Gara për gjetjen e vaksinës / Ekipi britanik nis testimin tek kafshët të një vaksine për koronavirusin

Një ekip i shkencëtarëve nga Kolegji Imperial i Londrës ka nisur testimin tek kafshët të një vaksine për epideminë e koronavirusit. Ata kanë krijuar një vaksinë kandidat në vetëm 14 ditë, diçka që kërkon muaj apo vite, falë qasjes bashkëpunuese të Kinës. John Tregoning i Fakultetit të Mjekësisë në Departamentin e Sëmundjeve Infektive falenderoi shkencëtarët kinezë për ofrimin e të dhënave kryesore tek komuniteti ndërkombëtar i shëndetit,  që sipas tij ka mundësuar arritjen e kësaj vaksine.

“Ka qenë surprizuese mënyra se si shkencëtarët kinezë kanë ofruar hulumtimet dhe të dhënat e tyre kaq shpejtë, ç’ka ka mundësuar jo vetëm zhvillimin e vaksinave por gjithashtu të testeve diagnostikues që mund të përdoren në të gjithë botën.” – u shpreh John Tregoning.

Testi i vaksinës tek kafshët, minjtë dhe primatët nisi javën e kaluar dhe nëse çdo gjë shkon mirë, provat klinike tek njerëzit mund të nisin brenda verës. Më pas një fazë dytësore e provës tek njeriu do të ndërmerret, përpara se të nisë prodhimi në masë.

“Për të prodhuar një material të sigurt biologjik, duhen fabrika specifike dhe zhvillimi i disa proceseve, ndërsa zbulohet se cila vaksinë do të funksionojë.” – u shpreh shkenctari.

Ndërkohë që raste të reja të virusit po shfaqen në të gjithë botën, hulumtuesit thonë se puna e tyre është thelbësore pavarësisht nëse koronavirusi kontrollohet në mënyrë efektive. Kolegji në Londër nuk është i vetmi ekip që po punon për një vaksinë, ndërkohë që shkencëtarët në të gjithë botën kanë pranuar sfidën e gjetjes së një mënyre për të mbrojtur njerëzit nga sëmundja.

SCAN

Leave a Reply