Gazeta e madhe gjermane Bild publikon përgjime të reja nga dosja “184” ku janë të përfshirë persona të rëndësishëm të politikës

Gazeta e madhe gjermane Bild publikon përgjime të reja nga dosja “184”, ku protagonist është drejtori në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, raportoi dje vetë gazetari Peter Tiede. “Përgjimet janë pjesë e dosjes 184/ 2016 që ka ngelur e ngecur për 3 vjet nga prokuroria shqiptare dhe zbulon evidenca shokuese” shkruan BILD. Protagonist në përgjime janë kryeministri Edi Rama, ish-Ministri Damian Gjiknuri dhe drejtori në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi. “Këto përgjime tregojnë sesi kriminelët, zyrtarët e policisë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë socialiste përfshi dhe Edi Ramën, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri, kreu i komisionit të ligjieve Ulsi Manja, kreu i komisionit të Sigurisë Xhemal Qefalia dhe deputeti Pjerin Ndreu, i cili aktualisht është kryetar për bashkinë e Lezhës dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla dhe figura të tjera të qeverisë socialiste janë të përfshira në blerjen e votave duke intimiduar punonjësit e administratës. Pjesë e këtyre përgjimeve zbulojnë sesi një drejtor në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi ka një skemë të qartë dhe strategji për blerjen e votës dhe për pengimin dhe listën e shantazhimeve. Pjesë e hetimeve gtë prokurorisë së antimafias shqiptare 184/ 2016 përgjimet kanë kapur dhe një telefonatë të kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit Arben Keshi, të cilat zbulojnë se krryeministri është në dijeni dhe i përfshirë në aktivitetin kriminal”, shkruan BILD.

“Koha Jonë” ju sjell të përkthyer fjalë për fjalë gjithë sa është publikuar nga BILD. Publikimi i përgjimeve vjen një ditë para mbledhjes së krerëve të shteteve të Bashkimit Europian, që pikërisht në 18 Qershor do të vendoset për zgjerimin e unionit, që përfshin edhe fatin e Shqipërisë në lidhje me negociatat.

PERGJIMI 1 – Rama telefonon Arben Keshin: E ke realizuar objektivin?

Në përgjime është vetë kryeministri Edi Rama dhe zyrtarët më të lartë të PS dhe qeverisë. E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar një tjetër audiopërgjim në të cilin dëgjohet Kryeministri Rama duke folur në telefon me Arben Keshin, i cili sipas “Bild” është zyrtar në Ministrinë e Brendshme dhe personi i ngarkuar me punë për të realizuar blerjen e dhe manipulimin e votave. Sipas “Bild”, në një tjetër përgjim, Keshi telefonon një person të paidentifikuar, i cili i thotë se ka shkuar në një familje për të blerë vota, por ata “nuk pranojnë për më pak se 30…”

Arben Keshi: Po shefi.

Edi Rama: Hë mo si duket.

Arben Keshi: Mirë te pritshmërie jemi.

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre komisionerëve, e kemi realizuar.

Edi Rama: Ashtu ëëë?

Arben Keshi: Po them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjt kishin bëërë presione me thanë?

Arben Keshi: Po deshën të me kapnian mua, por ajo ndodhi pas dy minutash që unë u futa te stafi, se po me pritshin te hoteli ku fleja.

Edi Rama: Çfarëe do të bëshin ty ata?

Arben Keshi: Ishin ja 50 veta. Ishte kjo pjesa e presionit, me goditje me kështu. Ai është legen, ai Flamur Noka është…

Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka more.

Arben Keshi: Dhe ky djali sa doli, sa më la mua, dhe ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Ishin 50 veta, jo se bënë ndonjë gjë, e goditën, por problemi është se ikën dhe si kapën dot.

Edi Rama: Më mirë, mo u hap, çi do sherret. Nigjo, ti mendon që e kemi realizuar objektivin ëë?

Arben Keshi: Unë them që po. Mund të lëvizë pak ose me shumë. Por nga ata që na kanë thënë komisionerët, jemi me pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët i ke pas top apo jo?

Arben Keshi: Po, po. Ne rregull i kam pas.

