Fshehje, mohimet dhe injorimet e zbulimeve arkeologjike, si shmangie e një tërmeti transformues të civilizimit

Kjo teme do trajtoje ne menyre te vecante zbulime arkeologjike te fshehura ose mohuara dhe me pas injoruara te cilat nese pranoheshin do trondisnin gjithe kulturen e civilizimit aktual dhe do ndryshonin pergjithmone perceptimin qe kemi per te kaluaren tone si rrace njerezore si dhe vjetersine ne kete planet. Tema do jete teresisht per arkeologjine, historine dhe antropologjin/paleontologji ku cdo gje eshte e faktuar, shoqeruar me citate dhe me foto si dhe me komente te ndryshme nga shkenctare te disiplinave te lartepermedura.
Perpara se te hyj ne brendesi te kesaj teme dua te bej nje hyrje te shkurter dhe te shpjegoj idene qe kam dhe pse e quaj Fshjehje te Zbulimeve Arkeologjike apo Archeological Cover-Ups. Qe te kuptohet kjo duhet me pare te kuptohet menyra sesi funksionon arkeologjia dhe cfare perjashtimesh ka ajo nga shkencat e tjera.
Ne arkeologji perpos zbulimeve dhe faktimeve me ane te objekteve dhe ndertimeve te lashta, shkrimeve dhe grafikave, shpesh perdoren dhe i ashtuquajturi model ose shabllon qe te con ne krijimin e nje teorie nga ku me pas kalohet ne prove ose fakt shkencor. Por shpesh kjo prove apo fakt mungon dhe kjo eshte njera nga arsyet qe arkeologjia, ose me sakte nje pjese e saj e perjashton veten nga saktesia e shkencave te tjera si psh ato ekzakte. Ne rastin e arkeologjise (pjese te saja si psh egjyptologjia) pranimi apriori i nje teorie te caktuar nuk perben asnje sakrilegj por kthehet fuqishem ne nje pranim dhe behet pjese e kultures sociale duke ndikuar ne informimin dhe sidomos ne ate pjese qe i perket te kaluares se larget te njerezimit. Pra ky shabllon ose model peroret rendom si nje etalon nga ku ndertohet (e me pas degezohet) e kaluara e njerezimit, kultura e tij dhe impakti ne kulturen e sotme.
E thene me fjale te tjera ky model ose shabllon eshte nje kendveshtrim i pranuar gjeresisht nga nje grup i caktuar ose disipline e caktuar (sduhe harruar qe ky fenomen nuk prek vetem arkeologjine). Pra shablloni ne rastin konkret kthehet ne model shkencor dhe cdo gje qe sillet rreth tij funksionon per te, cdo gje qe e rrezikon shpallet herezi dhe injorohet apo ‘shtypet’ deri ne mohim dhe harrese te plote. Duke ndjekur kete llogjike mund te thuhet me plote gojen qe i gjithe sistemi aktual funksionon me standarte te tilla shabllone, lojen e informacionit qe ka per qellim te mbeshtesi nje drejtim te caktuar dhe eleminoje, shkaterroje dhe denigroje ate kategori informacioni qe kercenon vlefshmerine e vete shabllonit.
Por nuk eshte vetem kjo. Psh ne rastin e arkeologjise rasti i siperpermendur mund te kundrohet me endje pasi i permbush te gjitha standartet madje dhe i tejkalon. Nje grup ose grupe mund te kene me shume se nje arsye pse te ‘shtypin’ informacionin arkeologjik. Le te marrin per nje moment civilizimin Kinez dhe kulturen e tij qe mendohej se eshte zhvilluar pothuajse teresisht e pavarur nga pjesa tjeter e botes, gje qe do te thote se civilizimi i saj madheshtor (Kines) dhe teknologjia e saj u zhvilluan ne menyre te pavarur. Ata natyrisht qe ndihen krenare ne nje rast te tille nese eshte i vertete. Por si do ndiheshin ata te mesonin qe ne token e tyre eshte gjetur nje numer i madh mumiesh kaukaziane (njerez te bardhe) te cilat datojne mbrapa ne kohe me te njejten periudhe ne mos me heret se fillii i civilizimit me te hershem Kinez? Ne nje rast te tille mbase atyre nuk do ju pelqente te perqendroheshin ne proven shekncore te kesaj gjetje arkeologjike. Po per njerez ne vende te ndryshme te botes te cilet jane konsideruar si aborigjene? A do hiqnin ata dore nga krenaria, tokat e dhena nga qeveria apo turizmi dhe parate qe rrjedhin prej tyre nese dalin ne shesh fakte qe tregojne tjeter nga sa dihet per prejardhjen e tyre? Po sikur evidenca arkeologjike qe del ne shesh te kercenoje vete shabllonin e tyre te ndertuar me kaq mund? Evidenca qe tregojne se grupe para tyre jo vetem qe kane qene me te hershem por edhe me te avancuar?
Ky eshte rasti me indianet e Amerikes te cilet jane paraprire nga nje kulture tjeter e njohur si ndertuese e tumave, te gjate, mbase gjigande, me floke te kuqe, gra e burra te cilet duket se kane qene shume me te avancuar se vendasit Amerikane.
Ne Meksike duket se hispaniket jane paraprire nga “Olmeket” te cilet edhe ne kete rast ishin me te avancuar se kulturat qe i pasuan. Keto anomali nuk jane duke e ndryshuar shabllonin ekzistues pasi ato jane te papershtatshme per tu pranuar si pjese e kendveshtrimit te linjes se drejte nga shoqeri primitive e ate te avancuar. Pra do kishim nje konflikt serioz ne konceptin (uniformizmin) e historise nese guxohej te pranohej.
Te njejten gje shohim dhe ne Egjypt. Aty piramidat e hershme jane ndertuar me shume me teper saktesi dhe teknologji me te avancuar se ne ato te mevonshmet. Monumentet me te vjetra jane pothuajse te paprekura ndersa ato me te rejat jane katandisur ne nje grumbull guresh dhe dheu. A ka pergjigje per kete pikepyetje?
Po ka dhe jo vetem per kete pikepytje por edhe per ato te mesipermet madje dhe te tjera qe une spo i permend ketu pasi dua ti permend ato gjate shtjellimit te temes.
Por pergjigja ndrydhet dhe sfumohet nga shablloni. Kjo do jete dhe objektivi i kesaj teme.
Shpesh ne teme mund te hasni terminologji te tipit, konspiraci, fshehje, korrupsion, batak politik etj por te gjitha jane te lidhura ngushte me temen. Mos u trembni nga fjala konspiraci pasi nuk behet fjale per fantazi apo dyshime. Konspiraci eshte thjesht nje fshehje faktesh, nje ndryshim i te vertetes dhe tjetersim provash apo faktoresh ne lidhje me nje ngjarje te caktuar. Vete Fshjehja e Zbulimeve Arkeologjike eshte nje konspiraci ne shkence, eshte nje konspiraci ne kulturen tone si civilizim dhe eshte pjese e amnezise se imponuar kolektive per te kaluaren tone.

