Galdini: LDE propozim ligjor per luften kunder krimit dhe korupsionit

Dita e djeshme ka qene nje dite e trishte qe vendosi cdo shqiptar me shpatulla per muri, ndersa shihnim ne ekrane rrotat e makines qe e ngiste nje 20 vjecar i papergjegjshem, te shkelnin nenen dhe kampionen Dhurata Prifti. – keshtu nis deklarata per shtyp e Kryetarit te LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini. Me tej ai vazhdon: Ai 20 vjecar dje u be vrases gjakftohte dhe i perbindshem. Aksidente mund ti ndodhin kujtdo e jane fatkeqesi. Por ai i djeshmi ne mes te Tiranes, nuk ishte thjesht aksident. Ai ishte krim i shemtuar,  mizor dhe tejet trondites. Para pak ditesh, nje tjeter i ri 21 vjecar me makinen plot me kanabis, vrau nje vajze te vogel, engjellore, 3 vjecare ne Qesarake. Kjo gjendje po behet gjithnje e me alarmante dhe po krijon klimen e nje pasigurie te larte ne vend. Kerkohet nderhyrje energjike dhe e menjehershme e te gjitheve per ta ndalur kete renie ne hon. Se pari, kerkohet nje debat i madh publik mbi arsimin dhe te gjitha institucionet e edukimit dhe kultures ne vend. Te bejme nje bilanc dhe kuptojme sesi i edukojme dhe kulturojme brezat e rinj, e te ngreme si vullnetmire nje platforme te madhe kombetare per te vendosur gjithcka ne nje rend qe edukon, kulturon, nderton qytetare te pergjegjshem, patriote, atdhedashes, e prej nga te cilet veprat e mira dhe zbatimi i ligjit burojne natyrshem. Se dyti, kerkohet nje Pakt Kombetar per Depolitizimin e mediave dhe ambjentit e ligjerimit publik ne Shqiperi. Partite dhe Politikanet te flasin me pak. Duhet te flasin akademiket, intelektualet, artistet, njerezit e merituar dhe shembujt me te mire te qytetareve te thjeshte e te sukseshem me integritet. Se treti, ne si LDE do te propozojme nderhyrje ne ligjet perkatese, per ti detyruar te gjithe qytetaret shqiptare dhe te huaj qe kryejne transaksione financiare mbi vleren 1 milion leke te vjetra, qe te deklarojne burimin e ketyre te ardhurave. Pa deklarimin e burimit te ketyre te ardhurave, asnje blerje, shitje, transaksion financiar nuk do te quhet i ligjshem. Pse kjo nderhyrje ne ligj? Sepse ne nje vend ku paga mesatare eshte 280 mije leke te vjetra, eshte e pamundur qe nje 20 vjecar te kete fituar para te tilla qe te posedoje maikna te shtrenjta, veshje te shtrenjta, etj, etj.  Nese keta te rinj, qe shetisin neper rruget e Shqiperise me makina te shtrenjta, me shpejtesi sketerre dhe jane te deklaruar te papune, e me prinder me rroga modeste, atehere kjo nenkupton se keta te rinj jane duke i fituar keto para ne rruge te jashteligjshme. Ta shpetojme rinine tone nga bota e krimit. Tua ndalim kete furi per te bere para te lehta e blere makina te shtrenjta. Nese jane prinderit e tyre qe kane pasuri e ua blejne keto makina, e lejojne keto lukse, atehere edhe prinderit duhet te kalojne ne siten e deklarimit dhe verifikimit te burimit te pasurive. Nese nuk e bejme kete, atehere, gjithcka e kemi te kote. Te ndalja e furise se cmendur te shpirtit te perfitimit dhe parase se shpejte, kemi edhe celesin e ndaljes se furise e shpejtesise se cmendur qe vret jete te pafajshme ne rruget tona. Po humbasim jete te cmuara e ndaj duhet ta marim seriozisht kete situate. Edhe jeta e ketyre te rinjve te tille si 20 vjecari vrases i djeshem, jane te shperdoruara ne humbetiren e asgjese. Ti shpetojme te rinjte tane te mos perpihen nga humbetira e shpirtit te perfitimit. Te shpetojme sa me shume jete. Te ndalim krimin dhe korupsionin.