Edi Rama: Mirë vllai!

Arben Keshi: Ishallah! Mirë faleminderit.

Edi Rama: Hajd ciao, ciao!

 

 

PËRGJIMI 2/ Artan Gaçi uron Keshin: Shefi i madh me superlativa për ty

Gazeta më e madhe europiane ka publikuar përgjime të tjera që e lidhin Qeverinë me vjedhjen masive të Votës së shqiptarëve në 2017. Në përgjimin e dytë është dialogu në mes të Artan Gaçit dhe Arben Keshit drejtor në një institucion të rëndësishëm, ku flitet për votimet në Dibër.

Arben Keshi: Mirëmëngjes

Artan Gaci: Mirëmëngjes ca bën?

Arben Keshi: Si je?

Artan Gaci: Mirë, ja u kënaqëm me shefin e madh (Edi Rama) dhe ai është me superlative për ty.

Arben Keshi: Faleminderit!

Artan Gaci: Me superlative. Jo, jo, nga ai nga ai, unë po e po, po nga ai.

Arben Keshi: Faleminderit!

Artan Gaci: Më tregoi historinë e 2011 e këto gjëra, i ke pikët maksimale

Arben Keshi: Inshallah po kthehet në realitet se ngeca këtu u bëne 3 vjet.

Artan Gaci: Jo jo, kthehet, kthehet. Të gjithë maqellarët të falenderojnë, ai është thotë personi, e ka kopsit e ka bo komplet domethënë që të gjitha. Edhe në 2011 fitoi tha, por ashtu ndodhën disa gjëra me 1 kuti.

Arben Keshi: Hajd mo ça të bësh

Artan Gaci: Është e gjitha merita e Benit tha.

Arben Keshi: Faleminderit, gëzuar faleminderit!

Artan Gaci: Desha me ta thonë që tashi domethënë

Arben Keshi: Rrofsh rrofsh shumë faleminderit

Artan Gaci: Hajd Beno, kur të vish ndonjëherë në Tiranë lidhemi

Arben Keshi: Po po në rregull

Artan Gaci: Mirupafshim!

 

 

PËRGJIMI 3 – “Nuk do 30 mijë”, Arben Keshi: Le të shkojnë tek PD

Përse kryeministri Edi Rama është kaq  mirënjohës, cfarë detyre ka plotësuar drejtori i Ministrisë së Brendshme. Çfarë ka bërë ai ‘për të caktuar’ rezultatin e zgjedhjeve. Si ia arriti ai objektivit të kryeministrit Edi Rama për të siguruar vota për PS-në? Përgjigjja është se Arben Keshi është një nga personat kyç në akuzë për  blerje vote, duke detyruar punonjësit e administratës publike të votojnë për PS dhe gjithashtu ai i dha urdhrat Policisë së Shtetit për të bllokuar votuesit e Partisë Demokratike për të votuar. Arben Keshi në bisedë me një tjetër person (0685922860).  Një përfaqësuesi i PS, i paidentifikuar telefonon Arben Keshin dhe e informon se është tek një familje duke blerë votat. Por kryetari i familjes nuk pranon ta shesë votën për pak dhe kërkon më shumë.  Drejtori i thotë atij se nëse nuk i pranojnë paratë që i ofrojnë atëherë nuk ka problem, le të shkojë të votojë PD.

Arben Keshi: Nga u zhduke?

0685922860: A u lodhe?

Arben Keshi: Ku shkove?

0685922860: Jam pak tek Tasia, këtu poshtë

Arben Keshi: Ku?

0685922860: Tasia

Arben Keshi: Ku?

0685922860: Tasie Lleshi

Arben Keshi: Po çfarë thotë?

0685922860: Nuk do ia Refiku

Arben Keshi: Po në rregull, mirë

0685922860: Ajo tha tek 30-ta, nëse nuk janë 30 nuk ashtu

Arben Keshi: Po lëre. Nëse nuk i duan lëre. Të shkojë tek PD-ja.

0685922860: Ok, mirë.