Shume prej nesh jane familjar me skenen e fundit me popullorin Indiani Johnes ne filmin arkologji aventuror Prishesit e Arkes se Humbur ku nje artifakt shume i rendesishem historik Arka e Premtimeve nga Tempulli i Jerusalemit, mbyllet ne nje kase te madhe prej druri dhe me pas fshihet ne nje godine te madhe per te qene te sigurt qe nuk gjehet me kurre dhe duke u siguruar ne kete menyre qe historia te mos rishkruhet kurre.

Ndonese filmi eshte fantazi, skena ku gjehet nje relike shume e rendesishme dhe me pas fshihet nga syte e botes eshte shume afer realiteti per nje numer te madh studiuesish. Per ata qe hetojne lidhjet me fshehje te gjetjeve arkeologjike, ka tregues shqetesues qe Instituti Arkeologjik me i rendesishem ne Amerike, Smithsonian Institute, nje agjensi federale e pavarur, prej kohesh ka ndrydhur dhe fshehur disa nga zbulimet arkeologjike me te rendesishme ne Amerike.

Vatikani eshte akuzuar prej kohesh qe qe ka mbajtur artifakte dhe libra antike ne bodrumet e tyre te medhaja pa i lejuar askujt nga bota e jashteme te kete akses ne keto fakte. Keto thesare te fshehta, shpesh te nje natyre fetare dhe historike te diskutueshme, pretendohet se jane ndrydhur nga Kisha Katolike pasi mund te demtojne besueshmerine e Kishes ose vene ne dyshim tekstet e daj fetare.
Fatkeqesisht ka prova te pakundershtueshme qe dicka e tille po ndodh dhe me Smithsonian Institute.

Fshehja e te vertetes dhe ndrydhja e evidencave arkeologjike filloi qene vitin 1881 kur John Wesley Powell, gjeologu qe u be i famshem per eksplorimin e Kanionit te Madh caktoi Cyrus Thomas si drejtor te The Eastern Mound Division of the Smithsonian Institution’s Bureau of Ethnology.
Kur Thomas erdhi ne Zyren e Etnologjise ai u etiketua si besues i madh i ekzistences se nje rrace Ndertuese Tumash, e ndryshme nga ajo e indianeve te Amerikes.

