqyteti i Shqipërisë është një tjetër destinacion pushimesh, që nuk iu kishte shkuar ndërmend, për shpirtin e aventurës”, shkruan gazeta.

”Ndërkohë që vizitoni muzeumet historike dhe ecni përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, me ndërtesat e epokës komuniste, ne ju sugjerojmë Bunk’Art. Ky është një muzeum i artit bashkëkohor dhe i historisë moderne, që gjendet në një ish-bunker të Luftës së Ftohtë”, shton ajo.

”Në sheshin ‘Skanderbej’ ju keni mundësinë të gjeni edhe Teatrin e Operas”, përfundon gazeta.

Më poshtë renditen qytetet e rekomanduara nga ”DailyMail”:

1 – Dole, Francë
2 – Kosice, Sllovaki
3 – Arhus, Danimarkë
4 – Varshavë, Poloni
5 – Rovaniemi, Finlandë
6 – Lviv, Ukrainë
7 – Tiranë, Shqipëri
8 – Bari, Itali
9 – Burgas, Bullgari
10 – Izmir, Turqi./ a.jor.