 

 

PËRGJIMI 4 – 200 mijë lekë për 4 vota

Në përgjimin e katër është dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme, ku flitet për votimet në Dibër. Bashkëbiseduesi i Keshit thotë se njëri kërkon 200 mijë lekë për 4 vota, nga 50 mijë lekë për votë. Më pas ai i thotë se nga ana ime i ke të gjitha punët e mbaruara.

Arben Keshi: Hë mo

Qytetari: I mora këta këtu te shtabi, i njeh?

Arben Keshi: Nuk e njoh, i kujt është Altini

Qytetari: I Isuf Qokut, ish-nxënësi im

Arben Keshi: Po ça ka ai?

Qytetari: Ai ka një problem, do 200 mijë lek, thotë që kam 4 vota këtu te Tërnova. Nuk e di tha, kam fol me Shemsiun tha , kam një problem me Shemsiun tha. Komunikova pardje.

Arben Keshi: Po

Qytetari: Atij ja komunikova pardje, atij zotërisë Kollashikut, ia kam komunikuar atje në rrugë, u nda me atë, i thashë Anës. Ja thashë o vlla në emër tënd.

Arben Keshi: Jo në emrin tim

Qytetari: Ne emrin tënd, në emrin tim, në emër të drejtorit të arsimit, ia komunikova.

Qytetari: E mbarova atë punë domethënë. Gëzim Hoxhën që kisha problem, se ka qënë në Itali, se ai është kushuri me vjehrrën time, Gëzim Hoxha. Vjehrra ime është mbesë e Ismail Merlanit.

Arben Keshi: Po e kam parasysh

Qytetari: Janë kushurinj të dy ata.

Arben Keshi: po

Qytetari: Është e mbaruar ajo punë, nuk ka asnjë gjë. Kam fol edhe me Bujar Kurtazën dhe me Vehbi Muhametin, kunata e Vehbiut është mbesë e Rrem Ramës.

Arben Keshi: Ata vëllezërit e Vehbit na çanë dërrasat tu u zënë, ky thotë…

Qytetari: Jo jo, s’ka lidhje me ata fare ai, nuk është përzier ai. Nëse ke informacionin më të vogël ma thuaj mua.

Arben Keshi: Se kam parë

Qytetari: Nëse ke informacionin më të vogël ma trego

Arben Keshi: Mirë

Qytetari: Unë ti kam mbaruar të gjitha punët pa përjashtim. Dhe e fundit. Atij zotërisë unë ja kam bërë të qartë në sy të Bujar Spahiut. Ja kam thënë mu përpara lokalit të Begut.

Arben Keshi: Në rregull

Qytetari: Po qe se ashtu pyet edhe Neki Ukën, pyet edhe Din Jasharin.

 

 

PËRGJIMI 5 – “Pse nuk i ke dhënë lekët Xhabirit”

Në përgjimin e pestë është dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe dy persona të tjerë, ku njëri ankohet se nuk i ka marrë paratë për votat. Xhabiri ankohet tek Arben Keshi se nuk ka marrë lekët, por nga ana tjetër, personi që ka marrë detyrën e shpërndarjes, i thotë se ja ka dhënë dhe është gati për tu ballafaquar.

(Telefonata 1)

Arben Keshi: Çkemi!

0686913636: A u nise më?

Arben Keshi: Po për Çakran

0686913636: Ej, për zotin s’ka lëviz hiç

Arben Keshi: Jo o burr s’po lëviz hiç, sa më mori sa mbaroi me gjithë policët që kishte atje. Lëri se ata të dezinformojnë o burr, po të mashtrojnë siç ta bën me Tanin se ai Uruçi nuk ishte në listë.

0686913636: Më mori…

Arben Keshi: Kush të mori?

0686913636: Më mori Nexhipi

Arben Keshi: Nexhipi (nuk kuptohet) ndoshta s’ka qenë në listë. Ma jep emrin se do pyes ça po ndodh.

0686913636: Një sekondë.

Arben Keshi: Ma jep emrin e Nexhipi ta marrë unë në telefon

0686913636: Ok hajd…

(Telefonata 2)

Arben Keshi: Xhabir Elezi, Sokol

0675590725: Po

Arben Keshi: Ka ndonjë gjë andej apo jo, I ke dhon ndonjë gjë a si ke dhon?