Sidoqofte John Wesley Powell, drejtori i Zyres se Etnologjise qe kishte nje simpati te vertete ndaj indianeve te Amerikes kishte jetuar ne paqe prej shume vitesh ne rinine e tij me indianet Winnebago te Wisconsin dhe mendonte se Indianet e Amerikes padrejtesisht etikoheshin si primitive dhe te eger.
Ne kete kohe Instituti Smithsonian ndersa popullsia indiane po shkonte drejt zhdukjes si pasoje e Luftrave Indiane, filloi te promovonte idene qe Amerikanet Autoktone (indianet) ishin pasardhes te civilizimeve te avancuara dhe meritonin vleresim dhe respekt. Ata po ashtu filluan nje program qe ndrydhte cdo evidence arkeologjike qe ishte baza e besueshmerise se shkolles se mendimit e njohur ndryshe si Difuzionisem, nje shkolle e cila beson qe gjate historise ka patur nje shperndarje te gjere te kulturave dhe civilizimeve nepermjet kontakteve me anije dhe rrugeve te medhaja kryesore te shkembimeve.
Smithsonian ngulmonin per shkollen tjeter te njohur si Izolimsionizem (izolimi). Izolimsionizem mbron idene qe shumica e civilizimeve kane qene te izoluara nga njeri tjetri dhe se ka patur fare pak kontakt midis tyre sidomos ato qe ndahen nga dete dhe oqeane.
Ne kete lufte intelektuale qe filloi ne vitin 1880 u pretendua qe edhe kontaktet midis civilizimeve te Ohio dhe Luginave te Mississipit ishin te rralla dhe qe natyrisht qe keto civilizime skane patur aspak kontakte me civilizime te tjera si ai i Majave, Tolteket dhe Azteket e Meksikes dhe te Amerikes Qendrore.
Me standartet e Botes se Vjeter kjo eshte nje ide qesharake dhe ekstreme duke konsideruar sistemin e lumejve te cilet arrinin deri ne Gjirin e Meksikes dhe keto civilizime ishin shume afer me bregun e gjirit. Eshte njesoj si te thuash qe kulturat e Detit te Zi nuk kane patur kontakt me ato te Mesdheut.

Kur u ekzaminua permbajtja e shume varreve dhe piramidave te zones qendrore perendimore tregoi qe historia e Luginave te Mississipit ka qene njera nga kulturat e lashta me te sofistikuara dhe antike qe ka patur kontakte me Europen dhe vende te tjera. Jo vetem kjo, por permbajtja e varreve shpesh zbuloi varrime te njerezve gjigande ne permasa nganjehere 7 dhe 8 kembe te gjate (1 kembe = 30cm) te veshur me koraca dhe armatimet e tyre dhe nganjehere varret kishin dhe thesare madheshtore.
(Shenim:Tekstet e lashta te Indise Lindore thone se njehere e nje kohe njeriu jetonte 1 mije vjet dhe kishte permasa te medhaja trupore, ne proporcion me moshen qe jetonte. Nje koment te tille gjejme dhe ne Bibel: “…dhe kishte GJIGANDE ne Toke ne ato kohera…” – -Darius) Kur u kryen germime ne Tumen Spiro ne Oklahoma ne vitin 1930 u zbulua trupi i njeriu shume te gjate i veshur me parzmore dhe perreth tij ishte nje sasi e madhe qypash te mbushur me perla dhe me gjera te tjera te cmuara, artifaktet me te shumta qe jane gjetur ndonjehere. Trupi u mor nga Smithsonian Institute por sidoqofte sot nuk dihet se ku ndodhet.

Ne nje bisede private me nje studiues shume te njohur te fakteve historike (emri i te cilit duhet te mbetet anonim) mesova se nje funksionar i Institutit Smithsonian i cili ishte liruar nga detyra per shkak se mbronte idene e difuzionismit ne Amerike (herezine qe disa civilizime te lashta mund te kene vizituar brigjet e Amerikes se Veriut dhe asaj te Jugut mijera vjet perpara Kolombit) pretendon se para disa kohesh Smithsoniani mori nje sasi te madhe artifaktesh dhe i hodhi ne Oqeanin Atlantik.
Ndonese per disa ideja qe Instituti Smithsonian ka bere dhe ben perpjekje qe te fshehi fakte te verteta historike eshte e veshtire per tu pranuar, fatkeqesisht ka shume prova dhe evidenca qe tregojne per kete perpjekje qe ka rezultuar ne zhdukjen e shume fakteve dhe provave materiale historike.

STONEWATCH NEWSLETTER e Gungywamp Society ne Connecticut e cila studion vendndodhjet megalitike ne New England paraqesin nje histori interesante ne njerin nga numrat e tyre ne Prill te vitit 1992 ku flasim per disa arkivole te gurte te zbuluar ne vitin 1892 ne Alabama qe u derguan ne Institutin Smithsonian dhe qe e pas humben. Ja se cfare thuhet ne raportin e pergatitur nga US National Museum ne vitin 1892 ne lidhje me gjetjen e arkivoleve: “Arkivolet u derguan ne Institutin Smithsonian. Ata ishin rreth 7.5 kembe te gjate… 14 inc me 18 inc te gjere dhe 6-7 inch te thelle. Me pas ju kerkua Institutit detja mbi gjetjen e tyre dhe permbajtjen por pergjigja qe u mor nga F.M. Setzler qe ishte kreu i Departamentit te Mirembajtjes dhe Riparimeve Antropologjike ishte qe ata nuk kishin qene ne gjendje te gjenini asnje nga artifaktet e permendura ne raport. Ka rregjistrim te tyre qe kane hyre ne Instititut por qe nuk dihet se ku jane.

Darius-Forumi shqiptar

13 Shkurt 2007