0675590725: Po po të dyve

Arben Keshi: Po ai ka ardh këtu thotë jo

0675590725: Ka ardh Xhabiri?

Arben Keshi: Po

0675590725: Merre me vete bjere këtu

Arben Keshi: Mirë

(Telefonata 3)

Arben keshi: A e ke aty apo flet kot ai?

0686913636: Jo mo po të duash ti vijnë …

Arben Keshi: Ai thotë merre me vete se i thashe e kam me vete. Merre me vete dhe sille këtu më tha. Unë ja kam dhon tha.

0686913636: Ok

 

 

PËRGJIMI 6 – Arben Keshi në përgjime: Xhevati thotë mbaro punë…

Arben Keshi në telefonatë me një person të paidentifikuar (0686913636).

Një person i paidentifikuar telefonin drejtorin në Ministrinë e Brendshme, duke e informuar që personi që refuzoi paratë e ofruara për votat gjatë javës, ka ndryshuar mendje dhe se i kërkoi paratë nëpërmjet xhaxhait të tij. Drejtori i jep instruksione për ti dhënë paratë. I njëjti person e pyet për diçka tjetër, por Drejtori i thotë se do i kthejë përgjigje me mesazh pasi nuk mundet të flasë në atë moment.

Arben Keshi: Nuk ka ardhur. E ka pasur fik telefonin, por nuk po vjen.

0686913636: Ah, dëgjo vëllain këtu

Arben Keshi: Hë

0686913636: Ai që nuk pranoi ofertën këtë javë

Arben Keshi: Po

0686913636: Ka ardhur duke më kërkuar. Është këtu xhaxhai i vet.

Arben Keshi: (Qesh). Mirë, e di vetë.

0686913636: Kështu ti. Ai Xhevati thotë mbarova punë.

Arben Keshi: Mbaroi

0686913636: Ndërsa e dyta është rreth …(Nuk kuptohet)

Arben Keshi: Ta shkruaj me mesazh sepse nuk flas dot

0686913636: Ok

 

 

PËRGJIMI 7 – Biseda me kreun e arsimit Dibër: Merri gjithë mësuesit…

Drejtori në Ministrinë e Brendshme Arben Keshi telefonon drejtorin e Arsimit në Dibër Drini Gjeci. Keshi i thotë Gjecit që të marrë të gjithë drejtorët e shkollave në telefona dhe ti zgjojë nga gjumi e tu kërkojë emrat e personave që kanë folur për të votuar për PS-në.

Keshi: O Drin!

Gjeci: Hë mos si je? A je mirë?

Keshi: Mirë, si shkove ti?Me shëndet, a je lodh?

Gjeci: Nga pak, si ja çon ti?

Keshi: Mirë, mirë. Si është puna?

Gjeci: Mirë.

Keshi: Është mirë puna?

Gjeci: Mirë duket.

Keshi: Ka lëvizje andej?

Gjeci: Jo.

Keshi: Nuk ka shumë ë, mirë.

Gjeci: Jo.Çfarë ke bërë ti?

Keshi: Hiç, lëvizje e madhe këtej.Ty ec jena.

Gjeci: A thua të kanë dëgjuar ata drejtorët?

Keshi: Vallahi merri në telefon një nga një. Ditën e hënë keni shkuar për lesh, merri të gjithë. Të gjithë drejtorët në telefon, të marrin një nga një dhe të raportojnë. Po flejnë gjumë, përveç se me Gëzimin dhe Arjanin, me asnjanin nuk kam fol.

Gjeci: Çfarë ti marr në telefon, Haxhiqimes nuk kam çfarë i them, gra janë ato.

Keshi: Ore gra e burra çfarë të jenë. Do t’ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve sipas listës i keni pru aty nëse ditën e hënë duan të jenë në punë. Se nuk duan në p+++ të sëmës do ti çoj se jua kam q+ robt.

Gjeci: Ja ti marr Drini në telefon tani.

 

 

PËRGJIMI 8 – Shefi i Komisariatit të Kamzës: Mziu ka nis 450 njerëz

Në përgjimin e 8 është dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe shefit të komisariatit të Kamzës Sali Skura. Ky i fundit i thotë se Xhelal Mziu ka mbledhur 450 njerëz dhe i ka nisë me furgonë në Lurë e Reç. Kjo gjë e shqetëson drejtorin e Ramës, Arben Keshi, i cili dëgjohet vetëm duke i thënë “ehe, ehe”.

Bisedë midis Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe Sali Skurës, shef policie në Kamëz

Arben Keshi: Urdhëro

Shefi i Policisë Sali Skura: Shef Beni si të kam. Saliou jam

Arben Keshi: Kush?

Sali Skura: Sala nga Kamza. Sali Skura

Arben Keshi: Hë mo çkemi

Sali Skura: Mirë vëlla,. Si të kam\

Arben Keshi. Mirë. Si kalon ti

Sali Skura. Mirë, Ti se tu sku

Arben Keshi: Po mir dukemi, na këputet ju të Kamzës. Na bllokoni autobuzët e Kamzës o shok

Sali Skura. Po pra do nxjerrim postblloqe. Nga ora 3 do çohemi ka me u nis

Arben Keshi: A keni ndonjë informacion sa kanë ndërmend me u nis

Sali Skura: Nga ora 3.30 do nisemi I kemi marrë do masa me u çu.

Arben Keshi: A janë shumë?

Sali Skura: Për Zotin mendohet. 400 500 veta

Arben Keshi: I ka organizu Xhelali e?

Sali Skura: Xhelali i ka organiziar kret bashkinë, i ka çu te turizmi i ri në Lurë. Kupton?

Arben Keshi: Po kuptoj

Sali Skura: Maqellara si duket?

Arben Keshi: Maqellara është mirë, sepse ska prij Kamze në Maqellarë. Nga krahu i Xhelaliy nuk kam asnjë një

Sali Skura: Problem është Lura

Arben Keshi: Lura? Lura eh, edhe Reçi mendoj

Sali Skura: Lura, Reçi, e gjithë krahina atje. Por komisionerët ma do mendja besoj që i keni në xhep.

Arbe Keshi: Po, po po po mo po

Sali Skura: Po qyteti si duket?

Arben Keshi: Edhe qyteti mirë është

Sali Skura: Melita ska pas ça me bo

Hajt të uroj me fitore…..

 

 

PËRGJIMI 9 – Shefi i Komisariatit të Kamzës: I bllokuam autobuzët e PD

Në përgjimin e 9 është dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe shefit të komisariatit të Kamzës Sali Skura. Ky i fundit telefonon Arben Keshin dhe e pyet se si është situata. Ai veçanërisht interesohet për Maqellarën, si zonë e madhe që është. Keshi e pyet Skurën nëse kanë ardhur shumë njerëz nga Tirana në Dibër dhe i thotë se kanë bllokuar autobusët e PD-së që janë nisur nga Tirana.

Biseda e përgjuar:

Arben Keshi: Po.

Sali Skura: O Beni, Sala jam.

Arben Keshi: Hë mo, ca bëne.

Sali Skura: Ckemi, si ia çove

Arben keshi: Mirë, si ia kalove ti.

Sali Skura: Hë ç’bëhet andej?

Arben Keshi: Nuk e di. Mirë më duket, por ke parasysh thes i mbyllur.

Sali Skura: Po po po, si duket situata?

Arben Keshi: Po mirë.

Sali Skura: Flas a ka pjesëmarrje.

Arben Keshi: Aq o sa kanë marrë vazhdimisht. Ke parasysh te 52 përqindëshi, se nuk bëhet më.

Sali Skura: Si shkon Maqellara. Çfarë bëhet?

Arben Keshi: Se di, mirë , mirë, mirë. Të jemi të zotë vetë më mirë. Është zonë e palexueshme kjo.

Sali Skura: Po e vërtetë.

Arben Keshi: A erdhët shumë veta mbrëmë këtej mo?

Sali Skura: Si?

Arben Keshi: A erdhën shumë autobusë mbrëmë?

Sali Skura: Jo jo, nja 7 i bllokuam. Po po i kemi bllokuar. Të tjerët ia hodhën kështu me miqësi…

Arben Keshi: Shumë mirë.

Sali Skura: Mirë. Me kujdes vëlla. Hajde me fitore.

Arben Keshi: Rrofsh faleminderit.

 

 

PERGJIMI 10 – Gjiknuri telefonon Keshin: Do të çoj disa çuna

Përveç kryeministrit i cili i është shumë falënderues për performancën e tij, përgjimet zbulojnë se Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme është shumë afër dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të PS-së përfshi dhe Vangjush Dakon, kryebashkiakun e Durrësit, Taulant Ballën kreun e grupit parlamentar dhe Damian Gjiknurin ministrin e Energjetikës si dhe sekretarin për zgjedhjet në Partinë Socialistr, Artan Gaci i cili është bashkëshorti i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhacka. Përgjimet zbulojnë një tjetër fakt të rëndësishëm: Ministri Damian Gjiknuri ka vënë në dispozicion të drejtorit Keshi një grup të njohur kriminelësh, ‘djem problematikë” sic i quan ai të përdoren nëse e kërkon situata. Ministri Damian Gjiknuri është në bisedë me Arben Keshin, drejtorin e qendrës për të huajt ilegalë në ministrinë e Brendshme në Shqipëri. Ministri i Energjisë i konfirmon drejtorit se i ka dërguar një minibus me disa ‘djem problematikë”  (persona me rekorde kriminale, për ta shoqëruar atë dhe t’i ketë ata në rast se i duhen.

Damian Gjiknuri: Ça bëhet?

Arben Keshi: Asgjë

Damian Gjiknuri: Ndonjë shqetësim?

Arben Keshi: Po duhet të vijnë tani këto deputetët se kanë ardhur këto të PD

Damian Gjiknuri: Po do vijnë. Tani do vijnë se si duket fjetën i çik se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do vijnë.

Arben Keshi: Nuk kam fjetur fare

Damian Gjiknuri: E di, e di. Ja tani do vijnë.

Arben Keshi: Që të vijnë të dalin nëpër qendrat

Damian Gjiknuri: Patjetër.

Arben Keshi: Se edhe vëzhguesit e atyre janë nga rrethet, askush nuk i njeh

Damian Gjiknuri: E di, e di. Ashtu i kanë sjellë ata se nuk kanë besim tek ata të vetët. Unë do të çoj disa çuna ti kesh aty, një furgon të jetë aty.”

Arben Keshi: Mirë

Damian Gjiknuri: Po i nis disa që të jenë aty, do vijnë tek shtabi jot. Të jenë për çdo rast. Të mos dalin sepse janë nga ata tipat problematikë por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.

Arben Keshi: Mirë.

 

 

PËRGJIMI 11 – Pjerin Ndreu: Të deklarojë votën hapur, ose të gjejë vend e të futet

Në përgjimet e reja të publikuara dje nga e përditshmja gjermane “Bild” shfaqet edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, dhe njëherësh kandidat për kreun e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. Ndreu  komunikon me drejtorin e Drejtorisë Rajonale Arsimore, Dibër, Drini Gjeci, ku i kërkon që një drejtor shkolle duhet të deklarojë votën hapur në zgjedhje ose të gjejë vend ku të futet.

Pjesë nga biseda:

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes

Drini Gjeçi: Mirëmëngjes

Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?

Drini Gjeçi: Po Pjerin. Si kalove?

Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ke qenë?

Drini Gjeçi: Mirë.

Pjerin Ndreu: Bëj një telefon atij Reashat Elezit, nga Reçi. Thuaj drejtorit të shkollës me deklaru votën hapur, se ato sms që i çon poshtë e përpjetë nuk janë të mira. Thuaj atij të deklaroj hapur se do të votojë për Partinë Socialiste se përndryshe të hënën tregoja vetë ku fluturon.

Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?

Pjerin Ndreu: Po

Drini Gjeçi: Po do flas unë tani me të

Pjerin Ndreu: Tregoji ku fluturon të hënën. Thuaj të deklarojë votën për Partinë Socialiste aty, ta deklarojë hapur për PS, ose ndryshe të gjej vend të futet.

 

 

PËRGJIMI 12 – “Shko, merr familjen, voto haptas PS, ndryshe ik nga puna”

Në përgjimin numër 12 të publikuar nga “BILD” është kapur kreu i Drejtorisë Arsimore të Dibrës, Drini Gjeçi, i cili telefonin drejtorin e Shkollës së Reçit, Reshat Elezaj pasi ia kërkoi Pjerin Ndreu. Duke zbatuar urdhrat e Ndreut, Gjeçi e kërcënon Elezajn duke i thënë se duhet të votojë haptas në qendrën e votimit për PS ai dhe familja, ndryshe duhet të kërkojë për një punë tjetër. Ndërkohë, nën kërcënim, Elezaj i thotë se do ta bëjë siç i thonë socialistët.

“Ky është “përgjimi 12”, nga 16 përgjimet e publikuara sot nga gazetari i Bild, Peter Tiede që tregon blerjen e votave, kërcënimet e shantazhet në zgjedhjet e 2017 në Dibër, pjesë e dosjes hetimore 184. Drejtori Rajonal i Arsimit zbaton urdhrat e dhëna nga deputeti Pjerin Ndreu. Drini Gjeci (Drejtor rajonal në Dibër në bisedë me drejtorin e shkollës në Reç (Reshat Elezi 0686433077). Në ditën e zgjedhjeve, Drejtori i Arsimit Drini Gjeci urdhëron një drejtor shkolle, Reshat Elezi për të hedhur votën e tij dhe të familjarëve të tij hapur, duke shprehur dyshime se ata mund të votojnë për PD. Ai e kërcënon atë se nëse ai dhe familja e tij nuk voton hapur, mund të kërkojë një punë tjetër”, thotë Bild në përshkrimin e saj.

Drejtori i shkollës: Alo, mirëmengjes drejtor.

Drini Gjeci: Mirë, ku je ti?

Drejtori i Shkollës: Jam këtu, në radhë tek qendra e votimit.

Drini Gjeci: E ke marrë gjithë familje me vete?

Drejtori i Shkollës: Të shtëpisë? Jo ata nuk janë tu ardh me votu tani, ma vonë. Do shkoj t’i marr më vonë.

Drini Gjeci: Në ça qendre voton ti?

Drejtori i Shkollës: Këtu në Zallreç.

Drini Gjeci: Zallreç? Dëgjo, se kam informacione jo të mira andej unë. Sot vota jote një dhe e familjes dy do deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashkë me familjen, shko dhe gjej punë tjetër.

Drejtori i shkollës: Drejtor, mos e vri mendjen për atë punë fare. Më dëgjon. Janë llafe njerëzit, mos e vri mendjen për atë punë fare.

Drini Gjeci: Ore, do deklarohet haptas, haptas! Kur them haptas, haptas.

Drejtori i shkollës: Po mo e vrit mendjen fare. Pa merak, pa merak.

Drini Gjeci: Bëje haptas me gjithë familjen.

Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull

 

 

PËRGJIMI 13 – Drejtori i Arsimit presion qytetarit: Votat i dua haptazi

Drejtori i Arsimit në Dibër Drini Gjeçi telefonon shtetasin Lavdrim Murati.

Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?

Murati: Po.

Gjeçi: Drejtori i Arsimit të flet.

Murati: Urdhro.

Gjeçi: A ke votuar?

Murati: Jo akoma.

Gjeçi: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?

Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.

Gjeçi: Çfarë radhe?

Murati: Radha or ti.

Gjeçi: Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.

Murati: Ça flet o Drejtor?

Gjeçi: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua.

Murati: Më vjen keq. Të paskan sinjalizuar gabim.

Gjeçi: Këtë llaf po të them. Ti e di vetë.

Murati: Në rregull.

 

 

PËRGJIMI 14 – Gjiknuri-biznesmenit: Kush u mor me transport parash?

Ministri Damian Gjiknuri i jep një detyrë biznesmenit Bekim Krashi. Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës i telefonon Bekim Krashit për transportimin e diçkaje, që dyshohet se është trasportim parash, duke e konsideruar atë si detyrë shtetërore. Personi ngre dyshime për faktin se kush do e menaxhojë dhe më pas e konfir,mon se do e bëjë ai dhe do merret ai me mënjëherë me këtë.

Bekim Krashi: Po shef

Damian Gjiknuri: Bekim. Kush ka qenë dje tek komuna juaj që ka mbuluar atë pjesën e transportit (para). Ju edhe jeni shteti.

Bekim Krashi: Në fakt ne nuk jemi shumë shtet atje. Por unë njoh ca zona që i kam lajmëruar

Damian Gjiknuri: Po mirë, merre listën, merr ato gjënat ..

Bekim Krashi: merre listën , merr gjërat, sepse kjo është detyrë shteti

Bekim Krashi: Tani sa ti marr po vij atje pa merak

 

 

PËRGJIMI 15 – Biznesmeni paguan lekë për votat e PS

Bekim Krashi, një qytetar që në përgjime identifikohet si biznesmen në Dibër, rezulton se ka paguar për blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017. Biseda mes tij dhe një personi të paidentifikuar është e gjitha për çmimin e votave. Krashi flet pa problem për pagesat që dy kryhen edhe pse e di që telefonata e tij mund të jetë nën përgjim.

Bekim Krashi: Hë?

208: Alo

Krashi: Po

208: Bekim, si je a je mirë?

Bekim: Mirë

208: Tani do ja të të pyesja për familjen e Halit Bashës

Bekim: Po

208: Ka tre vota

Bekim: Po

208: Por ai do diçka si do ja bëjmë?

Bekimi: A ke fol me Naimin?

208: Po jam konsultuar me pak, por për zotin dhe për Fiqiri Bashën ka qenë dy vota dhe i kanë dhënë 5000 mijë lekë

Bekimi: Sa?

208: 5000 mijë lekë. Kështu më tha Fiqiriu

Bekimi: Kush Fiqiri?

208: Nuk e di sa e vërtetë është, nuk e di nëse është me letra.

Bekimi: Të gjithë spiuna janë, do i japin një më një letrat ata.

208: Tani nuk e di, si do ja bëjmë me këta.

Bekimi: Unë jam në Peshkopi tani, të vi unë nesër e u japim ndonjë gjë.

208; Sa mund të japim për Halit Bashën p.sh

Bekimi: Sa vota ka ai, 5?

208: 3 Haliti dhe 2 vota Fiqiri Basha

Bekimi: T’u japim 4000 ose 5000 mijë lekë

208: 5000 për dy vota

Bekimi: Jo more jo. Të marrin ndonjë 3000- 4000 mijë për një votë

208: Nga 4000 për votë ëë.

Bekimi: Dhe 10000 i japim atij që ka 3 vota, a dëgjon.

208: Po këtij që ka dy vota

Bekimi: Atij 6000 -7000 mijë

208: Naimi u ka dhënë nga 5000

Bekimi: A ka në pasur shumë, po u ka dhënë 2000 t’u jap 2000.

208: Shiko tani se më duket sikur po abuzojnë me punë lekësh.

Bekimi: Mos më thuaj në telefon, se përgjohen

208: Ëëë

Bekimi: Po leri këto gjëra me mua në telefon.

 

 

PËRGJIMI 16 – Qytetari-biznesmenit Bekim Krashi: Si do ta konfirmojmë votën

Në video përgjimin numër 16 është sërish biznesmeni Bekim Krashi i cili bisedon me një person që e ka shitur votën dhe i kërkon mënyrën se si do ta konfirmojë. Krashi i thotë se do të shkojë vetë e ta takojë nga afër.

Votuesi: Mgjes

Bekim Krashi: Mgjes ca bëre, a u lodhe?

Votuesi: Asgjë, mirë

Bekim Krashi: Ha…?

Votuesi: Me çarë do të votojmë na?

Bekim Krashi: Kush?

Votuesi: Drini more jam

Bekim Krashi: Njëshi, njëshi, Drini

Votuesi: Me cfarë do votojmë, me cfarë do ta konfirmojmë votën?

Bekim Krashi: Nuk e di do të vij që të takoj nga afër

Votuesi: A do të vish?

Bekim Krashi: T’u ardh jam

Votuesi: Hajde pra hajde